fbpx

Nanen e kam te semure por s’mund ta le vet per me studime, Babi me kritikon dhe me thot qyqajka don me met ne shtepi pa shkoll…


Nanen e kam te semure por s’mund ta le vet per me studime, Babi me kritikon dhe me thot qyqajka don me met ne shtepi pa shkoll… – Pershendetje Jam nja vajz nga kosova, jam 19 vjet. Ne familje jemi 3 motra dhe nje vella. Nje moter eshte e martune dhe per momentin jetoj me prinderit, me nje moter dhe nje vella. Arsyeja pse kam shkrujte eshte se deshta me marre mendim e juve per nje qeshtje. Nuk po di qysh me spjegu ma saktesishte por problemi eshte kshtu . Jam ne nje situate psiqike jo te mire, ndoshta mundna me than ne nje faze te depresionin, per shkak te maltretimeve psikologjike te babait prej kohesh. Ai nuk esht njeri i keq, asnijhere nuk na ka maltretu, ose me na ba diqka keq, na ka rrite ne kushte te veshtira e esht mundu gjithe me na plotsu deshirat, na don por nuk dine me na dashte. Ndoshta pse eshte rrite me nji fryme ndryshe, esht shum gjaknxehte , nervoz, dhe gjithmone ka bo maltretime psikologjike sidomos ndaj meje. Ndoshta me thane maltretime psikologjike eshte fjale e rande, por po e pershkruje kshtu. Me thot se jam e pavlere, me ofendon , nuk me lene me fol, me thot sje e zonja per kurgja ,veq duhet me shku me ndejt mshel ne dhom, se qka do qe baj une e pengon. Nuk kam guxu kurr me i thane sen ose me ja kthy se bahet shume nervoz. Me nje fjale me nenvlerson shume. Edhe tash jam shume e lomaltretim, ka disa vite qe nuk flas kurre me ta naj tem, veq diqka qka duhet, po, jo, ose kur me vet najhere najsend. Ai nuk e mendon sa keq mka ba edhe esht tu me ba vazhdimisht. Se ai esht msu kshtu u kan gjith , me krej esht sill kshtu. Mu nuk me nin kurr tu fol , e menon qe jam e padashne, e terhekun. Kanihere kur vjen najkush musafir e me nin tu fol me ta quditet, ma ban a po dishe ti me fol a, se ti kurr sfol, je e padashne, qyqajk anej knej. Jam ftof shume prej tije. Kam qef me e pa mire, me e respektu, po nuk po muj me ndejt ma nji shpi me ta. Nuk po mundna ma tan kohen me ik prej tije, un nshpi teme ndihna si musafir, mka hup vetbesimi, nuk po kam vullnet per kurgja. Une po du me dal prej shpise, me punu vet , me studiu vet, me ba qka te du, me shku ne kurs te vallzimit qe ky nuk me ka lan me shku. Kam shoqe ne prishtine qe studiojne edhe punojn njekohsisht, e po me thone hajde banon ktu edhe e gjane nji pune. Edhe babi vet me ka thane, gjaje naj pune e puno. Po nuk po mundna me u largu prej nanes, prej vllaut. Ai me don shum e nuk munet me nejt pa mu. Edhe nana nuk esht mir me shendet e nuk po kam zemer me u largu. Ktu e kam edhe nji moter ne shpi, shumicen e kohes esht n pun. Nuk po e di qka me ba, a me dal me jetu jasht shpise, apo me vazhdu kshtu.