fbpx
lej gjithcka

I kam punet keq me Burrin se Ai po kerkon nga Une qe te lej gjithcka, familjen, punen, jeten time per me dal jasht!


I kam punet keq me Burrin se Ai po kerkon nga Une qe te lej gjithcka, familjen, punen, jeten time per me dal jasht! – Pershendetje, Une dhe burri im kemi nje problem te madh. Jemi se bashku qe 8 vite, 3 vite me pare ai u pasurua me dokumente Amerikane (greencard). Mu ketu ndryshoi gjithcka. Une jam shume ne hall per shkak se ai kerkon nga une qe te lej giithcka familjen, punen, jeten time ketu dhe te shkoj te filloj nje jete te re me te ne Amerike. Une nuk dua aspak per shkak se atje skam askend ndjehem shume e vetmuar dhe ketu kam mbaruar fakultet kam nje pune te mire, kam familjen e shoqerine time e atje duhet te filloj nga 0 perseri. Momentalisht jemi te dy ne vende te ndryshme ai atje ne gurbet e une ketu vetem edhe pse jemi te martuar jetojme ndaras pasi qe nuk gjejme gjuhe te perbashket. Para se te martohemi ne kishim nje marreveshje qe ok do i hyme kesaj rruge bashk mirepo atje do te shkojme vetem disa here nese jemi keq financiarisht ketu por sapo te jemi mire financiarisht te kthehemi prape ne vendlindje e te jetojme jeten tone ketu. Nuk dua qe te jetoj atje nuk me pelqen fare, me tmerron fakti qe duhet te jetoj vetem pa asnje njeri pervec burrit tim, eshte shume larg se di. Me e keqja e kesaj historie eshte qe ne ishem mire ketu une isha ne pune edhe aj ne pune, kemi nje shtepi jemi mire dmth por jo edhe lukse te medha por ati si pelqen per shkak se ketu skemi jete stabile dhe smund ti lejojme asnje gje luksi vetes tone se normale edhe aq jan rrogat dhe ati i pelqen qe femijet tone te rritjen atje pasi qe mendon qe do te kene nje te ardhme me te mire atje se sa ketu! Kemi patur shume debate deri ne ate pike ku kemi menduar edhe te ndahemi edhe pse duhemi aq shume, ju cfar mendoni a eshte e drejte kjo per mua? A duhet te lej cdo gje dhe te shkoj atje edhe pse do vuaj e do merzitem aq shume per familjen dhe jeten time ketu? Ai spranon asesi te vin te jetojme ketu vetem e vetem nese ka ndonje pune me rroge aq te mire sa edhe atje per shkak se thote kam vuajtuj e kam punuar aq shume atje dhe prap nuk kam asgje ndersa atje ne aq pak kohe ka mundur ti sigurojn vetes aq shume sende qe asnje here nuk i ka pasur mundesi ti kete. Ju lutem per ndonje mendim pasi qe ne nuk mund te vazhdojme me keshtu te ndare, ose do ndahemi seriozisht!