fbpx
vjehrra dhe nuse

Kur e thirri Rejen me pergjigjet “Po loqk urno”, valla shume e du se vet kam hjek shume dhe e di si eshte me…


Kur e thirri Rejen me pergjigjet “Po loqk urno”, valla shume e du se vet kam hjek shume dhe e di si eshte me… – Pershendetje te nderuar desha te tregoj dhe un historin e ndenjave te mija ndaj nuses, se po lexoj ketu gjithfar histori nuseve dhe vjehrave, gjithqka esht kaluse me vjeher te keqe e nuse te keqe krejt kto jan kaluse me kryesorja eshte te kesh burr te mir, se un vjeher kam pas e respektojsha si nenen time ajo i kishte dy vajza dhe un jam rrit jetime pa nene e pa bab deshta qe vjehra tme doje e ta dua si nene po mdul e kunderta i thojsha ti ke tre vajza tash me gjith mllef qe kishte ndaj mua me thojke jo un vetem dy kam kur shkojshin vajzat e veta te dajt me nejt si gjith vajzat qe shkojn dhe rrishin ka nje jav ajo (vjehra) sme folke me goje nje jav te plota der at dit qe ju kthejshin vajzat e veta, un vetem qaja dhe thosha me vete qka i bera pse sme flet, kur u kthyen vajzat ajo nisi tme fole, un i thash pse tash pom fol qka te bana qe sme fole nje jav, ajo ma ktheu skam pas vajzat e mija ta qeli gojen e po e qeli me ty, dhe me vite te tera ashtu shkoj der sa ju martuan vajzat e veta, dhe desha te them se ajo ndryshoj edhe pse kaluan shum vite ashtu, po kur u qetsua vjehra nisi buri tme maltretoj e tme tradhetoj, vite e vite me radh edhe ende me tradheton, ajo ishte me e keqja qe me ka ndodh tash vjehren e kam haru dhe them me vete ajo sen spaska qen qka qenka kjo me burin, un jam vjeher vet tash, e dua rejen time qe e kam vetem nje dhe tre vajza po aspak sen e ndaj prej vajzave ishte pak e pandegjushme ne fillim po me te mir e solla dhe tash ja fitova zemren ajo nene nuk me therret me pergjigjet “po loqk urno”, se kam hjek vet dhe e di si eshte te jetosh pa respekt ndaj vjehrive, djali ne fillim deshi qe ta leshon pse eshte kryje fort po un isha ajo qe gjdo her e fajsojsha djalin e vetem dhe i thosha qe kete sen ma qet prej shpije se sta bej hallall as gjirin qe ta kam dhen, nuk lihet gruja per disa gabime se askush seshte perfekt, sot e asaj dite jan bashk dhe jan te lumtur shum gjithashtu edhe un me rejen me djalin dhe me vajzat perveq burit, aj vetem me trup eshte tek ne kurse me mend te tjetra, ende denimi si ka ardh prej te madhit Zot qka jam lut une, dhe mos te thot kush qe rejen smundesh me desht si qiken e vet sepse po betohem qe nuk ju genjej se askush pa deshir sme ka than ta shkruaj kete histori qe un e dua si qiken teme rejen dhe mund te them qe me dhimet me shum se vajzat e mija se djalin e kam pak me kryelart dhe e zen veten sikur un jam burr e don ta ule pak po un gjdo here i them qe jemi njesoj si gra si bura krijes e Zotit jemi. Aj sna ka dallu e kush je ti qe e dallon vetin ndaj nje femre, ju pershendes perzemersisht stafin e kesaj faqe si dhe lexuesit. Me respekt nga nje anonime 43 vjeqare.