fbpx

Mami nuk po me lejon te fejohem me personin qe e du,Me thot”eshte i keq” dhe shum gjera te tjera te cilat nuk…


Mami nuk po me lejon te fejohem me personin qe e du,Me thot”eshte i keq” dhe shum gjera te tjera te cilat nuk…-Ju pershendes te gjithve grupi ma i mire per te cilin kam respekt shume te madh. Dua te mbes anonime dhe te filloj te tregoj historine time. Jam nje vajze 20 vjeqare nga nje qytet i vogel,jam njoftuar me nje djal permes nje pune ku kam punuar dhe kemi fillu te flasim,mos te harroj te ceku se at e kam njoft un dhe familja ime dhe ma perpara dhe gjithashtu gjith familjen e tij. Jemi njoft edhe ma shume mas vete dhe jemi dashuru,un me at kam diferenc ne mosh gja e cila per mua nuk paraqet problem numri por vetem se a jam rahat me te dhe a kam mirkuptim dashni respekt dhe besim ndermjet vete gjera te cilat nuk me mungojne as edhe per nje moment me te. Nuk eshte dhe i bukur te them te drejten po besoj se secili e dim se bukuria zhduket nuk perben ajo nje lidhje. Problemi qendron se ne kemi vendos me u feju un i kam tregu babit babi duke e njoft at dhe familjen e tij ka pranu dhe besa e ka prit shume mire prej meje qe kam gjet ni person aq te mrekullushem si aj,por mami nuk ka pranu asesi duke mthan i keq diferenc ne mosh e gjana nga ma te kqijat nga mllefi ka bisedu edhe me babin e ka shti mos ta lejoj dhe babi mka than ta anuloj ket pun por jo ne menyr te rrept por ngadale dhe e kuptova se mami dhe motra ime kan bisedu me te qe mos me mleju. Babin e shoh se msheh te merzitur dhe mundohet ngapak te ma hjek por ket pune e kan mbyll dhe nuk ma hap qe ta bisedojm menojne se nuk flas ma me te. Gjithashtu te ceku se perkrahjen e mamit nuk e kam pas kurr ne asnje gje ka qene disi gjithmone e shtire me mua vetem me motren tjeter jo kurre besa tash nuk me flasin dhe rrin vetem bashk dalin bashk e te gjithqka. Jam shume keq dhe kam shume nevoje per keshillat e juaja ne vendin tim qka kishi bo? te familja e te dashurit e din te gjithe dhe me respektojne ne menyren ma te mire te mundshne sidomos baba dhe nana e tij. Ai ka than nuk hjeku dor kurr edhe sikur krejt bota me u qu kunder nesh por ka than te presim dhe pak ti lusim si asht ma mir nese pranojne mire nese jo nese e duam njani tjetrin me ik. Babi flet me te kan nje shoqni te mire me te gjithe ata dhe per at aj thot nuk dua me u ba keq puna perderisa njifemi e me dal fjale te keqia siq e dim llafet e shqiptareve por nese nuk bahet nuk e kqyri asgje sepse dor prej teje shek. Mendimi juaj si kishi vepru. me falni se e zgjata pak por jam ne nje periudh te tmerrshme per te cilen kam nevoj per keshilla.E dua shume jo qe e dua por zemra me flen te aj e kam pas ngat ne momente ma te shtira te jetes tem dhe ne momentet ma te mira gje per tcilen kam nevoj gjithmone. Mami e di qe nuk pranon kurre sepse kur eshte fjala per mua me besoni se nuk e kqyr si ndihem une por vetem se si i konvenon sidomos tash bashk me motren.