fbpx

I kam 7 vllazni krejt nuset e tyre refuzun mi kqyr prindt, Baba e ka nda hisen tasht veq bijave…


I kam 7 vllazni krejt nuset e tyre refuzun mi kqyr prindt, Baba e ka nda hisen tasht veq bijave… – Po e shoh po publikohen shum histori te ndryshme ne kete faqe edhe un vendosa anonim me postu. Na jemi 10 fmi 3 qika qe tash jena bija edhe i kam 7 vllazni. Ne kohe te luftes 3 vllaznia e mdhoj dulen jasht me gra e fmi erdh puna qashtu prej kampit te stankovecit ne kohe te luftes dulen jasht. Na 7 fmit tjer metem ne kosove me prind se lufta na nxani qashtu kem qkepun dikush te dajt dikush shpi edhe smujtem me kan bashk me ata vllaznin qe dulen. Nejse kaloj lufta kalun edhe 10 vjet tjera mas lufte atyne vllaznive tjashtit ju dulen letrat edhe vishin pushim i bonen punt mire po kur i martum kta 4 vllaznin ne kosove si i murren grate ja nisen me ndryshu raportet ne familje. Te tan lypshin me dal jasht ne te zezen se ktu skishin prespektive po pleqt sdojke kerkush mi marr pergjegjesi. Asnjani sdojke me nejt ne Kosove me sakrifiku per pleq thojshin na shkojn fmija posht ktu ska prespektive pleqt jon sot per neser etj. Nejse 7 vllazni mi boni nana e asnjoni ske per ta, qatehere ne 2010-ten kta qe mete ne ks tan dulen jasht metem na qikat mu kujdes per pleq edhe pse na te martume e me 100 obligime tona. Pleqt kaniher i marrshin jasht po edhe kur i marrin veq mshel rrishin ato grat e tyne nuk kujdeseshin per ta hiq edhe qaq i injorojshin saqe baba e nana vendose ma mos me shku atje jon idhnu me vllazni. Tash kta jan pleq na qikat po shkojna me ren mi kqyr me jav bo buken me ju nejt gati jan met ne dor tona pleqt. Baba ka vendos me shpi me tok me na nda ne 3 vena pasunin se na pi kqyrum pleqt edhe vllaznin i ka hek prej hises se ata edhe ashtu kan pare boll atje jasht po edhe masi refuzun me sakrifiku per pleq qaty u ftofen raportet. Tash vllaznia na kan marr neve shum inati sidomos grate e tyne slajn te zez pa na thon veq pse baba ka vendos neve me na dhan hisen. Grate e tyne kan than na sdojm pleq se si kem kurgja mi kqyr. Grate e tyne kane than sjetojme me pleq e tash kur pleqt kan vendos mos me ju lan sen e kan qit guhen si te gjarrpnit. Na bijat nuk kena dasht hise as kurgjo edhe kena refuzu veq mos mu prish raportet me vllazni se e dina qfare jane ata, amo baba ka than per vllazni ata si kam evlad te hajrit ata sna kan kqyr ma shum ja kum pa hajrin juve qikav se djemve qata hallall nuk e kan ata me marr pasunin e token tem. Baba ka insistu shume me na nda neve edhe na jena met as knej as anej spo dim qa me ba, jena mes dy zjermash kneh deshira e prindve knej vllaznia qe po dojn me na leqit veq pse baba ka vendos neve me na lan hise. Qa kishit ba ju i komentus amo folni drejt nese ishit kan ne ven tonin si bija e qe i kishit kqyr pleqt nenstop a e kishit marr at hise. Qitne veten ne poziten ton qa kishit bo ju? Nese kish ba anonim me postu edhe ni ngjarje tjeter me te cilen po perballum po sesht histori veq sa me mujt me marr mendim prej komentusve, nese ban ta dergoj edhe ata.