fbpx

I preva floket per me ju dok burrit tim e bukur, ai nga nervoza ma thej telefonin dhe me tha kon e ke vet qe i preve…


I preva floket per me ju dok burrit tim e bukur, ai nga nervoza ma thej telefonin dhe me tha kon e ke vet qe i preve… – Ehhh … po jeta paska sfida … “AJO” Po po vet e zgjodhi .U dashurua… ENDE re e sinqert , por para pak vitesh e rënë ne kthetrat e dashurisë, së nje maskilisti ,të së njejtës moshë as me i ri as me i vjeter … Shpreh copeza nga “Jeta” e saj … “Jetë” kur thjesht per nje shprehje mendimi , jo te pelqyer nga mosdija dhe krenaria e tepert e tij, të thuhet “mbylle gojen “ fare mos fol . Epo … “Cka munde te thuani ju per kete ofendim nga nje person që mund te ja thotë edhe nënës se tij ? Por pse ? Ndoshta “Une” edhe jam gabim por vetëdija më dërgon tek nje arsye te dhimbshme ,që gjej tek fjalët e ngulitura në kokën time, shprehur për nje nga copezat e jetes me poshte, nga vet personi i ofenduar – Nëna ( “”) . AI është mashkull , meshkujve ju ka hije . Epo TI , Njeri , si thua … “Jetë” kur per nje prerje te ballukeve te flokeve , nga deshira per te ndryshuar diqka tek vetja që e ndjen lumturin dhe ndjen që do te dukesh bukur, jo vetëm që nuk përkëdhelësh për nje ide të mënduar edhe për ta si një befasi të kënaqëshme , sa per ta thyer edhe monotonine, por te thyhet telefoni yt para fytyre, me fjalet me te kqija e më te ndyra qe egzistojne , se ku e more guximin ta bësh , nuk ke te drejtë , se ashtu them unë , une vendos për floket tua. Epooo… “Jetë” kur te cënohen te drejtat dhe liria e levizjes normale , si njeri , si e emancipuar me vetëdije të plotë me rrugën qe ka zgjedhur , e rritur me edukaten dhe dashurine e pakusht nga familja , por tashmë e martuar. ”Jetë” me cenime te tilla si : kjo shoqe duket qe eshte “k***” nuk ke nevojë të dalesh me te , jo se jo , se ashtu them unë. C’te duhet kafja me kolege, pas punës kur me to je gjithë kohën në punë. S’ka dreka me shoqe, s’ka dalje ne mbremje as per nje bisede as kafe, sepse pasi te bie terri nuk bën. Pune – banese. Asnje fjale me shume. Sepse ashtu them une… “Jetë” kur, nje pauze, nje dreke e ngrene me MOTRËN, te kthehet ne vaj , vetem pas 5 minutash qe del, ne harresë nga papritshmeria, turpërohesh para motres, turperohesh ne pune duke ardhur nga acarimi e të merr telefonin, pastaj kthehet e ta kthen prap, me arsyen se pse nuk me tregove ne momentin qe shkele pragun e deres te vendit te punes, ose posa e caktove tekimin por dole, prej aty pa e ditur une , sepse ashtu them une, ashtu une dua te jete, ta di c’do hap qe bën. “Jetë” kur nga dramat e nje familje te vuajtur, prej shume vitesh, që ishte percaktim I fatit te tyre duhesh të kesh kujdes nga c’do fjale që e te del nga goja, sepse edhe fjala e vogel do mund ti lendoje. Epo… hesht, e përbin dhimbjen edhe fjalet, sepse ke vendosur te jetosh me ate familje dhe hesht e hesht…duke menduar në te mire te ndjenjave te tyre dhe ndergjegjës në vetvete, sepse je edukuar si e tille dhe e pjekur tamam edhe pse ende nene por person që beson ne Zot dhe e ndjen ne zemër qe Zoti është me durimtarët. “Jetë” me nje individ që edhe kur e kupton që nuk ka vepruar drejt, arsyetohet me : kështu jemi ne kemi qene gjithmonë familjarisht, i kemi maltretuar e si kemi degjuar grate, e nga familja juaj se di as që më intreson. “Jetë“ kjo kur me dhimbje ne shpirt pak muaj pasi ke filluar, vendos ta braktisesh punën, e të qëndrosh në shtëpi ,e lodhur dhe e rraskapitur nga stresi, maltretimet psiqike dhe frika nga përulja prej kolegëvë të punës, për arsye të tij, maltretimë kjo që fatkeqesisht kthehet herë pas here edhe ne atë fizike? “Jetë kur nga lodhja psiqike nuk të mbetët as fije energjie për ti dhënë vetes vullnet për dicka qoftë në të mirë të vetvetës… epo ka edhe plot e përplot copeza tjera nga e ashtuquajtura “Jetë” e saj (fatkeqesisht aktuale)… Por a quhet Jetë kjo? Hëëë… Kam nevoj të ma thuash, ti… Vetem Ti, TI qe je NJERI.