fbpx

I premtova vetes qe kurr nuk do ta tradhetoj me burrin tim,Zoti ishalla do mi fal mekatet por kam deshir qe vetem edhe njeher te…


I premtova vetes qe kurr nuk do ta tradhetoj me burrin tim,Zoti ishalla do mi fal mekatet por kam deshir qe vetem edhe njeher te…-Ende e dua edhe pse jeta na ndau !Dua edhe une si gjithe te tjeret te tregoj historine time! Jam nje vajze qe shkruaj nga gurbeti. Jam e lindur ne Kosove. Ne moshen 16 vjecare u dashurova ne nje djale qe ishte nje vit me i madh se une. E prita 4 vite vuajta shume por bera edhe gabime qe ju besoja shume tjerve se cka me thonin. Ka pas vite se une jam ra ne gjume me emrin e tij ne goje. Kam vujt shume per te. Gjithe kane qene kunder edhe kane ndiku shume ne lidhjen tone. Ka qene ne lidhje ne largesi. Askend se kam pranu gjate atyre viteve. Edhe nese dikush me vinte une se pranoja. Dilja qe ta njoftoja dikend se doja ta dashuroja dike tjeter se isha lodhur nga pritja por me kot. Diten tjeter vetem se thoja se nuk jam e interesuar. Sikur sot me kujtohet kur e takova per here te pare. Ai shikim, syte e tij dhe gjithcka. Gjithcka me ben qe te vuaj per te. Nr moshen 23 vjecare me ndodhi dicka qe kurre se kisha pritur ne jete. Pas shuem vitesh vendosa ta harroj dhe ta vazhdoj jeten por gabova diku tjeter. Dikush tjeter ma morri virgjerine pa deshiren time. E di jam treguar naive, e di ishte faji im. Kam jetuar shume keq dhe skemi pasur shume.Kam punuar me nga gjysme dite sa si ndjeja kembet e mia. Kur vija ne shpi prap poter e piskame. Doja vetem te ikja nga shtepia dhe gabova besova ne dike qe mendoja qe me donte. Doja vetem te zhdukesha dhe ky gabim me ben te vuaj edhe sot. Sot prap nuk jam mire kam ra ne depresion. Pas gjithe asaj qe ndodhi me gjeten nje djale jashte te martohesha me te. Nena ime mu luste martohu se e ke shkatrruar jeten tende kerkush nuk te merr me keshtu. E shihja se ishte e semur dhe nuk doja qe ajo te lendohej dhe ndoshta do te vdiste nga vuajtja. Motren se kisha ne krah me shante doja vetem te hidhesha nga ndertesat. Morra dike qe nuke doja per hater. Kurre se kam dashte dhe nuk e dua. Mundohem se me respekton dhe me don u martuam bera gjithcka durova farefisin e tij, durova vjehrrite e mij e gjithe. Kam nje vajze qe e dua me shume se gjithcka. Por vuajtjet e mia me kane ftoh shpirtin, ma kane ngri gjakun. Burrin e respektoj mundem te ta dua. I premtova vetes qe diten e fejeses se kurre me nuk do ta tradhtoj burrin tim as me mendje. Nuk e bera kurre dhe sdo ta bej. Pavaresisht problemeve qe kemi. Une dashni skam per te se skam pasurr kurre jam martu hatri familjes time. Hatri prindeve te mi. Pas 5 vitesh martese rashe ne nje gjendje qe ishalla as armikun se shoh. Kisha nje ndjenje dhe shihja ne enderr dashurine time te pare. Ate qe e desha fort. Nuk mund ta besoja se e dija qe do me shfaqej diku. Ashtu ndodhi ne gjendjen time te mjerushme qe isha e dija qe do te ndodhte. E dija qe do ta merrja goditjen e fundit. Zemra jem me qan ende. Sdua te dorezohem se asnje here sju dorezova edhe pse e deshta shume. E dhashe nderin tim per nje gabim qe kurre sja fali vetes por ketij si dhashe kurre asgje timen. Asgje sdua ne jete vetem njehere ti hidhem ne perqafim dhe ti tregoj se e desha shume. Do te vdes dhe jam e vdekur brenda por nje gje le ta di se une e desha ashtu sic i thoja cdo mbremje. E desha dhe do ta dua pergjithmone. Zoti ishalla do mi fal mekatet e mia por jeta qenka shume shume e pa drejte!! Ju faleminderit qe lexuat historine time. Ishalla kurre askujt si ndodh kjo gje!