fbpx
per Nanen e vet

Me kerkonte para kinse per Nanen e vet por i thash jo, m’tha “Juve shacav ka paret sben me ju nguc”!


Me kerkonte para kinse per Nanen e vet por i thash jo, m’tha “Juve shacav ka paret sben me ju nguc”! – Ju lutem le te mbetem anonim faliminderit anonim ju lutem: Se pari ju pershendes juve te kesaj faqe qe njerzit po i shprehin ato qe ju kan ndodh ne jete apo qe kerkojn edhe kshilla, mirepo disa persona ne vend qe tju ndihmojn te tjereve po ofendojn ose po fyen, ju kisha lut atyre personave qe me mir mos te flasin ose mos te shkruajn ketu. Po kyqem edhe un ne teme apo ne problemin tim. Jam 37 vjeqar dhe jetoj ne Zvicerr qe 17 vite sa i perket standartit kam nje jete te mirë mirepo nuk kam pas fat ne dashuri, ndoshta sepse jam, shum i sinqert dhe i drejt e njerzit perfitojn nga ajo. si qdo shqipetar pothuajse, kan deshir ta njoftojn nje femer nga vendi i vet mirepo un kam pas tri deshtime. Ne ato deshtime fati qe skam qene i martuar me to sepse ndoshta me kish kushtuar me shum por kam qene vetem ne lidhje. Deshtimi par, pata njoftuar nje femer Shqipetare ne pushime verore ne Ulqin pata kaluar disa ditë shumë te mira sepse i besojsha dashuris mbasi erdha ne ch vazhduam bisedat tona mes telefonave dhe mesazheve por ne at kohe edhe mes msn-it, saqe menxi nuk pritesha me shku ne pushim tjeter qe e kisha menduar mbas 4 muajsh, kur 2 jav para se te shkoj ne pushim me shkrujti dikush ne msn-in tim keto fjal. Ju lutem si vellaut tim se nuk ju njof lereni ket vajz qe jeni ne biseda me te sepse eshte femra me e lazdruar ne kete qytet, deri sa ka qene edhe e martuar e ka ndejt e martuar vetem 1 muaj, e pyeta si e muret msnin tim tha ne kete qender te netit ku vjen ajo me fol jo vetem me ty por me shum veta e ja kam marr tinez, nejse masandej komunikova me te dhe i thash ju lutem tregoni drejt a keni qene e martuar, me tha po por skam desht ne fillim me te tregu shkurt nuk u takova me me at vajzen sepse tamam i vertetova fjalet e personit anonim. Deshtimi dytë njoftova nje vajz tjeter mbas 2 vjeteve nga deshtimi parë at e takova rastesisht ne nje lokal sa isha duke e pir nje kafe se di ma dha nje shenjë ishte me nje vajz tjeter dhe i ftova ne tavolinen time, ishte aq e bukur dhe mu doke e sjelleshme saqe mbas disa takimeve thuajse fillova te dashurohem. Mirepo nuk dojsha te ngutem sepse thosha ta njoheja me mirë deri ne pushimin e ardheshem komunikonim rregullisht pothuajse qdo ditë erdh edhe pushimi tjeter u takuam edhe disa here saqe ju tregova edhe familjes per lidhjen tonë, por ajo thojke shendosh kur te vish heren tjeter deri ateher edhe njifemi me mirë dhe fejohemi, u ktheva ne Zvicerr mirepo kesaj radhe me nje dyshim tek ajo, kaluan 2 muaj bisedonim prap me te mirepo kesaj radhe pak me ftoft fjalet ndryshuan nga ato te fillimit, ne fillim gjoja me pat thene qe ska pas as lidhje me askend edhe pse tek un qonte pesh vetem nga ajo ditë qe isha me te sme interesojke e kaluara e saj, por me vonë tha po e kam pas dikend mirepo se kam dasht, per mos ta zgjatur me shumë nje nat me tha qe valla jam kthy me at djalin qe e kam pas perpara e po mendojm edhe te martohemi. Nuk disha as qka ti pergjigjem vetem i pata thene qe me ke tradhetu edhe mua mirepo nese kthehesh me at e ke tradhetuar edhe at dhe kurr me as nuk eshte lajmeruar as mua sme ka interesuar per ti shkruar. O zot thosha me vete pse njerzit jan keshtu a thua te gjith jan keshtu apo unë po hasi ne keso njerez. Kaluan gati tri vite nga deshtimi i dytë. Deshtimi i tretë ne muajin mars isha ne Ks per pushime, nuk isha shkuar ta njoftoja dikend sepse gati qe me pat hup besimi, por ne nje butik isha duke bler diqka kur nje vajz qe punonte aty me pelqeu mirepo sdosha ta pengoja ne pun por ja thash nje kompliment dhe mu pergjigj me kerko ne kete adres u qudita sepse se pritesha nje pergjegjeje te till ne mbremje e lypa dhe e gjeta ne fcb i shkrova mu pergjegj menjeher me tha prej qe e kam kry punen jam tuj te prit ne net, biseduam disa or me te mbas 2 dite u takuam u doke shumë e sjelleshme u takuam edhe te dyten here ndejtem disa or bashk bisedonim per gjithqka saqe fillova ti besoj ne fat dhe as qe i mendojsha deshtimet e mehereshme, erdhi koha dhe u ktheva ne Zvicerr biseda jonë shkoi mir edhe nje jav masandej deri sa nje nat me shkrujti tha kam nevoj per ndihm tenden, me tha e kam nenen shumë smut dhe me duhet disa te holla po i thash po un ste njof bre edhe aq mir me ta dergu at shum qe po e kerkon me tha ti a spo me beson a ja ktheva si pergjegjeje ok shiqoj neser, at nat filloi dyshimi ne te hyra tek shoqeria saj dhe i mora disa adresa te shoqeris e hapa je fcb tjeter me emer tjeter dhe ju dergova kerkesat dy nga ata me pranuan menjeher dhe ju shkrova ju thash ju lutem po ju bej be ne familje tuaja un jam ne bised me nje vajz e ju e njifeni me mir ndoshta e mendoj ta kem ndoshta gru nje dit kush eshte me me tregu personi i par qe i shkrova me u pergjith tha ajo vajz i ka shum adresa te fcb dhe keshtu jeton duke ju marrur pare njerezve e falenderova personin dhe te nesmeren e thirra ne telefon at vajzen, i thash pse po me rren qe e ke nenen smut i thash gjoja qe ne po u njofeshim edhe familjarisht pergjegjja saj me tha ai edhe juve shacav ka paret sben me ju nguc dhe a e din qka tha mos me thirr me, mbeta pa test masandej ne fcb me kishte shlyer krejt qka i kam shkru ne msn ti ishe e smut asgje tjeter si kam thene sepse sdosha ta ndotja gojen time per keto te smura. Si perfundim qka mendoni ju lexues te nderuar per keto qe i shkrujta a ka mbet me ju besu femrave shqipetare, ju lutem mos e merrni si ofendim ju femra te sjelleshme, qe padyshim qe ka mirepo un skam pas fatin ti njof, ama keto qe me kan ndodh mua pothuajse sme ka mbete tjeter vetem ta kerkoj fatin ketu ku jam me nje te huajen, sepse vitet po hecin e koha nuk premton. Pa ofendime ju lutem. Pershendetje!