fbpx
Kur u martova shkova tek varri i gruas te pare dhe kam qajte si femije,e kam dashte shume e mu doke sikur jam duke e tradhetu...

Kur u martova shkova tek varri i gruas te pare dhe kam qajte si femije,e kam dashte shume e mu doke sikur jam duke e tradhetu…


Kur u martova shkova tek varri i gruas te pare dhe kam qajte si femije,e kam dashte shume e mu doke sikur jam duke e tradhetu…-Mirmrama histori te jetes anonim te lutem nese ka mundesi. Jam nje burr 40 vjeqar jetoj ne Berlin mirepo jam nga Kosova nga nje fshat i vogel ne Mitrovic. Dua tia filloj pike se pari se krejt historia ime eshte shume e dhimbshme dhe me lot ne sy e shkruj sepse zemra ende me dhemb edhe pse kan kalu shume vite mirepo dashuria per nje person po te dhimke sikur thika ne zemer edhe kaniher nje cop e zemres kurr spo u sherojke mas vujtjes. Para 20 vitev kur isha shume i ri 20 vjeqar ma jam taku me grun tem edhe aq shume e kam dasht sa qe, nje minut larg saj mu ka dok shume kur ishim veq ne lidhje. Une vendosa shpejt me mar per gru sepse e kom dit qe kjo osht pjesa e gjysme e zemres tem edhe njeri ma i lumtur nbot jom kan qat dite qe e kom mar per gru. U kan e respektushme ndaj familjes tem qe ka pas rast qe mu personalisht najsen mkan shku nerva familja jem e ajo gjithmone mkshillojke qe sbon me u idhnu me te shpis edhe sbon me i qu hunt me familje duhet me pas rahmet tmadh per prind, o sdi bre me jau pershkru sikur me ta pik Zoti nje engjell edhe me thon qe ku e ki engjellin mbrojtes per gjithqka mbaje afer vetes qashtu une e kom mbajt grun tem. U kan kursimtare edhe, kur nau bonen fmija u munojke bre prej 2 eurove mi bo 20 e 20 mi bo 200 se qasi gruje u kan ekonomiste ,ska dite qka eshte me ble tesha tmira as kurr veten se ka knaq se thojke jo burr gjynah prej mundit ton po shkon ton diten po zidon e mu qu une me ta hup munimin mas do harnave sta boj kurr. Shume e kom desht grun tem u kan jeta jem edhe sot kur te mendoj se qfar martese kemi pas per 15 vite aty 15 vite jon kan ma te lumtura tjetes tem edhe me pas mujt me kthy kohen mbrapa kurgjo skisha ndryshu krejt i kisha bo njejt me to sikur pushimet sikur darsmen sikur njoftimin me ta tonat. Jom munu me gjdo asht te trupit tem mos me leju kta qe na ka ndodh neve, mirepo Zoti deshti qishtu. Nje dite erdh gruja me nje dhimt shumeee te madhe te kres edhe mtha burr kqyr a kom najsen ne kry se shum pom dhemb edhe kur pe kqyri grun e pash qe e kish mas sikur qivit nkry edhe i thash gru mos e ke rrok najkun kryt ,se shume e paske lendu tha jo tybe kerkun veq kumedit edhe kjo dhimt ka zgjat me than 2 dite qashtu edhe ni dite ton diten ju kan merr mendt edhe e qova te mjeku tha duhet me ja bo nje incizim ne kry sepse nuk pe dina pse pi dhemb kryt kaq shume, dhe aty ja gjeten tumorin ne tru. Qat dit u varrosa une edhe zemra jem mu coptu u bana tjeter njeri isha plotsisht i thym sepse e disha qe kom me hup njerin e zemres. E di qe duhet me gjithqka mu perballu nkit dyje se niher Zoti ta qon saberin e tani ta merr robin ama une skom mujt kurr me pas saber per grun tem se shume e kom dasht edhe e du. E kena lu ftu tumorin sa kemi pas fuqi mirepo Zoti e ka desht ma shume se une edhe ma mur mas 3 mujve qe lu ftoj. Mjeket na than se eshte shume e madhe dhe nuk mundem me operu dhe keshtu gruja jem e bukur 3 muj dit ka hek me dhimt ka hek me terapi ka hek me pamje te trubullt edhe me tonat tzeza deri sa e dha frymen e fundit. Fmija jon kan tvogel edhe se kan kuptu se qka eshte me humb nanen sikur une qysh e kam perjetu dhimten ama veq ni sen e di qe une engjellin tem e varrosa me dur tmija dhe e percjella per at dyje me tradita qysh duhet mirepo qat dit qe ajo nderroi jete une e gjuva gjysen e zemres tem qaty e gjysen e mbajta per vete per fmi qe mos me i lan jetim pa dy prind po u majta e u bona i fort per mu bo babe i duhur per fmit e mi. Amanet ma pat lan gruja tha burr kur ndrroj jete une mos gabo me nejt vet se fmija jon tvogel ti sdin me u perkujdes per ta gjeje ni gru t’hajrit per shpi veq gjeje njo qe naj don fmin qysh duhet e jo dikush qe shitet tjeter kush e eshte mbrapa shpines tjeter person edhe aty ja nisa me kesh thash qfar gruje dyt pash zotin po trus qaty rri mirepo amanetin mu desht me qu ne ven edhe pse une aspak sjom kan per me u martu ma.. Kalun 4 vite prej vdekjes grus edhe me njoftun do familjar tmi me ni gru shume tmire edhe asaj i kish dek burri ama skish fmi se skish desht Zoti shume person i mire pom doket e ka zemren e mire edhe qikjo per mu ka mjaftu se sma ka ni per bukuri as per sen veq mu kan e sinqert. Diten kur kom vendos mu martu me grun e dyt jom shku te vorri i grus edhe kom kajt si fmi sepse mu doke vetja qe jom tu e harru jom tu e shty anash martesen tem tpar qe e kom pas mu dok vetja qe jom tu e tradhtu grun ama fmija tu mfol tu than shuj bab se jeta eshte e gat duhesh me ec perpara e tu mfol jom kfjell edhe prej asaj dite kom vendos mu bo burre i mire per grun tem tdyt mirepo mos me harru kurr tparen edhe me ja lan kujtimin ne shpin sikur fotot e shejat e vogla qe jon kan tsajna mos mi largu. Eh qikjo eshte historia jem komplet kshtu qe duaje grun/burrin sa teshte gjall sepse sot je neser sje, ruaje at momentin kur te bohet telefonata nga bashkshorti kaloni kohe sa ma shpejt sepse Zoti vendos kur me ta marr edhe kur me ta lan.