fbpx
Largimi i inatit dhe largimi i krenarise e mban gjall nje dashuri te bukur,Ndjenjat e mia janë kaq të pastra dhe kaq të vërteta zemra ime rreh vetëm për ty, Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe...

Largimi i inatit dhe largimi i krenarise e mban gjall nje dashuri te bukur,Ndjenjat e mia janë kaq të pastra dhe kaq të vërteta zemra ime maltretu vetëm për ty, Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe…


Largimi i inatit dhe largimi i krenarise e mban gjall nje dashuri te bukur,Ndjenjat e mia janë kaq të pastra dhe kaq të vërteta zemra ime maltretu vetëm për ty, Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe-Pershendetje faqe dhe juve lexus e komentus ,si fillim ju falenderojm sinqerisht per hapsiren qe ju keni mundesu secilit me shpreh hallet ,apo edhe dashurin ktu se paku me disa rreshta dhe te marim mendime e komente nga njerz te ndryshem . Kjo lloj historie apo realitet jetsor te dedikohet ty dashuri e jetes , ty qe un pa ty sdo te isha askushi ,un pa njohjen tande sdo të nihesha kjo qe jam sot,ty qe kur u bere pjes e jetes time më mbushe dashuri ,energji ,me ndrrove mendimin jetsor ,me binde qe edhe meshkujt din te ofrojn dashurin e sinqert dhe pa interesa !Sa me fat eshtë nje femër kur jeta i jep mundesin me e taku nje mashkull real ,besnik nje mashkull qe din met vlersu ,din respektin dhe ka kapacite met plotsu ne jet . Sot kan ndryshu kohrat eshte e fshtri te gjesh diken qe te don dhe respketon per at qe je ,e fshtri te gjesh besim dhe mbeshtetje ,por nese ju femra keni fatin ne jet te keni krah kso lloj dashurie mos heqni dor leht. Mos lenduponi pas luksit e pasuris sepse vetem dashuria e sinqert te mbush me jet ,gjitha kalohen ,gjithqka sot mundesh me e ble me para ,por jo dashurin reale ,nuk them se sot skemi qifte e qifte qe i lidh interesi ,por a ka dashuri aty ?? Jo gjithqka eshtë para dhe interes . E ti shpirti jem me ofrove ket dhurat jetsore me mesove ta ndjej dashurin e paster dhe te sinqert ,qdo lidhje ka zenka dhe hidhrime ,por largimi i inatit,largimi i krenaris ,eshte ai qe mban gjall nje dashuri te bukur ,un ndjehem aq e lumtur dhe ja uroj secilit te perjetoj kto ndjenja qe shpesh nuk mundemi me i pershkru veten ai ose ajo qe kan perjetu din vleren e fjales dhe termit DASHURI . Ndoshta do të habiteni, por të shkruash një letër që shpreh dashurinë tënde të vërtetë nuk është aspak e vështirë. E vetmja gjë që ju nevojitet është të ndjeni marrëdhënien tuaj, të jeni të hapur për ndjenjat tuaja dhe ta lini mendjen të bëjë punën e vet patjetër që do t’ju duhet një frymëzim shtesë,dhe gjithqka qe rrjedh nga zemra eshte e lehte me u shpre. Dashuria është një ndjenjë që nuk mund ta shpjegoj vërtet, por e di që për shkakun tënd ndihem kaq e dashuruar. Kjo është hera e parë për mua, dhe do të jetë dashuria ime e fundit. Ndjenjat e mia janë kaq të pastra dhe kaq të vërteta zemra ime maltretu vetëm për ty shpirti!! Ka kaq shumë njerëz qe njohim gjat jetes , por ti je personi i vetëm në të gjithë universin me të cilin mund ta imagjinoj duke u plakur lumturisht. Pavarësisht se sa kohë kalon apo sa plakemi, pa marrë parasysh sa flokë te thinjura dhe rrudha