fbpx
Nuk e meriton

Nuk e meriton Burri jem nje femer kshtu si Une, kurr nuk diti nervoz me u bo prej meje, Zoti m’paska dasht!


Nuk e meriton Burri jem nje femer kshtu si Une, kurr nuk diti nervoz me u bo prej meje, Zoti m’paska dasht! – Pershendetje anonim ju lutem. Jam nje vajze (tashme grua) 24 vjeqare. Jam martuar 3 muaj me pare, ajo qe mka shty me shenu eshte ndjenja e fajit qe e kam pas gjate kohes se fejeses, por edhe tash (me bren ndergjegjja). Kam qene ne lidhje me burrin tim, eshte nje histori dashurie ne shikim te pare te tij ndaj meje, me thene te drejten un kisha pranu lidhjen ( e para edhe e fundit per mua), nuk e di as vet qysh, haha nje vajze qe u frikesojsha prej meshkujve, po se di Zoti m’paska dasht shume. E kam pranu d.m.th mirepo ne fillim se kam dashte, po me vijke gjynah, se shume nje shikim si nje engjull kishte. Kalum nje vit, m’dojke teper se un si qike e shpis edhe qefin sdijsha me ja prish per kurgjo, e degjojsha se qasi tip i urt jam, e kom bo per vete teper se di. Mas nje kohe lypke me u feju sdojke mem hup, un kajsha n’shpi ne heshtje, veq motra e dijke per kete lidhje, me i thon jo qysh, me vijke gjynah thojsha sa kom fol me to, mu doke vetja si me 2 fytyra, edhe mendojsha a gjej dikon tjeter qe m’don qashtu? E pranova se thojsha e meriton ky nje qik si un,( tip i urt, msojsha teper etj), nashta dashurohem me kalimin e kohes .U fejum, ne fillim mire shume, po mas nje muji na ra me shku ne pushim, me shoqeri.Po se di un si nje engjull ato dite jom shnderru ne nje njeri katastrofal, nonstop e xhelozojsha ne cdo femer qe kalojke, madje edhe ne gruan e shokut, i thojsha ti pe kqyr nonstop, po flet me to, tani e kritikojsha, nuk e kom ngu per sen hiq, kerkojsha me u nda vazhdimisht, po ai prape me gabimin tem vijke falje mem kerku. U kthym prej detit, ranë festat e fundvitit, me ra mu me shku te familja e tij, s’dojsha me flejt me to, lypsha arsye mu fjalos, hyjsha ne fb gjejsha sene qe i ka bo para se mem njoft mu, kerkojsha nonstop mu nda, veq mu nda e kom pas ne mendje, edhe pse kom nis me e dasht karakterin e tij, po sdi as vet qysh. Ne studime mka ndihmu teper, gjithqka qe eshte dasht me bo une ka bo ai, o Zot pare m’jepke vazhdimisht veq mem bo te lumtur edhe pse kurre si kom kerku (se sjom rrit me luks , kemi hek edhe ne shume, e per at arsye ndoshta skom formu nje karakter materialist). Cdo gje nga ana jem, qofte familjareve te mi u mundu me shpirt me i ndihmu, ama une vazhdimisht e kom kritiku se di as vet pse, ama diten u fjalossha se smujsha me nal veten, naten kajsha thojsha qysh nuk mundem me kontrollu veten, qysh jom shnderru kshtu. E kom kuptu qe diqka mire skom qene. Tani thash po i tregoj edhe atij, i thojsha n.q.s nisi me u perla tlutna mos ma nxe per tmadhe se s’mundem me e ndal veten. Ai qaq i mire kur ja nissha prape mdurojke teper. Teper bre ka bo per mu o Zot. Nje dite i thash nqs pranon me shku te nje hoxhe me kqyr mos kom naj sen. Shkum te hoxha me tha sen nuk ke, thjesht ke stres qe ke bo nje ndryshim te statusit, po sdi qysh teper kom dyshu qe kom pas diqka(t’bone). Jom frigu mos po i kthehna prape asaj gjendjes teme qe as veten se durojsha se di, po gradualisht me eshte heq, edhe vazhdimisht e lutsha Zotin, me u kthy qysh kam qene, se nuk e meriton burri jem nje femer kshtu qysh une jam bo. Tash faleminderit prej Zotit jam teper mire. Jam dashuru shume n’burrin tem, mka duru teper o Zot, per gjithqka ama edhe kurre dore nuk ka hek prej meje, kurre nuk diti nervoz me u bo njehere, thojsha mos pe hupi se skom pervoje me meshkujt e sdi ndoshta me u sill me to, po faleminderit Zotit tash krejt osht ne rregull pom don njejt si ne diten e pare, pavaresisht atyre sjelljeve tmia ai dore ska hek prej meje, tash mase jom kthy ne normalitet po mundohna me bo burrin ma te lumtur ne bote, po e degjoj njesoj si kemi qene ne lidhje etj. I kom premtu vetes edhe atij, qe kom me ja kthy at t’mire qe seshte ndal tu ma bo ai mu. Edhe teper jom mirenjohese Zotit qe me kohe mka kthy ne rrugen e drejte (qysh kom qene), se me te vertete kam qene ne nje gjendje qe se dijsha as vet qka kom. Tash e du shume edhe mdon shume edhe ai, kemi probleme te tjera ne martese nrm, si ne çdo familje, (kunata qe nuk mdon, rasti ma i shpeshte i çdo femreje) ama per kerkon nuk pom intereson, kur e di qe m’don burri. Me te vertete tash po ja di vleren dhurates qe Zoti ma ka dhuru. Kerkoj falje n.q.s u lodhet tu e lexu, njekohesisht faleminderit shume.