fbpx
ne market

Kur shkonim me Burrin ne market as qe behej llaf te blenim fruta, Allahu e din bre qa kam heq ne…


Kur shkonim me Burrin ne market as qe behej llaf te blenim fruta, Allahu e din bre qa kam heq ne… – A ja vlen te jetosh me lot ne sy gjith jeten! Pershendetje te gjith ndjekesve te faqes. E ndjej veten cdo dite e me shume se nuk kam me vullnet te hec perpara, jam lodhur shume nga jeta. Qe kur e mbaj mend veten nje stres i papare ne koken time. Thosha ndoshta nje dite ndryshon dicka ne jeten time. Qe kur me fejuan me lajmesi filluan vuajtjet e jetes time cdo dite e me shume, ne fillim te fejeses njerezit e burrit silleshin mire, benin sikur me donin edhe une skisha djallezi brenda meje u besova, avash avash filluan ato kunjat fjalet debatet. Kisha turp qe ta bisedoja me njeri kete muabet, thosha he se ndoshta ndryshojne e mos te dalin fjale..ikem ne gurbet thashe he se tani jemi larg dhe mire qe se bera muabet me asnji qe te merret vesh.. Po gabova prap problemet vazhduan gjithnje e me shume, siq i merte leket burri me thoshte do kujdesesh per ekonomine se ktu si dilet ok thashe se edhe une dua te kem nje jete me te mire. Telefoni nuk pushonte nga njerezit e vet skemi lek skemi buk, uster unioni ishte jave per jave dhe kur shkonim ne supermarket me thoshte kjo eshte shtrejt ajo eshte shtrejt mernin vaj makarona oriz se nje frut as nuk behej llaf. Se per nje rrobe a per ndonji gje tjeter sbehesh llaf. Jetova 2 vjet me rrecka qe gjenim te mbeturinat i mernim naten i laja dhe me ato. Me lindi femija i pare kishte shpenzime me shume burri nuk thoshte gje se e shikonte se femija ka ca gjera qe i duhen blere pamvarsisht se rroba me falnin po kishte shpenzime. Filluan grindjet me shume me njerezit e burrit se nuk u shkonin leket siq i kishte msuar, kur shkonim ndonjihere ne pushim sherr llafe shamata cdo dite qe rrinim. Isha shume e merzitur pse me ndodhin kto gjera mua shpesh here i lutesha zotit pse te vuaj keshtu a e meritoja kte jete… Mu rrit pak vajza fillova dhe une te punoj thashe per ti plotesuar kushtet pak me mire femijes, po e kote bre se thoshte paguje vajzen qe e kisha me pagese dhe leket e tjera mi hanin ato. Po veq allahu e din bre qa kam heq ne kte shpi e shpirti im. Burri kishte shume qejf pijen ishte edhe kjo pjese qe me ka leduar ne shpirtin, u mundova me shpirt qe te kem nje familje te shendoshe po me duket sja vlejti se shume bre me ka lodh. Cdo dite e me shume po pin kam arrit me nji shkalle qe me eshte merzite jeta. Jetoj per femijet e mi sa ti rris edhe pak. Mbeshtetje nuk pres nga askush se e kane kuptuar dhe familja ime qe po bej nje jete te zeze po me vlere ka opinoni publik se sa cka ndjej une ne shpirt. Per disa familje shqiptare me vlere ka vajza te ik nga kjo bote se te ndahet e te vazhdoje jeten e vet. Me falni qe ju futa dhe juve sikur nje pike stresi, po skisha me ke te qaja hallin tim. Flm histori te jetes qe na jep mundesine qe te shprehemi sado pak, ju lutem anonim.