fbpx
te Hoxha

Mos m’thuni “Shko te Hoxha” se askush smund të ndezë ose fikë dashurin, me dëshirë është kjo punë!


Mos m’thuni “Shko te Hoxha” se askush smund të ndezë ose fikë dashurin, me dëshirë është kjo punë! – Përshëndetje ju lexues uroj të jeni mir të gjithë në kto kohëra të quditshme. Përshëndetje për ju admina, ju keni një faqe te mrekullueshme kur ju mundsoni njerzëve të shprehin brengat e tyre përmes historive të ndryshme. Ju të dashur lexues lexone me vëmendje historinë time dhe përgjigjuni si për vete jo shaka jo fyrje sepse nuk mbërrini asgjë përveq se ulëni karakterin tuaj. Un jam lexues i rregullt i historive ktu por nuk komentoj asnjëher por me pëlqen ti lexoj si shumica. Atëher dua të shënoj për dashurin dhe dua të me jepni një mendim se me të vertet eksiston dashuria vërtet apo ka mbetur si thënie. Un jam një person që isha i dashuruar apo te tham të vertetën jam tmerrsisht i dashuruar ende në të por a ësht ajo? Un e ajo ishim një person ishim si një dielli që shkelqen ashtu ishim edhe ne por disi edhe për ne erdhi fundi. Ajo u largua edhe pse arsyen e kam dit që nga dita parë e takimit të dyt me të por prap kemi vazhduar ti dërgojm foto e video njëri tjetrit dhe kemi pas edhe takime, kemi qen bashk një përiudh të gjatë por nje dit gjithqka përfundoj. Në fakt nga ana ime ska përfundu asgjë sepse e dua me shpirtë me gjithqka që posedoj por e di që edhe ajo më don ende se disi e vrej në shpirt po në mes nesh ësht formuar një akull i fortë. Ne nuk jetojm në të njejtin qytet por në dy qytete të ndryshme diku 6 or larg njëri tjetrit por për mua largsia skishte fare pënges e për at ishte ndryshe. Kam lexu komente kur thuni se hajt se ste ka dasht, por syt e saj tregonin diqka tjetër. Kam lexu komente nga histori te ndryshme kur thoni me te pas dasht ste kish blloku, po ja qe un tek shpirti saj dhe zemra ndjesha hare gëzim të pandalur kur ishim afër njëri tjetrit. Kam lexu komente që thoni po me te dasht te thrret apo te hjek bllokun, po ndoshta se len ajo ndergjegjja vet që ësht aq serioze dhe e vendosur por si mund të vepron kështu? Athua e gjithë dashuria qenka e pavërtet apo eksiston në fakt dashuria reale po ja që un se kam takuar ende të duhurën? E dini ju kur e dashuron dikë me zemër smund të terhiqesh aq leht sepse don ta takosh prap dhe ti thuash në fytyrë fjalët qe mban në zemër, un mendoj që ësht e vetmja zgjidhje kur akulli trashët më shum mes nje qifti. Apo më tregoni keni dhe ju dikë në zemër dhe jeni larguar por si keni vepruar? Un nuk mundëm sepse ajo ishte dhe do të mbetët gjithqka për mua, aroma saj më mungon ende qe sa vite, buzqeshja saj më del para syve, fjalët e ëmbla të saj me maltretojn kudo që gjindëm. Mos fyeni ju lutëm se nuk dua të ju komentoj sepse nuk komentoj por shënoni nga zemra e shpirti edhe ju, a keni ndje diqka të tmerrshme ndonjëher sikur rasti im? Qfarë keni vepruar? Mos më këshilloni te shkoj te Hoxha apo diku tjetër se askush smund të fikë dashurin që kam për të sepse e dua me gjithqka që kam dhe jam në gjendje të veproj gjithqka për të vetëm të më kërkojë ajo përveq një dëshir smund të ja përmbushi, at dëshirë që ta harrojë atë sepse nuk e bëra me vite dhe kurr nuk do e bëj por do ta dua në heshtje deri sa zemra të më pushojë. Arsyeja pse jemi ndarë le të mbet sekreti yn përsonal. Pra besoni ju te dashuria vërtet apo ësht vetëm nje thënie që keni ndëgjuar nga dikush apo edhe e keni lëxuar diku? Un besoj në dashuri të vertetë se at e përjetova njeherë në jetë me at që e dua me shpirt po ju? Un besoj në zot dhe vetëm atij i lutëm që rrugët tona të takohën diku e të bashkohem prap më at që e dua sepse kam vendosur që vendin e saj smund ta zavendson asnjë tjetër. Ishe ti, je tash dhe do mbetësh në zemrën time e dashur. Kujtime nga ti më kan mbetur fotot tona, videot tona, buzqeshjet e fjalët e ëmbla. Më tregoni ju lexues a eksiston dashuria vërtet apo vetëm fjalë ësht, pse mes qdo dashurie të sinqertë formohët akulli i ftohët? Un mendoj që një dashuri të eksistojë atëher duhët te dy palët të japin maksimumin dhe jo vetëm njëra pal të luftojë se sot ka ardh koha që po e gjete një dashuri të sinqert mbaje se të merr tjetra ose tjetri. Po pse erdhi kështu koha nga tradhtitë apo ka humbur vetbësimi në njerëz, apo dikush bëson tepër në vete saqe thot ska nevojë për askënd afër vetës. Po zoti pse nuk na krijojë vetëm por na bëri dy gjini që të kemi njëri tjetrin afër për të mir e keq, apo hajt se edhe vet jetoj se kam gajle. Besa edhe jeta vet jetohët por mendoni pak po të ju vjen rasti të takoni dikë që më te vertetë jep maksimumin që me qdo kusht të jetë afër teje dhe ti qka do bësh e refuzon sepse ke frigë që ndoshta sësht dashuri e sinqert. Ju lutëm më definoni pak dashurinë e sinqert keni përjetu nga ju dokush dashuri që ka qenë në gjendje të bëjë gjithqka për ju? Un dhe gjindëm në mesin e një akulli dhe nuk kam besim ti shprehi dikujt dashuri sepse zemra ime do vetëm një ëngjull dhe qdo minutë larg saj më lëndon por fundja nuk dua të gënjej asnjë tjetër që do e dua sepse un besoj në dashuri të sinqert edhe pse shpesh mes tyre formohët akull. Jeta sësht interesant sikur e gjith toka të kishte qenë rrafsh, kodrat kan peisazhet e veta e pra e njejta edhe në dashuri ësht apo e kam gabim. Un nga përvoja jetës time kam kuptuar se ata njerëz që te bëjn rrafsh para syve mendojn ndryshe mas shpine epo atëher qka mund këso tipa njerëzish përveq punës tënde asgjë jo. Ju që keni mundsitë të keni një dashuri të vërtet përse i lejoni vetës që të humbasësh një te till kur shumica kërkojn diqka si ajo, a stë vjen inat në vete të humbasësh diqka të mir dhe me vlerë? Po pse i lejon vetes të formosh akull apo pse i largon ata që te duan, ka shumë mënyra më vertetu se a të don dikush më te vertetë apo jo. Më vjen mir që lexuat historinë time dhe do ju lexoj të gjitha komentet por ju lutëm pa fyrje sepse tregoni karakterin tuaj. Ju dëshiroj shëndet juve dhe familjëve tuaja dhe ju faqja e historive ju falenderoj që pata mundësin të shenoj historinë time.