fbpx
Motra

Motra bashk me Grun e vllaut po m’perqeshin e mi bajn gjanat bajat, e fundit i mar vesh senet e mira!


Motra bashk me Grun e vllaut po m’perqeshin e mi bajn gjanat bajat, e fundit i mar vesh senet e mira! – Përshëndetje histori të jetës. Deshta me shpreh dhimbjen time tek kjo faqe ndoshta dikush më këshillon dhe më jep ndonje mendim të hajrit. Jam një grua 30 vjeqare e martuar nga Vushtria kam dy femi dy vajza si drita jam e lumtur qe i kam dhe një burr të mrekullueshem. Kam një motër dhe 2 vllezër motra ësht e martuar dhe vllau madh po ashtu vllau i ka 1 vajz dhe një djal ndërsa motra ime ende ska femi pasi qe ësht martuar që një koh të shkurtër. Problemi im ësht se motra smë bën hesap si motër non stop më injoron as fmin e mi si do fare kur bëhet bashk me gruan e vllaut dyat më injorojn dhe nëse flas diqka ose kan mem përqesh ose kan me mi ba gjanat bajat. Nuk ësht që më ka ofendu diqka naj her me fjal por më dhemb fakti që smë sheh si motër un qdo her mundohem e therras i shkruj vetëm me hi ne muhabet me fol si motra me motrën ajo ose më injoron ose ma kthen përgjigjen shum shkurt e shum ftoft . Shpesh dalin bashk me grun e vllaut bajn foto qesin foto nëpër facebook mu tër kohen më injorojn as fmin smi doin hiq as si afrojn as me i përqafu si tezët. Pom dhem fakti se jam bë për të aq e huaj saqe ndonjëher më duket se ska qef as syt me mi pa. Nuk jemi grindur asnjëher me ndonjë mënyr që mu sjell kjo kshtu me mu por nuk ësht vetëm tash por po thuaj se qdo her kshtu ka qen me mu më shum ban dert me grat e agjallarve me grue të vllavit se me mu un ndoshta jam e fundit që marr vesh diqka. Edhe kur mlidhemi familarisht të gjith mu qdo her më injorojn si motra si nusja vllaut si mos me qen un aty. Spo di qa me ba un edhe pse motra edhe nusja vllaut po sillen në at mënyr me mu un prap sillem mir me to po pom dhem në shpirt sjelljet e tyre se nuk kam ba diqka keq që me i meritu kto sjellje me as njërën sjam grind asnjëher. Tash kan filluar edhe grat e agjallare me u sjell gati njejt si to ose mi bëjn bajat fjalt ose më injorojn kur të flas diqka. Ka fillu edhe vetbesimi mem hup komplet shpesh po mendoj se jam njeri më pa vler në bot pasi që të gjith më duket se më konsiderojn si të jem e pa aft që sdi qfar flas edhe pse nuk jam një person që flas shum jam shum e sjellshme me të gjith mundohem me ba muhabet normal me bë shaka kur duhet me fol serioz kur duhet por sdi pse po ndodh kshtu me mu. Më ndihmojn kur kam ndonjëher nevoj për to nuk ësht që smë ndihmojn por më pengon fakti se kur mblidhemi bashk qdo her më injorojn ose bëjn shaka me fjalt e mia ose me mu. Me këto sjellje më bëjn të ndjehem shum e pa vler. Kam fillu edhe mos me dal më askund mos me u taku më me askënd pasi që kam frik se të gjith do sillen njejt me mu. Por frika më e madhe ësht se kam frik edhe për fëmit e mi pasi që nuk mi dojn kam frik se edhe kta do përjetojn të njejtat gjëra si un do jen të injoruar nga të tjerët sikur se un. Kam shum dhimbje në shpirt sepse spaska gjë më të keqe të injorohesh dhe të përqeshesh nga personat që do dhe më e keqja që të mos kesh guxim të ja hapësh zemrën dikujt nga frika se sdo të kuptojn. Prandaj morra forcën dhe shkruva në këtë faqe që dikush të më këshilloj ose të më jep një mendim se si të veproj si të sillem në këtë lloj situate apo të mos takohem me askënd të rri vetëm sepse edhe që po takohem me njerëz aq më shum po lëndohem. Ndoshta dikush më kupton dhe më këshillon se si të veproj. Ju kisha lut pa ofendime sepse askush smund ta dij se si ndihem nëse vet se kan provo. Ju përshëndes nuk e di qfar të bëj a të vazhdoj të sillem but me to dhe ti thërras tju shkruaj apo edhe un ti injoroj sikur ato mu.