fbpx
te Une

I thirra familjen e tij ju thash “Cka po ju pengon te Une”, direkt m’than “Ti i ki 2 femij me tjetrin, kjo na pengon”!


I thirra familjen e tij ju thash “Cka po ju pengon te Une”, direkt m’than “Ti i ki 2 femij me tjetrin, kjo na pengon”! – Prsh jam nje anonime 32 vjet kam dy femij jam e divorcuar nga burri dhe jetoj e vetme ne Zvicer. Para 2 vjet jam njoftu me nje mashkull ne fillim filluam te jemi vetem shok mbas nje kohe mi shfaqi ndjenjat dhe kerkoi ti jap nje shance per te pasur nje lidhje serioze. Une i tregova qe kam dy femij dhe e pyeta mos ndoshta do te kesh penges femit dhe ai me shume bindje me tha Jo! Dhe une pranova dhe ai tregoi familjes te tij dhe ata me pranuan ashtu sic isha kurse mbas 5 muajsh shkova ne vendin ku ai jetonte u takuam dhe une tregova ne shtepi per kete lidhje qe kisha dhe vendosem qe te bashkohemi! Gjithcka shkonte mire perderisa papritmas nderhyri familja e tij me fjale negative duke i bere atij presion se ajo nuk eshte per ty ajo ka dy femij me pas ai nuk u nda nga une por vazhduam lidhje te fshehte nga familja e tij dhe une e pyeta deri kur do vazhdojme keshtu ai me tha nese do te vazhdojme ne kete menyre okej nese nuk te pelqen vazhdo ket rruge vet por une isha e dashuruar dhe vetem prisja te ndodh ndonje merkulli! Mbas 4 muaj me premtoi se do jet me ndryshe se e kishte bindur familjen e vet dhe vendosem veres qe ai te vij tek une dhe te bashkjetojm te dy por perseri nje antar i familjes se tij pa asnje arsyje perpiqet ta bind te dashurin qe te ndahet nga une dhe ai me thot smundem te jem me ty shkaku i femijve te tu dhe vendosa te flas me familjen e tij qe te me qartesojne pse kac shume kemgulin qe ne te ndahemi! Dhe ata direkt me thane shkaku jane femijet kurse ata nga fillimi e dinin qe une kam femij dhe pranuan kurse tani papritmas ndrishuan at mendim qe kishin dhe une ju thash qe une jam kujdestarja e femive te mi dhe qe i dashuri im ska dhe sdo te kete asnje preukupim me femijt e mi dhe kjo bisede mori fund dhe perseri cdo gje vazhdoi normal dhe tani ai kemgul qe te bashkohemi sa me shpejt por tani une kam disi dilem dhe frike pasi ai eshte nje person qe kur eshte me mua eshte ndryshe dhe kur eshte me familjen 1 fjale ti thote familja ai ndryshon me falni qe e zgjata pak si shume por desha qe te mar nje mendim apo nje keshill dhe nga ju faleminderit per mirekuptimin.