fbpx

Me kishte tradhtuar sa kishte dasht e une nuk e kam verejt,aq i pafytyre e aq burrec eshte tregu sa qe une kurre se kisha besu nji gje te tille…


Me kishte tradhtuar sa kishte dasht e une nuk e kam verejt,aq i pafytyre e aq burrec eshte tregu sa qe une kurre se kisha besu nji gje te tille…- Pershendetje te gjithe juve,jam nje fanse e kesaj faqe dhe lexoj çdo dite histori te ndryshme dhe realisht ndjehem shume keq sidomos per ato femra qe keqtrajtohen nga familjet dhe bashkeshortet e tyre. Une dua te tregoj pak per jeten time.Do te mundohem shkurt.Jam nje vajze qe kam perfunduar fakultetin dhe master gjithashtu dhe fatkeqesisht jam pa pune dhe kjo gjendje po me shkaterron.Ne familje nuk i kemi punt mire ne aspektin financiar dhe prindrit nuk ndjehen mire me shendet.Une jam femiu me i madh dhe vuaj çdo dite se nuk po kam mundesi te iu ndihmoj ndersa neve gjendja veq sa po na keqesohet qdo dite e me shume.Çdo nate rri zgjuar sepse as nuk mund te fleje prej jalleve e brengave.Shpesh mendoj kur do te merr fund kjo gjendje? Ndoshta shume nga ju nuk do ta kuptoni se nuk e keni jetuar dhe e kuptoj,ose do te thoni si nuk ka pune? Por besoni qe qdo dite lutem per nji pune per te iu ndihmuar prinderve sadopak sepse per vete as qe e mendoj as edhe nje deshire te vetme. Shoqeria ime me ftojne por une nuk mund te iu pergjigjem ftesava te tyre sepse mundesite e mia jane krejtesisht tjera. Me ka humbur vullneti per jeten sepse jam munduar shume dhe ne qdo aspekt tani jam keq.Kemi probleme financiare,kam probleme shendetesore,gjithashtu kam humbur shume njerez te dashur te familjes dhe besoni qe shpesh mendoj a do te ndryshoje ndonjehere kjo gjendje?!Kam pas nje lidhje qe ka perfunduar dhe njohja ime me te ishte Gjate studimeve saktesisht ne vitin e trete njoha nje djale,ne fillim dukej i mire,i sinqerte,thjeshte me karakter.Filluam te shoqeroheshim sepse une nuk e njihja aspak dhe pas nje vit e gjysme vendosa te isha me te.Per nje vit qendruam bashke derisa ai nje dite me tha se po shkonte jashte vendit per studime.Me erdhi papritur sepse as nuk e kishte biseduar me mua vetem nje jave para se te nisej.Diten qe shkoi mu duk sikur asgje me nuk kishte rendesi,mu shemb bota.Vazhduam kontaktin permes tel,komunikonim çdo dite,vinte vetem veres dhe dimrit per pushime.Por filloi te ndryshonte me kalimin e kohes,kur vinte ne Ks gjente arsyetime se nuk kishte kohe,kur ishte atje arsyetohej se ishte shume i zene.E kam duru ashtu per 3 vite e gjysme derisa fillova te dyshoja dhe nje dite e zura ne veper.Me kishte tradhtuar sa kishte dasht e une nuk e kam verejt se i kam besu e kurre skom mujt me mendu se dikush eshte ne gjendje me te genjy tu e pa tjetrin ne sy.Kur e kam vertetu sakt ai nuk e ka pranu,une i kom tregu familjes dhe momentin qe ka fol me familjen time per me arsyetu veten ka than ” vajza juaj nuk eshte e moralshme e shume e shume gjana te tjera” por familja nuk i kan besu thjeshte me kan njoft mu. Edhe ai shume mire e ka dit se ka qene njeri i pare ne jeten time por aq i pafytyre,aq burrec eshte tregu saqe une kurre se kisha besu nji gje te tille,veç me shfajesu veten. Realisht une jam e lumtur qe nuk ka zgjatur me shume sepse nje person i tille here do kurdo do te vepronte ashtu.Nga atehere une nuk kam arrit asnjehere te njoh dikend qe ti besoj.Shpesh ndjehem shume e vetmuar sepse njeriu ka nevoje ta kete dikend prane e te bisedoje lirshem ndersa une askend.Une jam e re por aq shume me ka lodh kjo jete saqe me duket sikur ekzistoj me mijera vjet. Uroj qe askush mos te perjeton ato qka i kam perjetuar dhe po i jetoj edhe sot.Sepse shume nga ju kurre nuk do te mund ta kuptoni se sa e veshtire eshte kur llogarit parate edhe per buke.Por shpresoj qe Zoti nje dite do ti pranoje lutjet e mia!