fbpx
s'mbet dit

Kam 6 vite martes dhe nje djal, por s’mbet dit pa e kujtu ish te dashurin, u martova tu mendu qe e harroj por…


Kam 6 vite martes dhe nje djal, por s’mbet dit pa e kujtu ish te dashurin, u martova tu mendu qe e harroj por… – Qdo dit lexoj histori te ndryshme e dashta me nda edhe un historin me ju pak a shum te marr ndonje kshill e cila kish mem ndihmu. 5 vite para se te martohem isha ne lidhje me nje djal per 2 vite. Ishim shum te dashurun dita as nata nuk na ndajke, diten gjejshjm zgjidhje te takoheshim fshehurazi e naten ka 3-4 or ntelefon at koh skish viber Whatsap gjithmon thirrshim me numer e deri pas mesnate tu fol. Gjithmon ia shprehnim dashurin njani tjetrit ishim shum tlumtur qdo gjë e ndanim bashk. Per qdo gje ne jet nje bluz me ble e pytshim njani tjetrin. Familja jem e kuptun niher nuk ishin tpajtimit por e kuptun se un e dua shum dhe nuk me than asgje por me thoshin qe te kisha kujdes pasi qe pak a shum ia njihnin prindrit. Pas nje kohe aj i tregoj familjes vet ata asesi nuk pranun ose ata ose neve i than ajo nuk esht per familjen ton jan te varfer mendimi tyre edhe pse ne ishim mir ekonomikisht dhe tani jemi akoma me mir. Ai ishte i ri nuk ishte ne pun akoma ne shkoll dhe priste te ardhura nga babai i tij pas disa ditesh atij ia kishin mbush mendjen se ne nuk duhet te ishim bashk tha qe na duhet mu nda pasi qe familja ime nuk po dojn un me kan me dikan se jam akoma i ri. Dita ma e keqe ne jeten tem ka qen ajo jam kan shum keq saher dilsha tek vendi qe u takojshim kembet u dridheshin bisedum edhe disa her ntelefon me pyt rreth njani tjetrit dhe ai dojke me mbet si shok te pakten edhe disa jav. Por vetem qka u lendojshmi me shum dhe ma i nderprem kontaktet. Jetojm ne te njejten komun dhe fati jon nuk paska qen i shkruar me qen bashk as nuk e shoh ma me naj dyqan apo dikun, edhe pse vuj me pa edhe ni her me bisedu me to. Pas 3 vitesh un u fejova u martova menojsha se plagen e mbyll me dashuri te tjetrit por nuk ish ashtu. Akoma mendoj per to burrin e dua shum ama prap sme mbet dit pa e kujtu ndonje moment kam 6 vite martes dhe nje djal 2 vjeq dhe akoma mendoj dhe dua shum ta sho e te bisedoj me te tpakten vetem nje her. Shum her hy nprofil tij t’ia sho te pakten nje foto nje dit pash statusin e tij i fejuar zemra gati me pushoj gjith naten nuk munda me fjet duke qare. Jo se doja te isha me të se e di qe esht e pa mundur asnje her nuk mendoj me tradhtu burrin por u lendova shum po jeta e till dashuria e par nuk po harrojka kurr. Mfalni nese e zgjata ju lutem ndonje kshill.