Kur u martuam te gjithe ne femija, Babi e kishte qu ne shpi tjetren, Ajo kish postu foto ne fb me Babin dhe... | Histori Të Jetës

ne shpi tjetren

Kur u martuam te gjithe ne femija, Babi e kishte qu ne shpi tjetren, Ajo kish postu foto ne fb me Babin dhe…

Kur u martuam te gjithe ne femija, Babi e kishte qu ne shpi tjetren, Ajo kish postu foto ne fb me Babin dhe…Pershendetje, ju lutem te mbes anonime. Jam nje vajz 27 vjeqare. Jam ne hall te madh. E kam nje problem qka i perket babit tim. E zbulova rastesisht qe po tradhtonte mamin. E gjitha filloj para nja 7 vite. E kishim nje kompjuter familjar, dhe kisha nevoj te hulumtoj diqka per shkoll. Babi e kishte harruar e-mailin e tij hapur, kur nje grua i shkruante babit, “zemer ku je kur po vjen?” U trondita aq shum qe mbeta e ngrir ne karrig, mendoja me veten “a te hy te hulumtoj ne email te babit a jo? Po si te hy ne privatsin e babit? Nuk ban!” Hyra e hulumtova dhe i printova te gjitha bisedat. Isha shum e lidhur me babin tim, aj ishte mbreti im, ishte shtylla ime, ishte idolli i jetes time. Per at nuk i tregova askujt per kete qe pash. E fola me babin sy me sy. E pyeta qka po ben? Pse e ke bere? Nalu mos e vazhdo kshtu se do te na humbasesh te gjithve. Babi me dha fjalen qe nuk do perseritet me ksi lloj gjera. Mir u perpoqa ta harroj ket fatkeqsi dhe te vazhdoj ta adhuroj babin si me pare. Sapo u lidha prap me babin prap e njejta gje ndodhi vetem qe ishte tjeter grua e jo ajo me pare. Athere skisha qka te beje aq u trondita qe hynin vllezerit e mij (kam 2 vllezer me te ri se sa une) ne dhom dhe e pan me syt e vet se si shkruante babi me tjera. Dhe me ket grua kishte edhe foto te perbashkta. E konfrontuam babin ne femijet. Na premtoj qe nuk do te ndodhte ma. U munduam ta lejm anash edhe ket tragjedi, dhe mos ta merzisim mamin, nuk i treguam per asgje. Kaluan disa vite, u martova une, e martuam vllaun e par, babi e blejti nje shtepi ne vendlindje (ne jetojm ne perendim) dhe gjithqka shkonte mir… kur nje dit rastesisht me erdh nje propozim i nje gruas per te pranuar si shoqe ne fb. Nuk e njifja aspak e vendosa te hy ne profil ta shikoj se kush eshte. Kur i pash fotot ne shtepijen tone te re bashk me babin tim (fytyren e babit e kishte mbuluar, zinsuar, per mos te njifet se kush eshte) por une e njof babin tim, e njof shpijen time, mobilet ne shtepi, tepijat, perdet, edhe fotot familjare qe kishim, ishin aty… Nuk di qka te bej ma.. jam shum keq dhe kam nevoj per nje keshill nga ju.. ju lutem pa ofendime, e di qe qka ka bere babi nuk falet, po sdi qka te bej tjeter ju lutem me kshilloni. Se kerkush nuk e din perveq meje. Ksaj here si tregova as vllezerve as kujt tjeter sepse kisha frig qe do te kacafyten vllezrit me babin. Mi tregu mamit ajo bjen ne depresion te fell qe sdin te dal ma prej saj. Sikur une qe kam ra ne depresion e spo di ma tutje qka te beje. Kshilla ju lutem. Ju falemnderit!