fbpx
ate vajzen

Nuk e fajsoj ate vajzen se Ajo ishte beqare por Burrin tim sepse ky e lypi kontaktin me te, e ky ka familje!


Nuk e fajsoj ate vajzen se Ajo ishte beqare por Burrin tim sepse ky e lypi kontaktin me te, e ky ka familje! – Pershendetje, ju lutem Anonym. Jam ni grua e martume qe 9 vite dhe kam 2 femi, jetojm ne EU. Un me burrin tim nihemi qe shum vite aj ishte dashurija ime e para dhe deri veres gjithqka ishte ne rregull punojshmi te dyt, e kemi femin e mrekullushem dhe gjdo send ishte perfekt. Burri im dilke si shum meshkujt tjer najher mu shetit me shok ne mbremje te vikendes por un Plotsisht i besojsha atine, e dojsha ma shum se veten por nuk e paramendojsha kurr se aj mu najher me tradhton, dhe ata duke qen shtatzane! Un duke qendruar shum e lodhur nga shtatzanija ne shtepi aj kishte shkruajtur me nje femne nga kosova. Un e mesova kur rastesisht e mora telefonin me shiku diqka. Kishin pas Kontakt ata diku 5 jav dhe i pash mesaget i lexova e kurr nuk e harroj at moment se veq zemren me vjen se e pash duke mu thyer. Nuk e di pse por deshti zoti qe un tja nisi me lexu prej nga fillimi e jo ne fund keshtu qe un nuk e lexova krejt sepse burri u nqu nga gjumi e me thirri. Ata kishin shkruajtur llaf e pa llaf qaq se me vike edhe marre me lexu. Ajo ishte ni qik beqare single nuk e fajsoj at sepse ky e lypi kontaktin e ky ka familje. Un e lexova se ata ishin takuar me ni lokal e lexova se qysh jan puthur qysh ja ka mavitu buzt… Por nuk lexova qe ka pas ne at takim dmth marrdhenie. Kur u ballafaqova me burrin i thash gjithqka i bertita ja gjujta telefonin qajsha me bike terri syve por prap qendrova ne komt e mija. I mledha teshat e mora femin dhe deshta me dal por nuk me la…rrike te dera me kerkoj shum falje me lutke shum mja fal ket gabim qe sipas ti e kishte bere pa qellim veq te humbe koh nuk e dinte as vet pse por aj na don neve e nuk don mena hup. Un qendrova masi biseduam ni koh te gjat. E dojsha me mendu mir hapin tjeter sepse isha ne pritje te 2 femi. Kaloj rrafsh 1 jav qe pi merzis nuk hajsha nuk flejsha por prap ne pun shkojsha pasi nuk dojsha me kuptu dikush diqka se me vike marre. Aj ne ket koh u mundua shum me ma shpreh dashurin ndjenjat por per mu u shkatru gjithqka ma mire tma kish marr jeten se zemren! Kaluan 2 muaj te veshtir me dhimt e merzi e si gjdo her aj me lutke mja fal e ni nat vendosa mja fal. Pasi un nuk e di a jan taku ata prap e a ka pas ma shum se puthje e kam shum veshtir ta harroj. Un me goj ja fala per hir te femive por me zemer si duket akoma smuj mja fal se tash kaluan 8 muaj e gjdo dit me lodhet kryja tu mendu se qysh ka mujt mem tradhtu per qka. Fjalosem per gjithqka nuk mund te duroj edhe hajgaret e atine. Aj me ka prish shpirterisht komplet. Nuk e di a po muj me duru hala keshtu sot e at dit prap se prap mendoj te ndahem por prap po qendroj. Kryja mu ka tollovitur nuk e di qka te bej. Ni njeri qe e ka perjetu njeher tradhtin e ka femi mund mem kuptu mas miri. Thojn se pa u djeg vet nuk e dish e keshtu qenka…ju lutem per keshilla serioza dhe objektive pa ofendime e di vet se aj ne at qka ka bere ka qen Idiot por aj shum dashuri me ka fal para se te ndodhte kjo e me vjen gjynah me nda at nga femint por sidamos mi lon femint pa baba mu rrit. Qka me bo per me mu hek ky mundi se shpirti shum dhem nuk kalon dit pa lot ne sy. Me falni per historin e gjat.