fbpx

Ja fala tradhetine,ai eshte shume falenderues,po me rrin ne distanc dhe me flet me nervoz…


Ja fala tradhetine,ai eshte shume falenderues,po me rrin ne distanc dhe me flet me nervoz…-Mirdita kerkoj keshilla nga ju. Un jam 24 vjeqare jam e martuar ( 5 vite) dhe kam nje vajz 1 e gjys vjeqare. Para do Javesh e mora vesh qe burri im me tradhton me nje tjeter (qe 3 muaj). Ishte ne mes te nates Kur e mora vesh dhe sikur Allahu donte te me tregone, bija ime flinte me mes nesh dhe gjat nates kishte marr Telefonin e burrit Tim dhe me afroj mua. Un kam pasur nje ndjenj shum te keqe sa qe mu dridhke krejt trupi. Fillova te Shikoj ne telefonin e tij, dhe kur hyj n whatsapp shoh Se ka shkruar me nje vajz jo shqiptare, u befasova aq shum Se nuk e kam pritur , ata i thonin njeri tjetrit sa shum e duan dhe sa shum do të Donin te ishin prap afer njeri tjetrit. E mora telefonin Tim dhe e bera nje Video te bisedes Se tij dhe te fotov qe ajo ja kishte derguar. Tani u qova dhe shkova ne banjo dhe thirra motren time duke qar, qdo qelize ne trupin Tim u shkaterrua. Pastaj shkova ne dhomen e motrave binake te burrit Tim dhe jau tregova te gjitha. Pastaj erdha ne dhom ishte 5 mengjesi dhe thirra burrin Tim te me tregonte Pse e ka bere ket budallek! Kur e pyeta kush esht kjo? Ai e fshiri biseden qe kishte ne whatsapp dhe u be kishe ska asgje, ndersa un i thash tregom un i kam tashme te gjitha keto n telefonin Tim edhe pse i ke fshi ti.. ather Ai e Pranoj por vetem gjysen e vertetes, tregonte qe vetem ka shkruar me te dhe qe nuk jan takuar akoma.. por e verteta Ishe dhe me e tmerrshme, ata jo qe ishin takuar sdisa her Po dhe kishin pasur dhe marredhinie se.ksuale. Un kam qen e shkaterruar totalisht. Te nesermen e moren vesh dhe prinderit e tij dhe mu pergjeruan mua te ia fal Gabimin per hater te vajzes. Dhe un keshtu veprova, dhesha te harroja qfar ka bere dhe te ia fal gabimin, Ai ishte shum Falenderues dhe me tha qe nuk do e bej me kurr nje Gabim te till dhe se nuk e Dinte as vet qfar kishte ndodhur me te( Ai ka qen gjithmon Kunder personave qe tradhtojn) Nejse sa do e Rend qe ka qen per mua dhe qe vazhdon te jet un shum kam luftuar per dashurin qe kam per te por nuk kam me fare besimi. Tani per momentin Qka me lendon hala me shum esht qe Ai nuk po mundohet te mbaj dashurin Ton, mundohet me majt distanc flet shum i nervozuar me te gjith familjen, nuk kemi fare biseda, esht shum i ftohur! Un kam duruar shum e kam bere per hater te familjes sime, dhe qe bija ime te rritet me te Dy prinderit, por ngadaldale Po me ik durimi, dua vetem pak shpres nga ai qe me do dhe ket te Ma tregoj me verpra dhe jo me fjal.. Ju lutem mundohuni me kuptu gjendjen time, si do të kishit vepruar ju Po te ishit ne poziten time?