fbpx

Mbas 20 vite martese po du te martohem me tjetrin, Burri e din dhe me lutet te qendroj me te,jam ne dilem te madhe sepse…


Mbas 20 vite martese po du te martohem me tjetrin, Burri e din dhe me lutet te qendroj me te,jam ne dilem te madhe sepse…-Jam nje grua 40 vjeqare dhe kam dy femije te rritur ne moshe. Burrin e zgjodha vet, u martuam te rinje. Burri me dergoj te jetoja me familjen e tij ne nje fshat ndersa ai banonte ne qytet se ish akoma pa i perfunduar fakultetin. Une e mbeshteta derisa ai te perfundon fakultetin, te jetojm largas. Doja qe ai te behet me profesion dhe te ardhmen me nje pune te mire. Linda femijun e pare mandej dhe te dytin.Atje une rrija e mbyllur fare, nuk me linin askund te shkoja, veq brenda shtepis me femijet e prind e tij. Mos te harroje se une si vajze kisha pas nje jete shume te mire, me prinderit e shkolluar me motren e vellaun qe jetonim ne kryeqytet dhe kishim nje mentalitet shume me te ngritur nga aty ku u martova. Burri im e perfunoi fakulltetin u punesua , kishte te ardhura te mjaftueshme per te gjithe familjen. Por ai vazhdonte te rrinte large meje dhe femijeve. Me nuk munda ta kuptoje kte,sepse puna solli te ardhura dhe kishim mundesi pse mos te banojm bashk. Ai shume rralle vinte te na vizitonte. Mua me vdiqen te dy prinderit tragjikisht dhe me nuk shkoja te familja,mbeta thuajse e vetme. Isha nje vajze dhe grua me shume edukate familjare por dhe shume e brisht. Atje askush nuk me perfilli me vlerat njerezore qe i kisha e kam. Te gjitha punet e shtepis i beja dhe i rritsha dy femijet.Isha tejet e merzitur me mungonte burri, me mungoni shetitjet njerzt e mi. Nuk kisha perkrahje nga askush..Kur vinte burri per vizite, une i flisja qe jam merzit dhe s’po mundem ta duroje me distancen… vetem kerkoja te jemi bashk qoft atje ku punonte qoft aty ku isha. Ai nuk i pranonte ato qfar une i kerkoja dhe filloje te sillej shume keq , me ofendonte, me nenqmonte para prindeve te tije , perse une sa here vinte i thoja te njejtat kerkesa. Me akuzonte per cdo gje, ti nuk mi don prinderit etj dhe ju tregont atyre qe edhe ata mos me me resprktu dhe mos me me mbrojt. Sa here vinte na perqante mes vete.Une u sillja mire me prinderit e tij se i merrja qe ata nuk kan faj, por ata jo me mua, e injoronin gjendjen situatat. Edhe pse kishin pas mundesi te me ndihmonin, te ndikonin pozitivishte te burri im, por nuk e benin. Kshtu vazhdun edhe pak vite dhe me mori te jetonim bashk. As ajo nuk rezultoje ne rregullim te raporteve mes neve. Ai shkonte ne pune, mirpo nuk u kthente asnjehere me kohe, si dhe cdo nate mbramje dilte dhe u kthente ne mesnate. Kur u kthente, nese une e shfaqsha ndonje paknaqesi rreth tij, perse del cfar po te nxit te dalesh etj ai ushtronte maltretim mbi mua… Ose te pajtohem qe ai te beje qfar ti doje qejfi ose nese e kritikoja te duroja maltretime. Te ndahem nuk doja sepse femijet e vegjel.Disa me kan treguar qe kohe pas kohe e kan par ne shoqeri me femra te tjera, perderisa mua s’me linte askund te dal, as ti shetisja femijet qe kishin shume qejf.Burri im ishte i pashem, ishte i shkolluar, intelektual gje qe nuk i kishte hije nje zotrie siq e quanin i arsimuar, me punt te mire etj, t’mi beje gjitha ato maltretime te ashpera, cdo dite maltretime fizike e psikoligjike, me gjykonte e akuzonte per cdo gje, sepse ai ambiciet e mia i dinte. Mbas 8 vite martes une fillova punen me shume sakrifica, shume mire bera, por mardhenjet tona nuk ndryshuan. Vija me lendup ne shtepi te kujdesesha per femijet edhe pse u rriten ishin ne shkolle. Ai fare nuk