përfundojnë të dy, unë e di që ti je personi i vetëm në botë me të cilin unë jam e dashuruar . Të dua shumë për atë që je dhe nuk mund te lodhem kurrë me ty sepse ndjehem personi më me fat në bot qe tkam njohur ty .Ta shpreh me plot snqeritet ,nuk është askush tjetër me të cilin do të preferoja të isha.Nese jeta me kishte detyruar zhgjedhje un pa dyshime do të të zhgjedhje ty përsëri, dhe përsëri dhe përsëri vetem ty !!Nëse ka jetë pas kësaj, do të zgjidhja te jem me ty edhe atje. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk mund ta imagjinoja të jetoja pa ty. Nuk kam nevojë për askënd tjetër përveç teje.Ti dhe vetëm ti mund të më beshë të lumtur. Ju jeni personi më i veçantë në jetën time, në fakt, ju jeni jeta ime. Dua të të premtoj se do të të dua gjithmonë, se do të mundohem gjithmon te te ofroj dashuri buzqeshje dhe gjithqka qe kam mundesi per te te ber te lumtur.Unë premtoj se do ta ngushëlloj lotin tënd qe kurr sdua ta shoh ne sy e tu ,por do jem ajo qe qdo lot dhe dhembjen qe na sjell jeta te jem ilaq per ty . Unë premtoj se , dashuria ime do të mbetet e vërtetë deri me fryme e fundit qe do kem do jetoj dhe mendoj vetem per ty sepse i meriton gjjtha te mirat e ksaj bote! Dhe per fund Dua që dashuria ime për ty të vazhdojë në vitet në vazhdim sepse ajo që po jetoj tani është po aq e bukur vërtetë sa sdo doja ta ndrroja me asgje ,është diçka e re për mua … por është e bukur dhe e vërtetë,nuk është egoiste eshtë e pastër ēshtë qetësuese sepse ket ti e ke ber te mundeshme duke me qendruar afer ne gzime ,ne trishtime jetsore ,ne semundje ,ne festa dhe kurdo kur un kam pas nevoj per perkrahjen tende !Jan munduar shum e shum te flasim e hyn mes nesh te bejn at qe as Zoti se lejon por gjithqka eshte e kot sepse mes nje lidhje te sinqert mes nje dashurie te paster eshte e pa mundur te hyn dikush dhe ta permbys at . Ju kerkoj falje nese dikuj i duket e bezdisur si histori ,ju falenderoj nga zemra ju qe gjeni kohen te lexoni kta rreshta dedikur personit te zemres ,personit qe me mesoj te dua dhe ta ndjej dashurin dhe vleren qe fjala dashuri ka .Mos harroni …fati, lind bashkë me diellin. Nëse ti vazhdon të flesh, ëndrrat e tua, flejnë bashkë me ty andaj zhgjohu dhuro dashurin ati qe te dhuron duaje at qe te don mos le kohen te flej gjum por ti ke ne dor ta zgjosh e ta jetosh .. …keni parë, sy që qeshin? ai me duket të tillë i ka! keni parë fytyrë, që l’shon dritë?menduket fetyra e tij shndrin pa nda! Ajo zemer qe ka fuqi, që nga distanca,të ti jap shpirtit tërmet! ajo eshte dashuria e sinqert ,uroj gjjtha zemrat e dashuruara te jen afer njera tjetres sepse jeta eshte e shkurter asgje sdo marrim me vete, pas do lem vetem gjurmet e bukura dhe dashurit qe ka dikush per ne dhe ne per dike . Jam me fat qe jam ne krahet e tu shpirti im !! Te dua sot neser dhe gjjth jeten pa asnje interes ! Ju qe jeni ne ndarje dhe ndjenj dashuri per diken beni hapin mos mbani inat shkruaj thuaja at qe ndjen sepse neser mud te jet von dhe do pendohesh. Mbaje fort ne dor at diamant qe Zoti beri dhurat per ty sepse ndoshta pa mendu bie ne dor tjeter dhe koha e shkuar nuk kthehet !!! Faleminderit edhe njher faqe e mrekullueshme !!