fbpx
ju te Shqiperise

Kunatat me thone “Hajt se ju te Shqiperise e meritoni me ju maltretu se e keni gojen e madhe”, ndersa Vjehrra…


Kunatat me thone “Hajt se ju te Shqiperise e meritoni me ju maltretu se e keni gojen e madhe”, ndersa Vjehrra… – Mirmbrema ju lutem nese keni mundesi te postoni edhe historine time anonim ju lutem. Kam shume nevoje per keshillat e dikujt. Une jam 29 vjece jam e martuar kam 3 femije jetoj ne kurbet. Jeten e kemi shume te mire, nuk na mungon asgje, burri ka qen 7 vjet pa letra krejt un ja kam bere letrat, kurre sja kam permendur nje fjale te vogel. U martova duke ménduar qe do jem e lumtur pour vuajtjet e mija nuk paskan fund kurre ne moshen 18 vjecare me vdiqen prinderit ne nje aksident .Mbas kesaj dhimbje njihem me nje djale prej Kosoves ,martohem me te isha shum e lumtur deri ne momentin qe linda femijen e pare ,te dyte. Ketu fillojne vuajtjet e …(vazhdon historia me poshte…)

Mija femija me qante gjith naten sme flinte gjume kurre, gjith naten u mundojsha me mbajt pa bere zhurme se burri shkonte ne pune. Por per te un e kisha fajin isha nje nene pa vlere qe sdija me ven femijen ne gjume. Me ka qelluar shum her boksa kokes – ftyres gjith e ulja koken thoja mos gabo me u nda i len fmite jetim pa babe. Zgjati kjo maltretime per 2 vjet rrjesht ngela perseri shtatezene pa dashje. Nuk doja me femije me te por as nuk mundesha ta hiqja nje krijese te Zotit. Filloj shtatezanine mire deri ne mujin e 4 pastaj serisht ja ka nisur me me qellu si te qanin femijet imagjino deri nje dite para lindjes me ka maltretimuar sikur te isha nje lop. Me ka ofenduar me ka shajtur edhe ku**, kur rri 24 ore ne shpi mbyllur sdal kurre vetem kur kam ndonje takim per femijet ,shkollen e femijeve e kam ngjitur me shtepine. Ama qe 8 vjet e martuar kurre ne jete skam dale nje hère per qef me femijet e mi e me burr. Krejt dalin shoqet e mija me familje vetem un kurre. Krejt vishen si te duan un kurre sjam vesh si te dua gjith e kam rrespektu si ka dash ai te vishem. Xhelozon te me coj te punoj, si kam kerkuar kurre te shkoj npune. O krejt e kam degjuar gjithcka kam bere e spo ndryshon kurre …(vazhdon historia me poshte…)

Kur me maltretimon normal qe un flas i them mos me rrih me se spo muj me jetu keshtu me ty. Me thot ju ku**** e shqiperise doni stupc me buk ne goje. Dy hère kam tentu me lendu veten po pa résultat kurre sma ka marr shpirtin Zoti. Si te jetoj kshu shikoj cdo dite si me maltretu mu e si i maltretu fmite. Femija eshte femije normal bon zhurme po tani cfare te bej un te mbys femijet pse don ti qe as miza mos ngjohet kur fluturon. Kam rene shum ne hall spo di ça te boj, ja kam thirrur 3 here policine e kur kan ardh policia i kam tregu me maltretu gjith po skam guxim me denoncuar te le fmite jetima si jam rritur vet. I flas edhe vjerres I kam treguar qe sjemi tu e kalu mire fmija yt po me maltretu non stop. Ajo ma ben hajd se burre eshte edhe vjerri yt me ka maltretu mu kur ka qen gjalle, [o qe ku jam sot thot sme ka gjetur gje nga e maltretima. Kunatat me thojne hajt se ju te shqiperise e meritoni me ju maltretu e keni gojen e madhe. Po Ku more Zoti madh, ku me ka dale nje hère mu ajo goje qe vetem me ofendojne. E din qe skam familje, skam mbeshtetje askund e lujn me ndjenjat e mija. Ku burri im falet 5 vakte, mbas ramazanin, nje dite u merzita me te i thash per cka me shkon falesh per cka man ramazan kur je mysliman vetem per emer se me vepra jo ski rrespekt per grun e fmite e tu. Une kurre si prek femijet e mi me dore, mundohem gjith me i edukuar me fjale. Kan njerez qe skan femije e luten ton jeten me pas nje femije. Ne i kemi 3 engjella na i ka fal i madhi Zot e ai sdin me i mbajt. Historia ime ska fund, vuajtjet e mija skan fund spo mundem me vazhdu dot me me tregu e kam lare téléfonin me lot deri shkrujta ktu. Ju lutem me jepni nje mendim kam nevoje per mendimet e juaja motra dhe vllezer jam dorezu nuk Po muj me ecur perpara. Faleminderit shum ju uroj gjith te mirat!