fbpx
çka me folë

I thash “S’kemi çka me folë” se nuk din as me me shkru, flet kajherë do fore palidhje qe tybe as një 20 vjeçar si flet!


I thash “S’kemi çka me folë” se nuk din as me me shkru, flet kajherë do fore palidhje qe tybe as një 20 vjeçar si flet! – Përshendetje grupi! Shpresoj t’jeni mirë t’gjithë me shëndet! Edhe unë si t’gjithë njerëzit kam halle e derte po ky i imi apet nuk krahasohet me at se çka po lexon njeri n’këtë faqe. Jam një vajzë nga Klina, jam 28 vjeqare. Shyqyr Zotit kam arritë diqka n’jetë e me u bo e pavarur n’jetë me studju, me punu, edhe pak po mendoj te shkoj në Gjermani me fakulet, dmth me diplomë. Krejt këto merita i takojn nanës e babës se gjithë na kanë nejt gati për t’gjitha, sidomos për ka shkollimi. Nejse, po hy direkt e n’temë. Prej Vitit t’Ri jam t’u folë me një djalë nga ana e Suharekës 2 herë kam folë me të e dy herë i kam thanë që mos me folë. E tregoj edhe arsyn pse nuk dojsha me vazhdu me folë me të. Ketë djalin e kam njoftu përmes një shokut. N’fillim kur ja nisi me shkru mu dok djalë i mirë, jetojke n’Zvicër që 4 vjet. Shumë djalë i sinqert, jo asi laperi që janë bo çdo i dyti. Ky ka studju Arkitekturë ( nese ka studju se kam dyshime që edhe s’ka kry fakultet) . Problemi është se doket sikur veç filloren e ka t’kryme. Dyqysh, s’mundesh me folë me të bash për kurgjo. Krejt tema të kota! As nuk guxoj me hy me debatu diqka me të. Për mu ka rëndësi shumë shkollimi edhe pse po ka boll edhe asi që bash kurgjo nuk i vynë shkolla se qysh u bo kjo Kosovë krejt diplomum e t’shkollum, krejt po diplomojn po shumica sa me pasë qat diplomë. Flasim tema që kurgjo neve nuk na hyjnë n’punë. Hysa, Hasa, krejt palidhje… Me shkru shkrun tepër keq. Shumë fjalë as që i marr vesh se çka shkrun. Unë i tregoj se çfare plane kam për jetë, se qysh me punu, qysh e shoh jetën ai vec ta kthen ” Aha, shumë mirë për ty” , t’i nalë fjaltë qaty. S’din njeri çka me shkru mo. I kallxoj diqka aq gjatë e n’fund një fjalë ta shkrun. Ka interesim, e shoh po se di ku është problemi te ai që nuk din me u qasë n’bisedë. Nuk shkon gjithë veç “qysh a je mirë, qysh kalove sot” Po hatri i asaj që po doket shumë djalë i mirë e i sinqert po flas me të edhe pse dy herë i kam thanë qe s’kemi çka me folë. Normal, arsyen nuk ja kam kallxu. Taman puna me nënvlersu dikënd në at formë. Sa po mundohna mos me i kqyrë qeto sene, del diqka që po m’çuditë se qysh arkitekt e mos me lexu bash hiç kurgjo. Me kanë që ish rritë jasht e kisha kuptu, se është sistemi i jetës pak më ndryshe, bile shumë e kisha kuptu nese ish rritë jasht. I flet kajherë do fore palidhje, se tybe as një 20 vjeçar si flet. Si 32 vjeç me folë naj sen diqka ma mirë, ma serioz. Prej Vitit t’Ri që flasim kurrë nuk kallxon naj interesim pak ma ndryshe , interesim për mu, për ne dy, a diqka po krejt tema të panevojshme. E di që ka me pas prej atyne n’ketë grup që edhe ju doket palidhje kjo ngjarje edhe keni me m’sha, po ka me pas edhe prej atyre që kanë me m’kuptu. Besomni se nuk jam t’u lypë ma shumë se sa çka mundem me ofru. Nuk po di çka me bo me ketë djalë, pernime, s’po di çka me bo!