fbpx
emrin e keq

Nana na ka lan emrin e keq n’familje se e ka tradhtu Babin, tash na qikat spo munem me u martu se…


Nana na ka lan emrin e keq n’familje se e ka tradhtu Babin, tash na qikat spo munem me u martu se… – ANONIM! Pershendetje histori te jetes. Duke shpresu qe kjo histori me mbet anonim dua te shprehem lirshem. Jam nje vajze nga Gjilani. Prinderit e mi u divorcuan kur une isha e vogel 3 vjece per arsye tradhtie. Mamaja ime ishte martuar me shkuesi pa deshiren e saj dhe perfundoi duke e tradhtuar babain gje qe na shkatrroi familjen pa menduar fare per ne femite e saj.Une dhe motra mbetem me babain ne meshiren njerkes e cila nuk donte te na shihte me sy. Kryva shkollen e mesme me nota maskimale por kur erdhi koha te regjistrohem ne fakultet une nuk kisha mundesi financiare dhe u detyrova te punoje ne nje furre buke. Punoja per nje rroge 150 euroshe sa per te mbijetuar dhe per ti hekur shpenzimet e mia. E regjistrova fakultetin por mbeta mbrapa sepse orari i gjate i punes nuk ma lejonte te marr pjes ne ligjerata keshtu qe u detyrova me pauzu nje kohe. Shkuan 2 vite dhe un nderrova pune fillova te punoje ne nje fabrike embelsirash ku orari ishte i stergjatur. Lodhesha shume familjaret e mi sidomos babai me bente presion te martohem se sipas tij kishte ardhur koha ta leja shtepine e babes. Njerka nuk donte te na shihte me sy vazhdimisht na ngacmonte me fjale por ne nuk ia kthenim. Nje shoqe u be sebep te me propozonte nje djale. Une nuk kisha pasur asnjehere lidhje dhe pranova te hyje ne bisede me kete djale me shpresen se do jet kismet te martohem e te largohem nga dera e babait ku jetesa ishte bere e veshtire. Hyra ne bisede me kete djalin normalisht permes rrjeteve sociale sepse ky djali jetonte jasht u pelqyem shume vazhdimisht flisnim por une nuk pata guxim ti tregoja qe prind e mi ishin te divorcuar,turprohesha ti tregoja qe mamaja na kishte braktisur,me vinte turp ti thoja qfare nene kisha, kisha frike mos me paragjykonte. Nje dite kur po flisnim me pyeti per emrin dhe mbiemrin e babait tim me pyeti per lagjen ku jetoja dhe disa detaje tjera,pastaj me tregoi se brenda muajit do vinte ne Kosove qe te njiheshim familjarisht.Shkoi nje muaj dhe djali me famije kishte arritur ne Gjilan per pushime.Prisja te me kontaktonte por kot,i shkruva ne rrjetet sociale nuk pergjigjej dikur e pash qe i ka mbyllur te gjitha llogarite dhe ska me shanse ta kontaktoje.Kontaktova shoqen qe me kishte propozuar kete djale por as ajo skishte njohuri se qfare kishte ndodhur.U dorzova.Nje dite dola me kete shoqen per te pire kafe ajo behej sikur sdinte gje i ikte kesaj teme kur e pyesja nese ka info rreth djalit qe ma ka propozuar.Sa ishin ne restorant ajo shkoi ne tualet dhe e la telefonin ne tavoline.Meqense telefonin e kishte pa pasvord shfrytzova rastin ta kontrolloja per te pare mos kishte kontaktuar kjo me kete djalin sepse sjelljet e saj ishin te quditshme. Hyra ne fb tek mesazhet dhe u shokova nga ajo qe lexova mu duk sikur qielli ra mbi mu. Aj djali i kishte shkruar shoqes sime per mua, ai paska pyet tek kojshit per mua dhe familjen time,per maman time paskan folur qdo gje te keqe dhe sipasoje e kesaj djali i ndikuar nga familja ka hequr dore nga une.Mu mbushen syte me lot nga ajo qe lexova me leshuan kembet.Ja lash shoqes nje shenim ne tel duke i thene se me doli nje pune urgjente dhe u largova.Ecja neper qytet si e dehur por bota ishte shembur per mua,qaja por sme largohej dhimbja qe kisha ne shpirt.Nuk mund ta kuptoja pse duhet mem paragjyku dikush per shkak te familjes,pse duhet une te vuaj per gabimet e prindve te mi.Per nje vit rresht vuajta nga depresioni saqe rash ne 50 kg.Pas dy viteve une iu ktheva normalitetit sepse pas depresionit qe kisha me ndihmen e nje motre fillova te interesohesha per fe fillova te falem dhe ajo me ndihmoi shume ne anen shpirterore. Se fundi prap e kisha nje rast per martese dhe kesaj radhe u tregova e sinqerte me djalin ne fjale por edhe ky me paragjykoi duke i thene msitit vajzes qe u be sebep te me takonte me te qe une skam kry shkolle skam mrri kurfare suksesi familja e ka nje rast te keq dhe se perkunder bukurise e menqurise sipas ti une nuk po i plotesojsha kriteret per te qene bashkeshorte e tij.Une tashme jam dorzuar dhe e kam lene ne dore te Zotit fatin dhe qeshtjen time por ajo qe dua tju them eshte tju jap nje mesazh juve burrave edhe grave:Para se ta tradhtoni partnerin mendoni pak per fmite e juj, mendoni sepse po ua shkatrroni jeten atyre.Fmite nuk ju falin kurre.Per epshet e juja po i merrni ne qaf fmite dhe kjo gje nuk falet nuk arsyetohet.Nese nuk jeni ne gjendje te jeni besnik ndaj burrit/grus te pakten mos boni fmi e mi marrr ne qaf.