fbpx

Nenen e kam perzen dhe nuk e kam leju te vij ne shtepi qe shume vite,ajo jeton tek vellau i saj dhe nuk e di se…


Nenen e kam perzen dhe nuk e kam leju te vij ne shtepi qe shume vite,ajo jeton tek vellau i saj dhe nuk e di se…-Pershendetje, jam lexues i rregullt i faqes Histori te Jetes, kam lexuar shume histori te ndryshme ne kete faqe, dhe shume prej tyre me kan bere pershtypje dhe kam menduar sa e quditshme eshte kjo jete ku te gjithe njerzit kane ngjarjet e tyre, vuajtjet maltretimet dhe te keqijat qe mund tju ndodhin. Kam vendosur ta ndaj me juve edhe historine e vuajtjeve te mia. Jam ne moshen 50 vjeqar, i martuar dhe kan kater femije, me mua ka jetuar edhe nena ime e cila tash e disa vite eshte larguar nga shtipia ime dhe ka shkuar te jetoj te vllau i saj. Do ta shkruaj kete tregim sepse po me mundon dhe po vuaj shume. Pas perfundimit te luftes mua serbet ma djegen shtepine dhe qdo gje qe kishim na e shkatrruan, une fillova te jetoj nga zeroja. Edhe pse une i kam edhe tre vllezer e tri motra te cilet jetojne dhe punojne ne Zvicer ata nuk me ndihmuan dhe as nuk u interesuan per mua dhe as per nenen e cila jetonte me mua. Une dhe bashkeshortja ime jemi punetor te arsimit, punojme si profesore ne nje shkolle te mesme ne Prishtine. Me shume mund dhe sakrifice dhe pak ndihma qe na dhane organizatat e ndryshme e ndertuam shtepine dhe deri diku e arritem nje jete mesatare per kushtet e Kosoves. Disa vite pas kesaj erdhe vllau im nga zvicrra per te na vizituar, ai kishte sjellhe jo te mire me ne duke na injoruar dhe duke na nenqmuar se na jemi te varfer dhe nuk i kemi kushtet si ne zvicerr e duke na akuzuar se nuk po kujdeseni per nenen. Pas tri dite ne nje mengjes u zhgjua dhe duke bertitur e duke na share tha se don ne e mar nanen e me shku ne zvicerr. Une ne ate moment nuk dija se qte beja sepse ajo per qka na akuzonte ai nuk qendronete sepse na kujdeseshim per nenen. Une i thash se nuk mund ta merte nenen, nuk e lejova te merte ne ate menyre. Aj doli nga shtepia dhe pas pak u kthye ne shtepi me polici. Ne polici me kishte akuzuar se jem duke e mbajtur nenen me maltretime ne shtepi. Erdhen policia e pyeten nenen se a don me shku ne zvicerr apo me qendru ne prishtine, nena ju tha se don me shku ne zvicerr. Vllau im e kishte bindur nenen se do te kujdeset per te dhe ajo pranoi te shkoj edhe pse vllezerit dhe motrat e mia asnjehere nuk ishin interesu per nenen. Per mu ishte nje moment i veshtir dhe ju drejova nenes duke i thene se nese ti shkon dije sa pas kesaj qka ndodhi nuk mund te kthehesh me ne shtepi i thash se ai po te mashtron se nuk do te kujdeset per ty. Nena shkoj dhe pas dy muajve e kuptoj se kishte gabuar se fjalet e vllaut tim se do te kujdesen per te kishin qene vetem mashtrim. Nena u kthy ne Prishtine dhe tani jeton te vllau i saj. Une tash e disa vite nuk kam folur me nenen time vetem se e di qe eshte ende gjalle dhe shume e smut. Kam frik se se shpejti ajo do te vdes dhe nuk di si tja bej si ta varrosi dhe si te shkoj une per nenen time per ngushllime te dajet e mi. Ju lutem nendimin e juaj si do te vepronit ju po te ishit ne vendin tim ?