fbpx
Me mire te me ndihmojne doktoret te nderroj jete ,e mos te kalbem mbi dhe me dhimbje te medha...

Me mire te me ndihmojne doktoret te nderroj jete ,e mos te kalbem mbi dhe me dhimbje te medha…


Me mire te me ndihmojne doktoret te nderroj jete ,e mos te kalbem mbi dhe me dhimbje te medha…-Eutanasia (Vdekja e mire) Kam nevoje psikologjike te më ndihmoni te kuptoj mbi testamentinin biologjik! Çfare eshte ky testament? Eshte deshira e jote ne menyre te vetedijshme per te te ndihmu doktoret per te vdekur qetë,per ti dhanë fund vuejtjeve! Per te ndihmu per te vdekur kur s’ke ma motiv fizik as trunor per te jetu si per shembull kur je ne periudhen e fundit te nji kanceri apo mbas nji aksidenti te rende, kur je në gjendje vegjetale e mbajtun në jetë veç prej makinerive! Nëse me arrin nji gjë e tillë du me m’lan me vdek! Prandaj du te shkruej testamentin biologjik ,me vdek me eutanasie(vdekja e bardhe,e mirë) Por në kyt vendîm me shqeteson problemi me besimin fetar sepse jam fetare e kam frike mos denohem nga Zoti! Jam ne luftë me vedin! Nese kerkoj me vdek,t’mbysin doktoret nuk mund te quhet vet vr asje sepse jane dokoret qe kryjne aktin final te déshires time per te mos vuejt me dhimbje apo per te mos u kalbun e gialle mbi toke siç thuhet!Apo agoni te gjata duke shqetesu pa fund familjen ! Duke kene nji femer me karakter te forte por ne te njejten kohe edhe réflektuese mendoj per te ardhmen,per shendetin tim trupor e mendor se si dihet njerez,sot je mire me shendet e krejt pa paparishiku te vjen nji gja e keqe,e madhe e pakurueshme,pa zgjidhje! Dhimbje,dhimbje te mdhaja qe i lutesh Zotit me ta marr shpirtin por ne ato momente as Zoti nuk te ndigjon sepse nuk eshte ora jote e shpetimit! Prandaj une mendoj me ju lut doktorve: – Me ndihmoni te vdes kur te mos te arrij te bej me jetë dinjotoze!Kur te kem dhimbje te tmerrshme ne trup!Kur truni im te mos funksionoje më! Ne fund te fundit Zoti duhet te denoje makinerite qe te mbajne gjalle me force! Mos me kene keto shpikje njerzore njerzit kalojne ne boten tjeter me qetë e me më pak vuajtje! E mos filloni me gjyku tash lexuesit e mi te dashur sepse une jam per mjeksine,shkencen,shpikjet teknologjike per çdo gjë qe ndihmojne njerzit e njerzimin me jetu mirë e me dinjitet por s’jam me zgjat vuejtje e agoni apo me mbajt nji te vdekun gjalle mbi tokë me frymarrje artificiale e ushqime artificiale por kush e di ça thojne hoxhet e priftat per kyt vendimin tim! E di e di qe veç Zoti duhet me ta marr shpirtin! Zot mos me provo me vujtje pa limit as mu,as njerzit e mi,as miqte,as armiqte!Më ndihmo te mos vuaj e mos te bej te vuaj njerzit e mi me mu dhe ndihmo çdo te smure e familjet e tyne!… Më ndihmo të mos kem nevojë per eutanasie por veç meshiren tende!