fbpx
paruke

Nje vajze e re te fshihet pas nje paruke, e di qe bota eshte e mbushur plot dhimbje e cdo njeri prej nesh ka…


Nje vajze e re te fshihet pas nje paruke, e di qe bota eshte e mbushur plot dhimbje e cdo njeri prej nesh ka… – Anonim ju lutem !! Pershendetje te gjitheve, shoh e respektoj shume kete faqe ku permes informacionet te dobishme per secilin nga ne qe na bejne jeten akoma me interesante, dhe njohurite tone zhvillohen drejte rruges duke fituar sa me shume ( e themi ndonje here qe interneti ka me shume ane negative, une do shtoja ka ane negative per ata persona qe kerkojne informacione negative, jo per shumicen qe kerkojne studjojne apo marin shume njohuri me ane te teknologjise se avancuar dite pas dite ) kjo faqe jo vetem sic permenda me larte qe me terheq shume per historite qe publikon, qofshin dashurie apo dhimbjet e shpirtit te cdo njerit prej nesh, ku ne nje aspekte futemi dhe kuptojme sa do pak keto histori , po dal ne teme: Kam nje pyetje per ju e kam nevoj per mendimin tuaj e do ju falenderoja nese do me ishit ne ndihme!! Jam nje vajze 22 vjece, doja te ndaja me ju miq te faqes ”Histori Te Jetes ” historine time, kam nevoje me te vertete per keshillat tuaja, nuk e di nese keni degjuar te flitet apo keni dike qe e njihni personalisht te cilit apo ciles i bien floket te gjitha,dhe une kam kete lloj semundje, qe quhet ( ALOPECIA ) keto problem e vuaj qe kur kam qene e vogel 5-vjece edhe mbas shume e shume vizitash ilace terapi akoma nuk kam gjetur e pasur nje rezultat te kenaqshem e te vazhdonte te qendronte me kohen, qe te me dalin te gjitha floket e te kem floket e mia ashtu si cdo femer deshiron, mbase pse eshte dicka qe me mungon qe kur kam qene e vogel por per mendimin tim floket e sbukurojne nje femer, u bene plot 17-vjet qe e vuaj kete gje, fizikisht jam shume mire, nuk jam e semure te kem dhimbje apo dicka tjeter, vetem se me bien floket, e di qe bota eshte e mbushur plot dhimbje e lote e cdo njeri prej nesh ka plaget e tija thelle ne shpirte, por shume here s’me duket e drejte qe nje vajze kaq e re te fshihet pas nje paruke qe dhe ato kane nje c’mim qe familja ime me shume sakrifica te medha i perballon, (sikur mos te mjaftonte vetem kjo , por kur floku s’eshte i yti duhet ti nderrosh here pas here, ku familja ime sakrifikon shume gjera vetem per te me plotesuar e per te me pare e per te me bere te ndjehem e njejte me shoqet e mia, sa ndonje here mendoj a eshte e drejte me mire te dal pa to , por rimendohem dhe nuk kam aq karakter te forte sa te dal pa paruke , falenderoj te madhin Zot qe me ka fale nje familje te MREKULLUESHME qe me mbeshtet gjithmone, dhe me e me thojne qe jam e mrekullueshme keshtu sic jam sic Zoti (fati) ka vendosur te jem , falenderoj te gjithe njerzit e mi ne vecanti shoqet e mia me te ngushta qe me keshillojne e me japin kurajo gjithmone, me qendrojne prane e me duan shume,s’do i zevendesoja me asgje,jane UNIKE, SPECIAL, qe mbushin zemren time cdo dite me lumturi !! Doja te dija mendimin tuaj miq, shoke, vellezer, motra, nena, baballare, shume here me shqeteson fakti te njoh nje djale sepse jetoj me friken nese ai do me pranonte keshtu sic jam, ne ditet e socme eshte shume e veshtire qe dikush te te vlersoje per ate cfare je,cfare vlerash ke, dhe sa shpirt te paster mund te kesh,nje vajze me karakter shume te dashur te embel te respektueshem, doja te dija a do e kishit problem ju miq te kishit prane nje vajze si une ??? Nje shoqe , nje mike, nje te fejuar nje bashkeshorte te jetes si une ?? Mirepres mendimet tuaja e do ju falenderoja nga shpirti per cdo koment !! Ju faleminderit e Zoti qofte me ju e familjet tuaja gjithmone e falte shendet aty ku mungon , dashuri, lumturi, respekt paqe e harmoni !! Ju FALEMINDERIT nga ZEMRA !! ju faleminderit nga zemra , kjo eshte historia ime !!