fbpx
Me kete leter e falenderoj

Me kete leter e falenderoj komentuesen e kesaj faqeje qe me shpetoj lidhjen time me te…!


Me kete leter e falenderoj komentuesen e kesaj faqeje qe me shpetoj lidhjen time me te…! – Faleminderit Pershendetje Lexues se kam besu se do shenoj ndonjë histori timen ktu deri sa me preferoji nje kusheri qe te ndaja diqka me ju, meqense historia ime është me shum një falenderim për një femër qe tashme kemi shënuar disa ditë se bashku dhe me ka ndihmuar shumë. Shenoj nga facebook i kusheririt tim për arsye se dua te mbetem anonim. Nuk ju kam përcjell si faqe me herët por nje dit fola me kusheririn tim për hallet e mia qe kam me te fejuarin tim dhe me preferoj te percjellja faqen meqense do mesoja diqka nga historitë ktu dhe duke parë se ka shum komentues te rregullt. Duke përcjellë historitë dhe komentet e komentuesve atëher vura re nje komentuese ktu qe shumica i shenojn si dada dhe komentet e saj ishin reale te drejta dhe ndihmuese. Pra vendosa ti shenoj kësaj komentueses ne privat dhe ti kërkoj direkt nje këshillë se qka të veproja ne lidhjen time me te fejuarin tim, pas disa diteve ftova edhe te fejuarin tim te shenojm te tre se bashku dhe besoni me është rregulluar shum mir lidhja dhe jemi aq shum falenderues që eksistojn njerz si kjo. Un dhe i fejuari kishim nje seri keqkuptimesh mes nesh dhe lidhja jon filloj te zbehët, filluan mosbesimet, u krijua nje lloj xhelozie e pakuptimtë dhe pa arsye dhe filluam te mos respektojm njëri tjetrin siq duhët filluam te distancohemi dhe shkonim drejt përfundimit te fejesës, ishte tmerr për mua sepse e dua të fejuarin tim dhe nuk e ndërroj me askënd tjetër. Ai gjithmonë me ka dasht më ka shpreh dashuri që nga shkolla fillore por tash meqense jemi ne Universitet te dy mendoja se do humb interesin për mua sepse u shoqeronte me një shoqeri qe i flisnin fjal te ndryshme për ne dhe disi humbi ekuilibrin pak ai. E kam falenderu mijera herë ne privat por mu duket e pakët dhe vendosa ta falenderoj edhe ktu. Pra e dashur dada F te falenderoj për te gjitha që ke bërë për ne, uroj zotin qe te dhuron qdo te mira ne jetë, ti plotsojë te gjitha dëshirat qe ti ke dhe te mbrojë shumë se njerëz si ti i duhën tokës tonë. Un kam plot shoqe por asnjë si ti sepse qdo sekret qe fola me ty mbeten tek ti, qdo ndihmë qe pranova nga ti e ndjeja se ishte me zemër, fjalet e tua kan vlerë sa lirat pra nje fjalë nje lirë. Faleminderit shumë nga ti dhe te falenderojm un dhe i fejuari shumë shumë shumë. Jemi me fat që ka ende njerëz te mir ne mesin tonë që ndihmojn njëri tjetrin palodhje. Me falni se e zgjata por kisha vertet nevoj ta falenderoj edhe publikisht për këshillat qe kemi marr nga kjo komentuese e juaja, faleminderit shumë. Ju lutem postone anonime meqense se kam kuptuar se edhe disa shoqe te miat ishin lexuese ktu.