fbpx
21 vjec

Mbeta 21 vjec pa Burr me 3 vjaza, thojshin “Pa Burr kurr su nal”, e shkreta kisha rolin e dy prindve, tash qe vajzat…


Mbeta 21 vjec pa Burr me 3 vjaza, thojshin “Pa Burr kurr su nal”, e shkreta kisha rolin e dy prindve, tash qe vajzat… – Pershendetje Histori te jetes edhe un kam nje histori si te gjithe te tjeret.Po i bi si shkurt.Jam nje grua 43 vjeqare kur i kam pas 16 vjet jam njohur me nje djale u dashuruam dhe u martuam.Kam pas nje jet shum te lumtur por nuk me zgjati shum. Kur kam pas 19 vjet me lindi nje vajz ,pastaj 20 vjet me lindi e dyta vajz,pastaj 21 vjet me lindi e treta vajz.Shum te lumtur si familje kemi qen.Kur i beri vajza e vogel 5 muaj me ndodhi ni fatkeqsi shum e madhe qe gjith kjo lumturi u shendrrua ne vuajtje.Ma lendun burrin me la me tri vajza.Mua me la 21 vjet a vajzen me te vogel 5 muaj,asnjera vajz nuk e njeh babain.Kemi jetu shum me veshtirsi si nje nene e ve me tre jetima.Kam sakrifiku shum se shum vshtir me jetu nat koh pa burr se mentaliteti shqiptar eshte si te vdes burri edhe gruja shum dere i ka te mbyllura.Met pa dikush tu shku npunt tuaja qe kishe patjeter me shku ose te mjeku a dikun menjeher thojshin qe kjo pa burr spo nalet hiq a un e shkrehta e lujsha rolin e dy prindve. Patjeter e kisha se u deshte me shku per obligimet e tona se isha e vetme ne shtepi me vajzat e vogla skisha naj mashkull nshpi tmi kryente obligimet.Jetuam me veshtirsi po e kisha Zotin a fjalt e huja sun i durojsha po qka tboj me vete thojsha kur e din Zoti se nuk shkoj npun tkqija e flladitsha zemren.Mu rriten vajzat e madhja kur i beri 19 vjet ishte ne fakultet pa pritmas u smu e humbte vetdijen.E qova ne Spital kur ia banen analizat e Mjeket me than se patjeter duhet nje operacion me ja bo ne kok.Veq Zoti e din gjith qielli me ra ne kok mendja menjeher me shkoi tkishte qen babai vet ishte pran nesh.E operun po pas nje viti prap u smu ,eh more Zot thojsha ndihmom o Zot mos me sprovo me vajzen,mos ma merr edhe kete vajz. Sprov mbi sprov. Shum e rende kur e shifsha vajzen e re ne shtrat.E lutsha Allahin,thojsha o Allah qom ne rrug drejt te sherimit te vajzes.Kur nje dit isha tu ndejt me vajzat edhe thash po dal jasht shtetit ti a bej nje kontroll vajzes mos tum jese gjeg mu se ka babain e pom des vajza .U bera e fort i mora vajzat edhe dola jasht shtetit.U shkrujta azil dhe e moren vajzen nspital 1 muaj gjith analizat ia banen kur rezultatet i dolen se ka sukses mu bo operaci e mu sheru se harrova me cek se atje ne operacionin e par me than se nuk ka sherim sguxojm ta operojm.Me dhan shpres.E operuan vajzen dhe faleminderit Zotit me sukses sot vajza i ka 23 vjeq eshte me shendet te mir.I morem letrat menjeher jemi shum mir me jeten tash.Dy vajza i kam martu me njeren tash jam kam dhe nje nip.Tash kam lind per sdyti se shum kemi vujt e kemi duru po Allahi na ka drejtu.Tash i kam 42 vjet a 21 vjet vuajtje po prap ia dola me ndihmen e Zotit pas qdo veshtirsije vjen lehtesimi. Jam e lumtur se nuk ia shlova doren kurr vajzave u kujdesa vet i rrita me gjith ket sakrific e me vujtje e nuk i lash pa nene se pa bab e pa vlla jane.Me falni shum e zgjata po doja ta ndaja me ju kete histori te jetes tem 21 vjet vuajtje edhe nje roman pak eshte me shkru.Ma bani hallall se e teprova ju faleminderit juve faqja e Histori te jetes qe na jepni mundsin me tregu secili historin ton.Zoti mos na sprovovt sa ban njeriu.