fbpx
Princesha

Ishin nje familje ku Vajzat e tyre trajtoheshin si Princesha, ndersa Vajza e huj si berllog!


Ishin nje familje ku Vajzat e tyre trajtoheshin si Princesha, ndersa Vajza e huj si berllog! – Po du me shkru per nje dhimbje qe e kom ne zemer e qe po me shkatrron dita dites. E di qe ka plot femra te sprovuara por un po vuaj shum. Jam nje vajze 26 vjeçare vi nga një familje e thjesht e edukuar me kushte mesatare. Qysh e vogel u rrita me mendimin qe te jem e ndershme e thjesht, te mos shikoi tek mashkulli inters po dashni veq. Sa isha ne fakultet kisha oferta te ndryshe me msit nga Amerika, Gjermania po disi me dukej sikur veq interes po i marr e doja te krijoja lidhje me dike qe e ndjej qe e dua. Ne fakultet e takova nje djal qe nga shikimi i pare u dashurova ne te. Ai vinte nga fshati. E une nga qyteti asnjehere s’kam bo dallim ose ta ofendoi e qes poshte dike vetem pse eshte nga fshati. Nuk kishe pasuri por mua s’me intersonte. Ai me luti aq shum per nje kafe sa qe me n’fund e pranova pas aq shum insistimit. Ishte hera pare qe pranova te dal me nje mashkull se gjithmone kam qene shum e tip i ndrojtur. Ky sillej shum mire me mua veqse paksa xheloz ishte qe nga fillimi por mendoja me kohen do behej mire. Me ne fund e pranova lidhjen me te kalonin shum mire se bashku. Me kalimin e viteve sjelljet e tij ndryshuan me konsideronte si me qene prone private e tij, filloi mem xhelozu e bertit pa arsyje. Ndonjehere behej nervoz ne pune e me reagonte mua pa i pas faj. Isha shum ne stres psiqik edhe e lodhur tere kohen. Me keqtrajtonte, ishin familje ky vajzat e tyre trajtoheshin si princesha ndersa vajza e huj si berllog. S’mund ta perballoja xhelozin e tepruar ngase kisha dyshime qe veq e perdor si pretekst e mbrapa shpines me tradhton me mezi i jepa fund asaj lidhjes. Tani kan kalu dy vite e jam shum keq kam ngec pa asgje ne kete jete. Kam bo saber por prape kot spo gjej lumturi dot. E di qe s’bon mu dorzu po shum vuajtje kam pas kete jete, gjithmone isha shum e urte shum e sjellshme po kot jeta veq vujtje me dha. Se di pse njerzte e drejte duhet te vuajn kaq shume. Nuk shikova interes po prape ma nxiu jeten. Me se shumti me djeg shpirti e zemra kur e shof ate te gjitha i ka po jeton jeten si me se miri. E kam mallku nga zemra per vuajtjet qe mi ka shkaktu. Nese ka dikush ksi lloj rasti te komentoi ju lutem se kam nevoj per kshilla. Prape lutem tek Allahu mem ndihmu me na qel naj udhe se shum e deshpruar jam. Flm per mirkuptim. Ju pershendes!