fbpx
Mami i tij

Mami i tij gjithmon m’thot “Nuk e mar tjeter kon per Nuse, pervec teje”, por familja jem nuk me…


Mami i tij gjithmon m’thot “Nuk e mar tjeter kon per Nuse, pervec teje”, por familja jem nuk me… – Ju lutem anonim. Kisha pas nevoj per ndihmen e juaj ju lutem pa ofendime. Jam nje vajz 19 vjeqare jam nlidhje me ni djal 21 vjeqar jena nlidhje qe 2 vjet. Po problemi osht te familja jem ata po kundershtojn ne moshen 17 vjeqare nfillim i kom tregu mamit e babit qysh prej asaj kohe gjith kan than jo nuk ban nuk eshte person adekuat per ty duhet me kan i nivelit tand qe mson mir me pas familjen e shkollume ata nuk jan njerz te mir edhe plus un e re 17 vjet vendosa me u largu prej tij edhe pse shum i vshtir ky vendim. Prej familjes nuk mujsha me hjek dor se mpaten than nese menon me kan me at djal duhesh me na harru neve. Nuk kom mujt mi than atij djalit lamtumir mka ardh shum gjinah prej tij se mka desht shum veq ma shum se un ata nashta, qata 2 muj pa ta veq tu derdh lot e tu vajtu po nsy tfamiljes nuk mujsha. Kalun 2 muj qashtu tuj vujt un e ai per njani tjetrin, po un e theva akullin se nuk mujta ma pa ta e shihsha qdo dit metshum tu e kqyr njani-tjetrin. Ai ke me djal te axhit tem edhe un shkova me i fol djali axhit na la vet, rrishum dyt po nheshtje edhe dikur ja bana nuk muj ma pa ty tha as un. Qat dit nuk e harroj u kan dita ma e mir e jetes tem kur e kom rikthy dashurin e jetes tem. E sot shum po kam frik qe nashta muna me humb prap. Babi e ka vrejt qe hala po foli me ta edhe m’ka than qe gjaku ka mu derdh e ti e tij nuk ke mu ba. Nuk e kuptoj pse vepron kshtu babi thot nuk jan njerz te mir, po un e njoh ma mir se babi, ai osht jetim pa babin e vet po osht shum njeri mir, osht fetar nuk shkon rrugve te kqia, osht edhe nfakultet edhe npun. I ka tregu mamit te vet ajo osht shum gru e mir gjith me jep shpres qe ka mu ba mir gjith me thot tjeter kan se marr per nuse te djalit. Ky m’ka than qe per ty baj gjithqka edhe ka me respektu vendimin tand edhe pse mdhem shum mos me kan me ty. Tash 2 vjet e gjysme nlidhje un smuj me harru se nuk jan pak 2 vjet e gjysme e du ma shum se gjithcka tjeter, osht ni njeri shum i veqant per mu. Nuk muna me hjek dor prej tij nuk muna me lendu ket dashuri te sinqert, po fjalt e babit pom lendujn ne zemer kur e di qe mka rrit e osht kujdes per mu spo muj me ia kthy shpinen. Jam ne pozit shum te keqe me ni an dashuria e jetes tem qe nuk muj me lan kurr nuk muj me jetu pa ta, anen tjeter familja. Kisha desht naj kshill prej juve, qka me ba. Flm shum.