13 vjec

Jeta ime eshte shkaterruar kur isha 13 vjec, por kjo sme ndalon te jetoj, te frymoj te buzeqesh e ti jap force…


Jeta ime eshte shkaterruar kur isha 13 vjec, por kjo sme ndalon te jetoj, te frymoj te buzeqesh e ti jap force… – “Historia ime fillon para shume vitesh kur isha nje femije , thjesht 13 vjec. Nje femije zemra e te cilit buzeqeshte ne cdo moment, por gjithcka ndryshoi kur une u dh**ova nga nje mashkull. Akoma e ndjej ankthin, dhimbjen, vuajtjen tek e cila po rritem dita dites…dhe qe me ka transformuar. Nuk dua te pershkruaj ankthin e atij momenti… dua ta lej te vdes , por ndonjehere eshte e pamundur. Nuk i tregova familjes dhe akoma ajo sdin gje pavaresisht se kane kaluar gjithe keto vite e une jam ne universitet Nuk I duroj dot lotet dhe dhimbjet qe mund tu jepte kjo ndodhi e jetes time sepse nuk e meritojne.E vetmja menyre per tu shperblyer mundimet ishte qe te mesoja sa me shume dhe ia arrita , jam nje nxenese me rezultate shume te larta ne universitet , por ato me duken te pavlera tek mendoj faktin qe sjam ajo qe dukem. Nuk jam lidhur kurre me asnje mashkull , pavaresisht se shume meshkuj me kane dashur, sepse kam frike , kam frike edhe kur jam afer tyre , me sakt me duken te gjithe si ai qe se di kush ishte, qe zoti I madh e din, e nese ka zot lotet e mi te mos treten , por ta ndjekin e ta shkaterrojne si njeri…Nejse…pak rendesi ka urrejtja ime..seshte qellimi im… Nje pjese brenda meje vuan, aq shume saqe ndonjehere tentoja te v**sja dhe veten , por perseri mendoja familjen , dhimbjen qe do tju shkaktoja. Kete histori e kam ndare vetem me miken time ,me te cilen jam rritur, ajo me ka qendruar afer cdo moment dhe ne momentet e mia me te keqija. Sdua te zgjatem me shume, pavaresisht se jeta ime u shua para shume vitesh, po perpiqem te gjej force te behem dikushi dhe te jetoj jeten. Dua qe te gjithe qe lexojne kete histori te mos I maltretimoni femrat , nuk fitoni gje duke vepruar instiktivisht. Jeta ime eshte shkaterruar para shume vitesh, por kjo sme ndalon mu ate jetoj , te marr fryme, te buzeqesh…e ti jap force vetes per te luftuar kundrejt cdo fatkeqesie qe te jep ajo… Me shume dashuri …