fbpx

Leshoni zërin tuaj me sa fuqi që keni e dajakun dhe tradhetinë mos e duroni,nuk eshte turp te ndahesh nga burri pse qeshë bota…


Leshoni zërin tuaj me sa fuqi që keni e dajakun dhe tradhetinë mos e duroni,nuk eshte turp te ndahesh nga burri pse qeshë bota…-Përshendetje për të gjithë si zakonishtë gjithë femrat që shkruajnë luten të mbeten anonim, e zakonshme se janë femra, e dhimmbshme se janë femra dhe kanë frigë se njollosen, pse eshte femer njolloset prap e dhimbshme. Jeta ballafaqon lloj lloj situate, jeta të hedhë neper valë te ndryshme, gjithmonë me force e sakrificë mundohemi të ja dalim.Ju lusë o motra të dashura, o ju nëna me fëmijë qe beni luftë e duroni edhe poshtersi, duroni edhe dajakun se jeni femra, duroni edhe burrin qe ju tradheton, ngrihuni në kembë se jemi krijesa Zotit, nuk eshte turp te ndahesh nga burri pse qeshë bota, leshoni zërin tuaj me sa fuqi që keni e dajakun mos e duroni, tradhetinë mos e duroni. E di se keni me më paragjyku me kete thirrje per qenjen më të dashur FEMER, NENE, qe as bota nuk kish me ekzistuar pa te, zgjohuni shpetone veten se ki te drejten e nënes, Zoti ta ka dhene kete te drejt. Ju lexues ju lutem mos paragjykoni mos i poshtersoni, mos e prekni me fjalë ato qe kerkojnë keshilla e ndihme mes territ e vuajtjes, mes stuhise e bresherit. Unë si perjetova kurre e ndjej me dhimbje po jo me pervojë, se kam një burre qe Zoti ma dergoj fat mbi fat, e kam nje familje qe e ruaj e dua, qe edhe naten zgjohem a po flejnë mire.Mos paragjykoni nese nuk jeni ne gjendje me i kuptu!!!!!Nese nuk dini ose s’doni ti kuptoni nevojat, dhimbjet, përjetime e te tjereve. Unë asnjeher nuk perjetova tradhetin, edhe pse dikur nuk kishim as bukë me u ngi, por mesin e familjes tonë mbizotronte dashuria, dashuria per vjehrrin, prinderit e dyt , dashuria per kunetet vllezerit e dyt, dikura une nuk blija kepucë per ti mbathur se isha nuse me duheshin, nuk blija pa i blerë te gjithë, nuk me lejonte ndergjegja, nuk me lejonte respekti per ta, po tani erdh koha kur ata jo nje pare po tri ose kater pare menjeher i blinin per mua, tani kishin kry studimet ishin punesuar. O ju meshkuj qe ndiheni autoritar, ju qe ndiheni te zotet ti tradhetoni gratë, ju qe ndiheni mbi gjithë, nderoni e respektoni nenat e juaja fillimisht, se ajo dha jetë, respektoni e nderoni e dashuroni gratë e juaja se ato ju lindën femijet e juaj që i mbani në krahë, ju ndertuan familjen. O ju vjehrra te dashura, ju qe meritoni shume, une nuk jam vjeherr, une jam rejë e nje vjehrre të embël e cilla më deshti gjithmonë si bijen e sajë, edhe kur mka bertit nuk ju hidherova kurre, o ju nuse te dashura, secilla nga ne e dime sa eshte e veshtir nga familja ku je rritur jetonë me nje familje tjter. Por nga momenti qe vendose te martohesh, jepni nje pergjegjsi te madhe vetes, duani respektoni e nderoni vjehrren, vjehrrin, prinderit e atij burri qe ju e dashuroni ,, Kur respekton te tjeret mbjellë respekt për veten’’ mos harroni, nuk eshte jeta filem turkë si po e mendoni ju, në Kosovë kushtet janë ndryshe, vjehrria nuk munde te jetojne vetum, se mvaren nga ne, nuk kane kushte, rroge te jetojne vetum, mos i shiqoni kulturat e huja, se jashte eshte ndryshe, ata marrin pension 1500 euro, te ne marrin 170 euro, as ilaqe sju dalin. Respektoni e nderoni se gjithë kemi me ardhë ne vendin e tyre. Çka te mbjellim do te korrim. Falni dashuri gjithe pa dallim feje, gjine, race, se gjithe jemi krijesa Zotit. Jeta e bukur ndertohet vetë !!!