fbpx
me kerkon te hollat

Kam problem me Nenen time me kerkon te hollat, por nga Burri im ruhet e mua me ka lodh zemren, thot se…!


Kam problem me Nenen time me kerkon te hollat, por nga Burri im ruhet e mua me ka lodh zemren, thot se…! – Prsh Histori te Jetes! Ju uroj suksese! Une qe ju shkruaj jam nje nene e nje femije dhe po ashtu jam ne pritje te femijes se dyte! Dua te permbledh ne pika te shkurtra problemin tim! Kam pasur nje jete shume te veshtir! Familja me fejoj qe ne moshen 17 vjeqare jo me deshiren time pasi un kisha deshir te vazhdoja shkollen, por qe ajo enderr su realizua asnjiher! Nejse pas disa muajsh u martova dhe ne moshen 18 vjeqare zoti me fali nje vajz qe se ndrroj me asgje ne bot! Ktu fillon dhe kalvari i vuajtjeve! E rrita ate vajz me mundime, me vuajtje, shamje perbuzje, maltretuje etj etj qe ska roman qe i pershkruan. Mbas diku 9 viteve u ndava me ate njeri dhe vajzen e rrita e vetme me shum mund e sakrific! Pasi qe kalova gjith kto trauma, familja ime kembengulte qe un perseri te martohesha por me nje njeri me te hajrit! Un svendosja dot per asnji qe me silleshin rrotull! Befas diku para 2-3 vite gati u njoha me nje njeri shum te mire! Pas nje njohje jo shum te gjat ne u fejuam, ai ishte nje djal zotni qe mua me pranoi me gjith femin tim edhe pse vet ishte beqar! Deri ktu cdo gje shkoj mir! Un edhe ai e kalojm mrekullisht njeri me tjetrin! Zoti na e ka gzu zemren sepse ne presim nje engjell, nje bebe te vockel! Por problemin e kam me nenen time! Gjat kohes kur un isha e fejuar , i fejuari im pati nje problem shum te madh familjar qe u shnderrua ne nje fatkeqsi te madhe! Dhe ne ato momente te veshtira un i erdha ndihm me nje shume vlere lekesh! Per momentin zemra me ndjeu ta beja edhe e bera normalisht duke rene dakort me nenen time! Sot pas 1 viti un jam ne nje pozit aq te veshtir sa sdi ku ta gjej veten! Sa her qe takohem me nenen, i flas ne telefon apo dicka pa marr parasysh! Nena ime me permend vetem leket ne cdo sekond. Nuk eshte qe sduam ti a japim por per momentin jemi te dy pa pune! Un jam shum besimtare dhe besoj ne Allah por nena ime po ma lodh zemren! Sdua te bej gjynahe duke mos i folur apo duke mos e takuar. Por me besoni un jetoj ne perendim bej cdo fundjav mbi 6h rruge veq per te shku e per ta taku nenen. Ajo vetem me merzit dhe më le me lot ne sy! Nga burri im ruhet shum se sdo ti prishi relatat me te, por mua po me shkakton probleme psikologjike aq ma shum ne gjendjen e renduar shendetsore qe ndodhem per momentin! Ju lutem cfar me keshilloni si te sillem me nenen time se nuk dua te bej gjynahe, pamvarsisht se edhe ajo duhet ta kuptoj gjendjen time plus ato cfar ajo kerkon nuk i duhen sepse nga gjendja ekonomike jan super mir! I mirpres komentet e juaja duke shpresuar se sado pak do me vini ne ndihme! Allahu jua shperbleft ne kete muaj te begate! Faleminderit ne e postoni!