eshte marr me femijet.Prap akuza te ndryshme, maltretime e vazhdueshme,se cili do qe kerkonim ndonje te drejt ton ai bente kaos aty me te gjithe, perderisa ai per veten i realizonte te gjitha familje, shetitje, shoqeri, karier pa e qar koken fare per jo drejtesin.Benim nje jete normale ekonomikisht. Nuk dilnim dreka apo darka kurr se bashku, perpos nje pushim ne vit veror e benim bashk. Por edhe ata e mori si obligim jo knaqesi se edhe atje nuk kalonim me harmoni por me nervoza nga ana e tij. Kaluan vite mardhenja jone e njejt. Mbasi femijet u rriten une mora hapa te ndahem me shume se pse e kam duruar ate njeri pa i be as edhe nje gje. Kurr se kam tradhetuar moralisht per asgje. Si dhe ne familje te gjere e shoqeri nuk kam dash te ja ul reputacionin , dhe te gjithe ata qe nuk e njifshin e mernin si njeri te fort me pune me nje familje te shendosh grua te ndershme, femije shembullor.. Mbas 20 vite martes jo bash pa dashje e takova nje njeri qe me pelqente dhe i pelqeja. Te them te drejten pa pas asgje afersi intime, me admironte shuume si njeri qe isha. Me bente pershtypje se nuk isha mesuar sa shume me çmonte , thjesht i pelqeja me te gjitha karakteristikat dhe personalitetin qe i kam. Me heret nuk e kam menduar kurr kte se i kisha femijet nen kujdesje dhe qe duroja cdo gje vetem qe mos te ndahem se kam pas frike qe sdo mi lejoje femijet. E tash ai njeriu tjeter qe po ju flas eshte intelektual me nje fjal njeri i qytetruar, ka nje djale dhe nje vajze me gruan te ndar. Ai thjesht nga kendi dhe me disa sms me dashuronte!Kaloj shume muaj ai kohe pas kohe prap me pershendet ne sms.E si mos te te vije mire aq kohe kalonte ai me admiront, sepse ai siq i kishte kushtet mundesit e mira mund ta merte per grua cilen t’ja dojn syri. Une pata ndje nevoje ti tregoje deri dikun mardhenjen ne martes se si e kam. Dhe ai me dy tri takime (pa intimitet) dhe sms me muaj.. me ka propozua martese. Shume kam besim te ai, sepse me pak kohe ai ka arrit te me njoh personalitetin tim dhe se me dashuron aq bindshem si njeriun me te mire qe ka takuar ndonjehere, gjithashtu edhe une. Ai i ka 42 vjet, sipas tij nuk ka deshiru te martohet deri te gjej person adekuat apo nje femer zonje .. ajo isha une,e dikur vetem ne imagjinaten e tij. Meqenese nuk jam e vendost per nje gje te tille… si te veproje – ta humbas nje shok mik te perjetshem siq eshte ky njeri apo te qendroj me burrin vetem qe mos te “prish familjen” ? Sakrificen e kam bere deri sa te rriten femijet. Tani ata jan mbi 18-tat Mund te me thoni mos i beso ati njeriu, por une i besoje se nuk eshte njeri qe perballon devijime per jeten e vet as me hiq tani ne kte moshe deshiron rehati dhe lumturi, ate po e sheh tek une . Por edhe kush e njef flasin shume mire per te. Edhe ashtu une jam me kembe ne toke, vetem kam droje, po qe se do mar vendimin per kete ndryshim te jetes tek femijet e mi, te afermit e mi rrethi shoqeria si do te me shohin apo pranojn.Burri im din deri dikun kte se ia kam bere me dije, edhe eshte penduar gjoja dhe me kerkon falje dhe gjoja me paska dashur dhe me don, me kerkon te qendroje me te dhe i pranon gjitha gabjmet dhe premton qe do te ndryshoje per te mire. E perse ai te kuptoje tash kush jam une, dhe se sa e mire jam? Une sjam nje qe i harroje lehte se arsyen e vulgaritetit nuk ja kam kuptuar akoma pse e ka bere. Dhe nuk ndihet kjo si e vonuar? Ju lutem gjykone drejte gjendjen time, mos e paragjykoni! A mund te ndryshoje nje njeri? Si dhe a mund ti besoje mbas gjitha atyre viteve mos knaqesi qe kemi jetuar bashk? Ju faleminderit!