fbpx
s'do mbulohem kurre

I thash Burrit “Une s’do mbulohem kurre, ti falu sa dush”, nuk i du keta me pantollona te shkurt e mjekrra te medha!


I thash Burrit “Une s’do mbulohem kurre, ti falu sa dush”, nuk i du keta me pantollona te shkurt e mjekrra te medha! – Anonim. Pershendetje gjithve. Kisha dashur keshill nga ju te cilet keni pervoje apo njohuri nga tjeret ne kesi lloje situate! Jom 27 vjeqare jam ne prag te marteses qe 5 vite jam e fejuar. Ne fillim me partnerin para se me fillu lidhjen jemi marr vesh per gjerat se deri ku mund te tolerojm njeri tjetri ne lidhje me fe. Kur kam filluar te flas me partnerin ai eshte falur nganjeher xhumave dhe ka agjeruar. Mu kjo nuk me ka penguar. Une i thash qe pajtohem qe ai te falet agjeroj dhe adhuroj Allahun, por jo te leshoj mjekerr apo pantollonat te shkurt se nuk i du kta mashkuj dhe qe une sdo mbulohem kurr le te falet ai sa te doje nuk me pengon. Ai me dha fjalen qe nuk do shkoj ne ekstrem me fe. Dhe keshtu vazhduam lidhjen. Nje lidhje shume e shendosh dhe e mire. U ben 5 vite qe 1 vite ai ka filluar shume te hy ne fe ndikohet shume nga disa familjar. Tani kerkon nga une te hi ne fe kur i them qe me ke jap fjalen ne fillim dhe jemi pajtu, i them pse ke ndryshu tani ai thot po kam ndryshu mendim tani dua te hish ne fe. Une nuk jom kunder qe ai te falet te shkoj ne xhami te agjeroj Por jo te hi ne ekstrem. Tani me ka kerku te fale namaz kam pranu qe kur te martohem do filloj pasi qe ma ka qite kusht qe e do gruan me namaz tani, me ka ndaluar club-et jam pajtuar, me ka ndaluar alkohol kam pranuar tani perzihet edhe ne veshje qe une nuk e teproj kurr ne veshje i pengojn me krah shkurt nganjeher disa fustane te ngushta mund pajtohem. Tani me ka qite kusht o me hy ne fe o ndahemi, familja me thote te ndahem qe mos te me imponoj mua,une nuk dua te ndahem sepse me vret ndergjegjia nga fjalet e njerzve natyrisht e dua ate dhe kjo ka qen endra ime te jem gruaj e vetem nje burrri (atij ja fala komplet veten). Mendoj te mos ndahem te jetoj me te dhe te filloj namaz dhe te mundohem qe ai te ktheht nga pak mos te hy ne ekstrem po mendoj qe ndoshta mund te kthehet prap siq ka qen dhe jo keshtu sic eshte ber, gradualisht duke mos i bere presion por me te mire duke mbeshtetur dhe duke e largu nga ekstremi qka ka filluar. Ai deri tani nuk ka leshuar mejekerr as pantollona , ka fillu mos te ndegjoj muzik dhe nuk ka ate haren disponimin kenaqesin si me pare kur dilnim Tani mendon qysh te lexoj falet etj. Tani thot nuk dua te le une ty te dua shume por nuk mund te pranoj nese nuk ndjek rrugen e Allahut. A mund gradualisht me te mire te kthehet sic qka qen me ato gjera si ne fillim apo nuk ja vlen qe te provoje te martohem e pastaj te ndahem? Jom shume e merzitur e stresuar me dhemb shpirti ende nuk mund te besoj se si kjo mem ndodh mua, sdi qka te beje!?