fbpx

Ne qe jetojme ne perendim me kend duhet te martohemi?,Kur po e marim nje grua nga Ks po dalin shum probleme sepse…


Ne qe jetojme ne perendim me kend duhet te martohemi?,Kur po e marim nje grua nga Ks po dalin shum probleme sepse…-DILEMA!…Per ne qe jetojme ne perendim: – Te martohemi me dikend qe jeton gjithashtu ne perendim apo nga vendi i origjines?! – Te martohemi apo te bashkejetojme?! Ne Histori te Jetes lexoj histori te natyrave te ndryshme, por e pash te arsyshme qe pse jo dhe te diskutojme dhe te ndajme opinionet per diçka qe eshte mjaft e rendesishme. Ne qe jetojme ne perendim me kend eshte me e natyrshme te martohemi?! Me dikend nga vendi i origjines apo me dikend ne vendin ku jetojme, te marrim dikend nga vendlindja qe mund te kete nje mentalitet me ndryshe, mirepo pastaj sa eshte i veshtire adaptimi dhe integrimi ne jeten evropiane?! Nje ambient i ri, nje gjuhe e huaj, nje rreth shoqeror ndryshe, sistem tjeter jetese etj etj. A mund te jene keto veshtiresi per nje çift qe vijne nga vende te ndryshme por qe mund ti bashkoje dashuria?! Por edhe ndarjet nuk jane ne numer te vogel sepse me kohen fillojne dhe problemet, pastaj sa jemibte gatshem te ballafaqohemi me to dhe ti tejkalojme?! Por DASHURIA … Dashuria eshte ndjenje. Dashuria na ben me te bukur, me te mire, me te ndjeshem, me te lire, me te mençur. Te gjithe duhet te dashurojme dhe te ndjehemi te dashuruar, ne dhe jemi lindur nga dashuria. Çeshtja tjeter! Te martohemi apo te bashkejetojme?! Cilat jane mendimet e juaja per kete fenomen te ri te shoqerise shqiptare, por shume te vjeter ne shoqerite me demokraci te vjeter? A po thyhet tradita shqiptare e martesave me dasma. Mendimet mund te jene nga me te ndryshmet, por asnjehere nuk japin nje zgjidhje perfundimtare. E rendesishmja eshte qe gjithsesi (zakonisht) martohemi me personin e gabuar! Dikush eshte me te rene, me bashkejetesen. Eshte me ate qe njeriu te njihet, te ambientohet dhe pastaj te lidhet. Tradita mbetet tradite, por edhe e reja mbetet e re. Nderkohe qe ne shume shtete te botes bashkejetesa eshte nje praktike normale dhe shumica dermuese e martesave kane provuar me pare pervojen e bashkejeteses, ne vendet shqiptare eshte nje forme e re qe ne kushtet e sotme nuk eshte e leht per t’u aplikuar per shkak te veshtiresive te punesimit dhe jeteses te pavarur nga prinderit. Per dikend Bashkejetesa eshte nje faze pergatitore per te krijuar familje. Megjithate bashkejetesa nuk eshte gjithmone prove e nje martese te sukseshme, te rinjte vazhdojne ta konsiderojne si nje menyre per te provuar ndarjen e pergjegjesive. Per ne shqiptaret termi Bashkejetese vone u be i njohur, ne krahasim me popuj te tjere. Martesa per shqiptaret ishte dhe besoj se do vazhdoje te jete e shenjte. Mirepo kohet e fundit edhe bashkejetesa po pranohet ne shoqerin tone si dicka shume normale dhe qe dita dites po e ‘praktikojne’ shume te rinje…. Si mendoni ju, cilat jane anet pozitive dhe ato negative te nje martese duke ardhur nga vende te ndryshme dhe cili eshte opcioni i duhur – martesa klasike apo te vazhdojme me te rene pra bashkejetesen?! Ju pershendes nga larg si shume bashkatdhetare te tjere neper bote! Mergimtari …