fbpx
asnjehere

Nena asnjehere nuk e mbron Gruan time para tjereve, jam lodh prej saj se telefoni nuk i ndalet nga mengjesi!


Nena asnjehere nuk e mbron Gruan time para tjereve, jam lodh prej saj se telefoni nuk i ndalet nga mengjesi! – Pershendetje, Dua te ndaj me ju nje histori te jetes paksa komplekse. Jam nje djale 30 vjeqar, i martuar. Jetojme ne diaspore. Nenen e kam te obsesionuar me familjaret e saj. Telefonatat nuk ndalen ne mengjes dhe ne mbremje. Ndane gjithe detajet me motrat e saj dhe deshiron te din qdo detaj se qfare ndodh ne shtepiat e vellezerve te saj ne Kosove. Gjithqka sillet se qka boni ose qka tha ky apo kjo. Thashethemet me motrat ne telefon nuk ndalen. Gjithemone kam pasur respekt dhe nder te madh per familjen e saj, derisa u rrita dhe fillova ti kuptoj gjerat se siq jane. Kam menduar se me duan, siq i dua edhe un. Duke u rritur gjithemone jam drejtuar kah dajt, nuk jam ndonje lidhje te madhje me familjaret nga ana e babait. Kur u martova e pashe qe nuk ka dashuri nga ana e tyre por jane vetem duke kerkuar dhe krijuar raste per te me pare keq. Problemi im qendron tek nena ime. Qdo debat ose teme kalon ne perlarje. Ne qdo bisede i mbron familjaret e saj. “Nuk e kan thene ashtu”, “Ndoshta e kan prej inatit” Asnjeher nuk na ka mbrojtur mua edhe gruan time tek ta. Sot ne me nuk mund ta durojme. Femijet tone e bejne ndonje gjest, ajo fillon te flase per femijet e vellaut se si edhe ata e bejne. Qdo bisede, qdo rast, cilido familjar duhet krahasuar, ose duhet te permendet ndonje familjar i saj. Kalon shum kohe ne Kosove, ka patur edhe raste kur ne kemi qene te pranishem. Nuk mund te rahatohet, mesazhet nuk i ndalen duke i thene “Hajde a po vjen se jena mledh tek vllau X”. Nuk pergjegjet duke i thene se “jo me ka ardh djali” por “jo jam lodhur, dua te pushoj”. Nga ana e babait nuk eshte familja e madhe, ai bashke me nenen kane kaluar shum e shum vera bashke me familjaret e nenes. Madje, sa ishte gjalle nena e babit, ajo per ta pare djalin e saj, iu deshke te vinte tek dajt e mi edhe pse e kemi shtepine tone ne Kosove. Kur ndonje here behemi bashke aty, ajo qendron si me zorr dhe mbane mend vetem tek ata. Un me gruan time gjithemone i kemi respektuar familjaret e saj sepse nena gjithemone na ka shtyer te kalojme kohe me ta, ndersa ata neve gjithemone na ulin poshte. Sjelljet tona jan gjithemone te gabimshme sipas saj. Per qdo rast ne jemi fajtor, ndersa asnjeri prej neve nuk ja ka kthyer askujt fjalen. Per martese, ditelindje, lindje te femijeve, perveq gjyshes time askush nuk na ka uruar, por urimet i kane shkuar nenes sime. Eshte nje permbledhje shum e shkurte e shum e shum gjerave qe kane ndodhur nder vite. Nuk di me si te sillem, jam lodh prej saj. E vetmja gje qe dua eshte ta jetoj jeten time, pa ditur ata se qfare po beme ne jeten tone private.