fbpx
mungesa

Kurgja nuk ma ka ba mungesa e prinderve qa ma ka ba Motra jem tu nga rrugve, her me 1 djal her me tjetrin…


Kurgja nuk ma ka ba mungesa e prinderve qa ma ka ba Motra jem tu nga rrugve her me 1 djal her me tjetrin… – Pershendetje Anonim te lutem. Po tregoj edhe un ni histori tjetes qe ballafaqohem qe 8vite me te. Jam nje djal 28 vjeq, kur ishite koha luftes Prindrit na u lendun mbetem un dhe motra, na rriten Gjyshi dhe Gjyshja. Ata ne mosh te shtyr por u munduan te na ploconi te gjitha kushtet te mos na mungonte asgje. Per ata me rendesi ishte shkollimi kon. Un qe ne moshen 8 vjeqare kam punu me burr tezes dhe nga ai mora edhe profesionin sa per idare. Vitet nshkonin ne u rritem un diten punoja naten studioja dhe dashti Zoti arrita me suksese te mir ne fakulltet. Gjat kohes time ne studime motra kishte fillu shkollen e mesme, ajo kish fillu rrugen e keqe me shoqni te keqe, un nuk dija gje sepse vetem njeher ne dy jav shkoj nshpi per vikend ne familje nga Prishta. Ajo kishte ba shoqni jo te mir me gjitha te keqijat. Ne vitin e fundit te Studimev pasi isha ne pergatitjen e temes se Diplomes vendosa te kthehem ne Shtepi ta punoja nga shtepia. Nje dit shkova ne biblotek ne vendi tim dhe kalova ne nje Market te blej nje Shishe Uj dhe dicka per te nGren. Aty punonte nje Kojshike e jona. Keto markete ishin afer shkollav te mesme. Ajo me nali ne nje qoshe te marketit me pershendeti ,sepse te gjith ne Lagje me Respektonin si djal te mbar e Puntor e te sjelleshme dhe ishim nga Dy Prind shum te rrespetuar ne vend. Ajo me pyti: kur do e fejosh motren,? Un qesha thash: jo nuk ka ren fejese esht Shkolla njeher e tana ka Fakulltetin. Ka koh… Ajo e pa qe un nuk isha ne dieni te asaj qka motra ime po bente. Me tha pritem jasht marketit, pas 5min vi. U qudita por e prita. Kur erdh me tregoj te gjitha. Tha un punoj ktu cdo dit, motra yte vjen me nje djal perkrah. Ban gjeste te pahishme. Ai esht edhe Katolik. Esht nje djal me na te keq ka shoqni te keqe, pin gjithqka dhe motra jote shpesh shihet ne gjendje jo te mir. Ajo me ka then qe ti je ne dieni per ket Djal dhe qe ki mi feju ket vet. Mu dok qe bota mu shemb. Kisha punu aq shum per mja siguru asja gjitha ,qe ajo mu shkollu mos mi mungu kurgja, isha mundu me respektu respektin e cdo njeri qe mka njoft per hater te prindve e familjes. E ajo kish ba kaq shum gjana tkqija. Kishte shfrytzu rastin sa un isha ne Prishtin. Dola nga aty ,nga tmerei i harrova edhe librat ne Bibliotek, shkova nshpi ,gjitheshka mu doke zi, hina ndhom saj ,hallakata dhomen ,ja gjeta disa cigare neper dollapa, ja gjeta disa tableta me ni qese ,ja kontrollova Laptopin ia gjeta do foto,qe smujsha me besu qe po i shoh. Hupa krejt, e tani mora kerrin shkova te shkolla e prita kur dul nga mesimi e hypa nkerr i thash shkojm pim kafe ni ven qet. U ulem folem nfillim kurdershtoj por kur i thash qe krejt i kam pa…ajo i pranoj te gjitha. Me tha o e marr ate djal o smarr tjeter. Nuk ishte problem vetem feja sepse po te ishte njeri i hajerit do te isha pajtu nje dit ,por ai ishte djal me tana tkqijat. Dola fola nje dit edhe me ate Djalin shihej qe ishte rrugaq ne sjellje, krejt tatuazhe, dhe skishte qellime serioze me motren. Ai ma nuk ju lajmru kurr motres sepse i thash un gjall ti kurr se merr motren tem. Ia bana analizat motres rezultoj qe perdorte gjithqka. Ajo kish ndryshu, u dridhke, humbi npesh, kalun 3muj edhe erdh mtha mfal Vlla nuk e baj ma kurr kom gabu. I besova mu duk bindese. Sapo mora vizen per studime jasht vendi dhe u nisa pa kalu java, nje dit ne ora 1 te medsites mvjen nje thirrje me nr.te Kosoves e hapa tha : mfal shoki jam filani ,djali jem tha e ka mar motren tane nshpi ,ajo prej sot o nuse nshpi ton. Mu ba zi gjitheshka. I besova dhe ajo mharroj nket mnyr. Por ishte ba nuse per nje djal tejter ,Musliman, nga Fshati jon. E kishte ba per inati. Gjyshi me vdic pas nje jave nga infarkti, gjyshja pas ni viti nga merzija, sot ajo ka nje djal 2 vjeq , ka nga her me 1 djal her me tjetrin, ma nuk e kam taku kurr , per mu ajo ka vdek per se gjalli. Sot jetoj vetem ne Gurbet. U ban 5vjet qe nuk shkoj ne Kosov. Skam vullet mu kthy. Kam arrit shum ktu me pun me shkoll, por mungesa e familjes qenka dhimbje e rand.