fbpx
Ne udhtim

Ne udhtim per Greqi me shokun, papritur dëgjuam ca ulërima të tmerrëshme njerëzish aty ishte tmerri!


Ne udhtim per Greqi me shokun, papritur dëgjuam ca ulërima të tmerrëshme njerëzish aty ishte tmerri! – Pershendetje Ne vitin 1993 u nisa për Greqi bashkë me një shok. Bleva bukë e djathë, mora edhe ca rroba dhe rregullova një çantë shpine me rrypa. Kishim shumë rrugë për të bërë në këmbë se do ta kalonim kufirin fshehtas. Në buzëmbrëmje arritëm afër pikës kufitare të Kapshticës, morëm në të djathtë dhe u ecëm nepër ca rrugë malore plot me kthesa deri sa dolëm lart në kodrat kufitare. Nuk e dinim tamam nëse e kishim kaluar kufirin apo gjendeshim akoma në tokën tonë. Ecnim vetëm duke u orientuar me yllin polar se nata ishte e kthjellët. – Po na nxjerr në Maqedoni, – më thoshte shpesh shoku im i rrugës. – Mos u mërzit, – i thoja unë. – Unë orientohem shumë mirë me yjet. Sipas studimit të hartës së Greqisë ne do dalim afër Kosturit. Por… U gjendëm para një gremine të rrezikshme. Devijuam pak nga jugu dhe u futëm në një pyllë. Papritur dëgjuam ca ulërima të tmerrëshme njerëzish dhe shtangëm. – Kam dëgjuar se këtej vepron një bandë hajdutësh që lendusin dhe vjedhin refugjatët shqiptar, – foli shoku im. – Kthehemi, – fola unë dhe u munduam të orientoheshim në errësirën e natës. Pa bërë shumë rrugë na del përpara si rastësisht një djalë i ri. – Mirmbrëma! – na përshëndeti. – Shqiptarë jeni? Me thënë të drejtën unë u tmerrova edhe më tepër ndërsa shoku im dukej se u qetësua dhe i tregoi atij djali për rrugën tonë dhe për ulërimat që dëgjuam. – Sa mirë që u takuam, – foli ai djali. – E dij unë rrugën dhe dalim bashkë. Sikur isha mësuar me mashtrime por nuk fola. Duhej gjetur një mënyrë pak e zgjuar për të shpëtuar. Ai djali u nis para dhe ne pas tij. E kapa shokun tim për xhakete dhe ai u kthye nga unë. – Unë do kthehem, – i thashë me zë të ulët por duket se ai djali e kuptoi. U kthyem mbrapsht dhe… Nga shkurret rreth nesh sikur mbinë edhe disa të tjerë. Mobilizova gjithë forcat e mia fizike dhe renda me lendup. Një zhurmë si e armës kur mbushet u bë pas meje. – Ndaluni se jeni të vdekur! – na thirrën ndjekësit tanë. Ndjeja se e kisha shumë afër dike pas meje dhe sikur shtrinte dorën të më kapte. Tmerr i pashpjegushëm. Kisha qenë në birucë dhe në burg dhe vërtetë kisha patur frikë por… Jo. Kurrë nuk e kisha ndjerë vdekjen kaq pranë. Mu duk se dora e ndjeksit kapi çantën time të shpinës dhe instiktivisht e hoqa çantën. Sikur ndjeva se ndjekësi im u rrëzua mbi çantë. Renda…Renda si Marathonomaku. Sa e shtrenjtë ishte jeta. Ne e kuptojmë këtë gjë vetën kur e ndjejmë se po na e marrin. Nuk e dij ku e kisha patur gjithate forcë. Nuk e dij as sa kam rendur por dij se diku pashë dritë dhe lendupova drejt saj. Kisha arritur në pikën kufitare të Kapshticës. I falenderoj shumë ata ushtarë trima. Sapo u tregova se kam patur me vehte edhe një shok ata morën armët dhe rendën me lendup në drejtimin që u tregiva unë. Të futesh në mes të natës, në një pyllë ku ishte e sigurtë se ishin fshehur kri*****ë të armatosur, ishte vërtetë një akt heroik. Ata e gjetën dhe e shpëtuan edhe shokun tim.