fbpx
shtepi me Gruan

Jam e lumtur qe kam vajzen por Babai i saj vazhdon akoma te jetoj ne shtepi me Gruan dhe prinderit te vet!


Jam e lumtur qe kam vajzen por Babai i saj vazhdon akoma te jetoj ne shtepi me Gruan dhe prinderit te vet! – Pershendetje faqe e mrekullushme, Dua te mbes edhe un anonym si gjith te tjeret.. historia ime eshte shume e dhimbshme, Une jam mami e nje vajze 2 vjecare, ne jetojme ne France. Vajzen e kam jasht martese .. Gabimin qe kam bere nuk ja fali vetes, kam sjell ne jete nje vajze me bur te martuar.. Para disa vitesh njoftova babain e vajzes dhe krijuam bashke nje lidhje, Ai qe ne fillim me tregoi se edhe ai kishte 1 femi dhe ishte i martuar gati 20. vite.. Une ne ate kohe e ndare nga martesa ime e pare e lodhur e raskapitur sikur gjeta ngushellim tek ki person! Me foli shume seriozosht dhe me tha qe me gruan nuk kan asnje lloj raporti dhe me tregoi qe brenda ketyre 20 vitesh martesm qe kishte ai kishte pasur nje lidhje me nje vajze tjeter 11 vite.. pastaj ishin ndare per arsy te tyre, Por ama ne nderkohe me gruan nuk ishte ndarre kurre. Pushimet mbremjet festat darkat te gjitha me te dashuren ndersa me gruan asnjeher , kete e thonin dhe njerzit e tij jo vet ai.Eshte nje burr simpatik punon dhe fiton mire, Ka nje karakter te fort dhe nuk eshte mashkull qe deshiron te ndroj lidhje qe dmth here me nje femer e here me tjeter.Gjate gjith rinise dhe jetes se vet ka mbajtur gruan ne shtepi dhe ne nderkohe ka pasur 1 ose 2 lidhje te gjata si per shembull ate qe e ceka me lart 11 vite. Ne jemi 7 vite bashk. Mrenda ketyre viteve un ngela shtatzan dhe ai ateher nuk me tha as mbaje as hiqe femiun.. Dhe un sigurisht qe e mbajta sepse nje krijese kaq e pafajshme sigurisht qe duhej sjellur ne jete. Jam e lumtur qe e kam vajzen por e palumtur qe babai i saj vazhdon akoma te jetoj ne shtepi te vet me grua dhe prind te vet. Familja tij nuk din dhe nuk kan kuptuar akoma asgje se ketij i ka lind nje vajz. Emrin ja ka lan vajzes emrin e nenes se vet.. Nuk dua te them qe ai duhet te largohet nga gruaja dhe nga femiju qe ka me gruan , por nje gje nuk e kuptoj kurr ai nuk e dashuron ate grua pse nuk ja tregon realitetin dhe pse asnjeher nje nate te vetme nuk flen me vajzen te zgjohen ne mengjes babe e bije, Ai ishte i shqetesuar kur linda une por nuk ma tha asnje fjale te keqe erdhi ne lindje ne spital, vajzen e deshti qe nga momenti pare, e viziton vajzen cdo dite nga 3-4 ore ne mbremje rrin tek ne ne banesen tone, dhe me mua sillet mire, Por gjithsesi mua dyshimi me vret me shkatron se cfar fshihet mbas qe une nuk e di. ??!!Ai me ne i ben pushimet me ne eshte krejt kohen ne kontakt, gjithashtu me familjen tem hyn e del e ka muhabetin shume mire. Por familjes vet nuk i tregon qe ka fmi me mua, ndoshta prinderve duhej tu kish then qe ka nje fmi me mua sepse edhe vajza ime ka te drejte ti njohe gjysherit e saj.. Nganjeher mendoj se ai e ka cdo gje ne rregull me gruan e vet dhe me mua e ka filluar aventure por ja ku erdhen gjerat.. Mua me ka fal zoti te bukur shum dhe jam akoma e rre 32 vjece ndoshta dhe bukuria ime e ka terhjek ne fillim dhe ska mendu qe vijn punet deri ketu ku erdhen. Tash shpesh mendoj qe duhet te ndahem nga ky Person te mar vajzen dhe te jetoj sa me larg, sepse banojme shume afer atij, Me cmend dyshimi se pse nuk qendron me ne asnje nate dhe pse e fshes vajzen kaq shume, perderisa thote se martesen e ka te shkaterume shum moti dhe se po mos isha une bashk me kte person ai kshtu ose ashtu do te ishte me dikand tjeter. Cfar me keshilloni lexues te dashur? Ju flm ngs zemra.