fbpx
punoj

Nuk dua te jem si Grat tjera barr e Burrit tim, tere diten ne shtepi, dua te punoj dhe te jem e zoja e vetes time!


Nuk dua te jem si Grat tjera barr e Burrit tim, tere diten ne shtepi, dua te punoj dhe te jem e zoja e vetes time! – Pershendetje.Do doja ca keshilla nga ju se spo ndihem shum mir. Jam 25 vjec. Jam e lindur ne shqiperi dhe ne moshen 1 vjec kam ikur per te jetuar me familje ne Itali. U shkollova dhe u rrita atje. Me shum sakrifica punoja dhe studjoja ne te njejtin moment. Ne vit te fundit te mesmes ikem me klasen ne Londer. Aty u dashurova me nje cun shqipetar. Ndejtem 2 vite te dashuruar dhe pastaj u fejuam. Vitin e fundit e universitetit shkoja ne londer mesoja gjat dites pastaj u ktheja ne Itali per te dhen provimet. Tani u martuam dhe ka 2 jav qe kam ardh ketu ne londer per te filluar jeten time. Problemi qendron qe kur kam ardh ketu nuk ndjej me lumturi. Nuk ndjej asnje gje pervec merzitjes. Me mungon shum jeta ne Itali. Me mungojn prindit, shoqet, imagjinoni ju me mungon te flas ne italisht apo thjesht te shoh njerz italjan apo te haj ushqimin italjan. Nuk esht se nuk dua burrin tim. Por se di pse kam kete trishtim ne zemer. Dy dit pas si erdha ketu fillova dhe pun. Por aty me filluan duke me trajtuar si sk***e. Me bertisnin gjith diten. Dhe per mua u ber nje stres qe sdija si te dilja. Punova 10 dit dhe burri me tha leje se gjejm tjeter se nuk fleja me as naten. Kurse tani me duket vetja si pesh per te. Un sjam mesuar duke ndenj ne shpi. Kam qen gjithmon nje femer shum e lir. Dhe gjithmon veten time e kam mbajt me lek vet qe kur isha 16 vjec. Kurse tani me duket sikur me kan ik gjith forcat. Sikur po behem si grat ne shqiperi qe rrin ne shpi gjith diten vet per te henger nje cop buk. Dhe kam frik me kerku perseri pun tjeter sepse neqoftese prap do me trajtojn keq dhe do e lej ateher nuk do jet faj i njerzve por I imi. Mbase nuk bej un per ato pun. Mbase une jam me e fort nuk mundem te ja dal per asgje ndjehem shume e dobet ndjehem shume e pa fat dhe jam stresuar shume dhe ter diten mendoj si perse si ndodhi keshtu me mua te jem ne kete gjendje, unne qe punoja shume une qe ja dilja cdo sakrific une qe ja dilja cdo pune qe e merrja ne doren time, sii? pse ? ndodhi kjo, ndoshta ndikoj nderrimi i vendit dhe ndryshe jan kuluturat ketu ndryshe jan njerzit dhe kjo ka ndikuar shume te une kjo ka ndikuar qe une te jem ne depresion ndoshta, i lutem Zotit teme ndihmoj dhe te mejap vullnet dhe deshir per te jetuar dhe per te vazhduar jeten time si me pare. Kam nevoj per keshillat e juaja. Ju lutem me thoni si mund tja dal nga ky trishtim qe ska fund. Flm dhe me falni se u zgjata.