Mos beni diqka qe kerkojn prindrit tuaj per jeten e juaj, mos shkatrroni lumturin tuaj vetem pse... | Histori Të Jetës

Mos beni diqka qe kerkojn prindrit tuaj per jeten e juaj, mos shkatrroni lumturin tuaj vetem pse…

Mos beni diqka qe kerkojn prindrit tuaj per jeten e juaj, mos shkatrroni lumturin tuaj vetem pse…-Pershendetje, jam nje vajz 21 vjeqare, me qe dje pash qe ketu njerzit rrefejn historit e tyre vendosa ta rrefej dhe un timen. Megjithate do e rrefej pak me shkurt nga se ç’duhet… Femijria ime ka qen shum e bukur, deri sa i mbusha 16-17 vjeq ateher si qdo femer ne moshen 16-17 vjeqare fillon ta doj dikë, edhe un ashtu simpatizoja meshkuj koh pas kohe , por pa pasur ndonje lidhje me ta , dikur fillova universitetin ne prishtin, dhe nje kusherir e afert e mamit tim i kishe then asaj qe deshiron te me njoftoj me nje mashkull te moshes sime , gjoja se tani do qendroj larg familjes dhe se jam rritur mund te kem nje burr qe do perkujdesej per mua gjat kohes sa studioja dhe sipas tyre te lidhesha me te sdo ishte keq . Babi im jeton jasht kosoves, edhe pse ne fillim kundershtova, po si vajz e re dhe akoma naive pranova ta takoja, me miratimin edhe te babit tim,…. Nuk shkoi shum koh dy jav te veres se 3 viteve me par ishte ramazan, un agjeroja dhe me pretekstin qe jam agjerushem nuk pranova te takohesha deri ne gjysme te ramazanit. Dhe keshtu u njoftuam me të ne prani te familjes time , dhe burrit te kusherires. Pim kafe tgjith se bashku. Pastaj kur shkova ne shtepi ata prisnin pergjigje nga un . Dhe un u thash qe dua te takohem edhe njeher me të sepse nuk ishte e leht te vendosje aq shpejt me dikē, dhe keshtu bēm u takuam dhe nje her ne fund te ramazanit . Tani ishim dakord qe dy familjet ket ta zyrtarizojm dhe te mendojm per fejesen . Mua me pelqente ai po dhe un atij i pelqeja. Dhe dukej djal i Mir i sjellshem dhe i kulturuar . Por dy dit para se te behej publike lidhja jon pas festes se bajramit . Dikush nga rrethi kishte kundershtuar qe un me te te behesha bashk, arsyetimet ishin boshe . Keshtu un gjat kohes sa kam folur me te u lidha shum shpirterisht. Po ashtu dhe ai . Por gjithqka u shkaterrua ne momentin qe prindrit e tij e kundershtuan fejesen ton . Me von un nuk e hiqja dot nga mendja ndoshta ajo qe na ndante na afronte dhe me shum te menojm per njeri tjetrin por gjithqka ishte e pamundur. Kshtu ne u ndam . Un bera gjera te tmerrshme me veten time.( arrita ne nje pik ku me se deshiroja jeten) … Nejse kshtu 2-3 vite te jetes time i kalova duke menduar per atē njeri …. Mendoja qe sdo e dua me kurr askend …. Sot jam e fejuar me dikë tjeter qe e kam gjetur vet dhe jam shum e lumtur me tē…,. Andaj doja tu thoja qe asniher ne jet mos beni diqka qe kerkojn prindrit tuaj per jeten e juaj dhe te ardhmen tuaj , prindrit e juaj respektoni por asnjeher mos shkatrroni lumturin tuaj vetem pse te tjeret ju imponojn per diqka qe atyre u pelqen . Sidomos femrat; mos u martoni me dike per hir te familjes tuaj, sepse ju do jetoni me at person dhe jo nena dhe babai juaj …. Anonim ju lutem