fbpx
7 fmi

Kunatat per veti punojn e fmin i sjellin te Une, qysh s’kan marre, vin me 7 fmi pos “digju kallu” shkon shpija!


Kunatat per veti punojn e fmin i sjellin te Une, qysh s’kan marre, vin me 7 fmi pos “digju kallu” shkon shpija! – Pershendetje pasi qe po shoh shume histori te ndryshme ketu deshta ta shkruj edhe un historin time. Anonim ju lutem. Jam nje vajze e martuar ne Belgjike dhe jetoj shume e lumtur me burrin dhe vjehrri. Me vllaznit e burrit kemi nejt 6 vite se bashku por qe 3 vite jemi nda dhe secili jemi ne banesa tona afer njeri tjetrit. Vjehrrit jane me neve pasi qe burri eshte me i madhi dhe ata skan desht me u jek prej ktij. E gjithe situata eshte okej por dy kunatat e mia njana punon e njana jo i kan ka nje djal dhe per bese te zotit nuk kalon dite qe nuk i bijn e i lajn fmit tek ne. Une skam ende fmi por jam shtatezene dhe se kuptoj qysh skan pak marre me i pru gjdo dite femit te gjyshi e gjyshja kur edhe ne po deshirojm pak qetsi te kemi. Okej kur te punojn kan arsye por per pike te qefit gjdo dite ka 6-7 ore kjo eshte e pakuptimte. Une punoj ne Spital prej ores 7 deri n2 dhe gjdo here sa her te vi i degjoj zhurmat jasht prej dy djemve. Deri me sot skam fol asgje shkaku i respektit qe kam ndaj vjehrrive dhe ata asnjehere fjale renduse sme kan thene. Por shpresoj qe kjo eshte bere e teper. Ato jeten e tyre rahat e une me u marr me zhurma fmive tyne kjo eshte katastrofe, me siguri e bajn plan kur mi pru fmit me lu bashk edhe ma svin mi marr veq qe si lajn edhe me bujt te na e sidomos edhe do motra te burrave kur te vin i kan nja 7 fmi pos digju kallu shkon ne banes pasi qe jemi ne katin e par. Per fat te mir na kan qellu do Fqinje te mir e edhe ata pi durojn kto zhurma. Mundet njeri mi qu per naj zor por jo bash ne tepric se thojn ktu spo kena te aferm e veq ndermjet veti mu en. Burri jem po thot me dal me ni banese te tjeter por me vjen keq qysh mi lan vet edhe kta hiq spo kuptojn qe perse jena nda me nejt naper banesa te veta. Edhe me shoqe kur e foli kete tem gjithe me thojn kur ato si durojn fmit e veta pse mi duru ti. Saher qe foli ne telefon me familjaret e mi gjithmone me pyesin a femijet vetem tek ju po nejn a, a skan nana te tyre a. Po kan qellu do dembelajka qe sen hajr sju sheh njeri pos ne facebook e ne tiktoka tu nejt. Qe 3 vite jane te mdhaja me ba durim kshtu se tjeter kush jo 3 vite po as 3 ore nuk kish duru. Saher qe isha tu msu me kry shkolle e per gjithqka skam mujt rahat me msu shkaku ktyne edhe zhurmav te tyre. Jam ne hall e deshta me marr keshilla prej juve si te veproj ose qysh do kishit vepru ju ne nje situate te tille.