fbpx
martes

I kam 15 vite martes me Burrin tim, kam crregullime ne jeten time, kam fillu te flas me nje tjeter…


I kam 15 vite martes me Burrin tim, kam crregullime ne jeten time, kam fillu te flas me nje tjeter… – Pershendetje Histori te jetes ,Kam nevoj te qahem me dike dhe vendosa te shkruaj ketu historin time pasiqe kam par qe jepen shum mendime nga me te ndryshmet, do zoti me jepet ndonje drejtim nga mendimet qe do marr ,, Jam nje grua nga nje Fshat i kosoves e martua qe 15 vite,qe 3 vite jetoj ne itali me burrin, kam dhe femij,mosha ime eshte 35 vjece poblemi im aktual qendron tek mendja ime( me duke se po cmendem) ose me sakt (jam cmende )pasi qe bej gjat shum kohe mbase dhe vite gjera te  … (vazhdon historia me poshte…)

crregullta vazhdimish ,leht perfundoj duke ber gabime, gabime nga me te ndryshmet kur jam mir jam ok me mendjen kam nje vullnet te hekurt dhe jam vetvetja, por kur nuk jam mir bej gjera qe mbrapa as nuk arri te kuptoj se si i bera pendohem shum por pendesa pas gabimit nuk ka vler,kam ndjenja dhe Humor te luhatshem nuk arri te jem stabile sic eshte cdo njeri, ajo qe me shqeteson mua eshte fakti se mos ne kete gjendje qe jam do me shfrytezoj dikush duke me ber per vete do perfitoj nga mua dhe do me bej (hor)dhe kjo eshte gjeja e fundot qe do doja, me mir do preferoja vdekjen se sa nje gje te till ,shqetesohem per kete gje pasi sic ju thash bej gjera te crregullta kur jam e pa vetedishme, para ca kohesh kam perfunduar duke folur me nje djal ai jeton ne kosov kete djalin e kam njohur ne rrjetet socjale dhe pati krijuar nje pershtypje shum te mir per mua ,kemi folur vec gjera te pergjithshme per pak dit dhe as gje ne vecanti pastaj i pata thene qe nuk e zgjas me nje te huaj gjat edhe pse kishte deshir qe  … (vazhdon historia me poshte…)

te flisnim me kuptoj dhe i tham lamtumir njeri tjetrit ,pas nje perjulle kohe e si per dreq e kontaktova perseri thjesht vec per ta pershendetur mirpo ne fillimet e foljes ton ne ndjesin e brendshme timen kete njeri e ndjeva si ta kisha te familjes si vella ose si nje te afer keshtu me pershkoj nje ndjenj ,sic e Dim te gjith ndjesija nuk imponohet por vjen pa pritur cfar do ndjesije qoft ajo dhe keshtu per shkak te kesaj ndjenje te cuditshme qe akoma e kam dhe per shkak te crregullimit tim mendor perfundova duke shkruar me te ,i tregova qe te ndjej si te familjes ,do thoni ju cfar shkruanim asgje te vecant thjesht ku rafsha mos u lendufsha sic i thon nje fjale MirPo me kalimin e kohes fillova te kuptoj qe ky ka qellime te tjera per mua me linte te kuptoj qe me do per grua pasi qe sic thoshte vet ai kishte shum rrespekt per mua ,dinte dhe qe kam hequr shum me burrin kam kaluar nje jet te veshtir me te dhe shpesh me thoshte qe gjerat do ndryshojn per mir ki besim tek mua ,kur e pyesja se cfar nenkupton me kete pasiqe un te  … (vazhdon historia me poshte…)

shikoj si vella dilte nga situata dhe me thoshte qe ashtu jemi ne si vella e motir,shpesh i kam then lamtumir pasi qe kisha frik se po kurdis dicka pastaj e kam kontaktuar perseri sepse mendoja se po gaboj me pershtypjen time keshtu me thoshte ,mendja ime e semur, konkretisht nuk kemi folu asgje qe nuk duhet, njeher filloj te fliste dicka dhe direkt ja ktheva me te egur duke i then qe mos guxo te thuash gjera qe nuk duhet ,i thash jam me depresjon nuk di se cbej apo ndjej por un jam e martuar dhe nuk dua te flas gjera qe nuk duhet , me kuptoj dhe me kerkoj te falur ,MirPo un kam pershtypjen se ky eshte tallur me mua pasiqe kesht me la te kuptoj kohet e funfit, dua tju pyes ju lexues te nderuar cfar mendoni per ndjesin time per kete njer si mundet dikush i huaj te duket si i familjes cmendim keni per kete ndjenj ,dhe a mendoni se ky njeri ka dashur te shfrytezoj kete rast per te perfituar dicka me shum dhe qellimet e tija kan qen te mbrapshta dhe jo te mbara? E di qe do thoni se si jam ne gjendje ta analizoj kete gje kur un … (vazhdon historia me poshte…)

nuk jam mirpor me besoni qe cdo gje qe them eshte e vertet vuaj shum nga crregullimi mendor vuaj shum ne cdo dhoj drejtimi ka raste qe dal nga vetvetja komplet dhe nuk di cbej me dit jav ose dhe muaj ndryshoj si me magji ka raste qe me shkon mendja te lendus veten kur un jam mir menderisht!Nqs do me pyesnit se si e kam pasur mardhenjen me burrin gjith keto vite do thoja shkurt shqip si mos me keq ai ka qen rrezimi im, kemi patur dhe raste lumturije por kan qen te pakta te shumtat kan qen vuajtje mjerim dhe lot per mua ,me nenvlesonte nuk me jepte te drejt po thuaj se kurr cdo mendim i imi ishte pa vler cdo darsem qe shkonim njeher ma kthente ne vaj pastaj shkonim ne dasem jan te pa numurta gjerat qe me bente,vjehrrit silleshin me mua si ju donte qefi me thonin fjal nga me te ndryshmet me thonin do besh cfar te themi ne pastaj per te dhen figur te mir dhe per te pastruar ate qe benin me thonin sa te duam ne ste do njeri ,shqip kam jet te pa lumtur me ata njerez ,kam folur dhe me psikolog dhe me ka then qe vuaj nga depresjoni dhe eshte shum i theksuar kam kenduar dhe Rukje dhe kam vertetu se kam magji pasiqe gjat kendimit volla shum dhe kisha dridhje dhe dhimbje koke te tmerrshme ,me ndihmoni ju lutem si ta largoj kete problem pasi as psikolog as kendim kurani dhe asgje nuk po me bjen ne vete ,un dua te jem vet vetja sepse kur jam mir jam vertet njeri shum i mir dhe shum e rregjullt!