fbpx
centat qe i ka hargju

I gjeta Burrit foto ne telefon me Nusen e Dajes tim e cila eshte me mbulese dhe Nane e 4 femijeve, nuk me besonin…


I gjeta Burrit foto ne telefon me Nusen e Dajes tim e cila eshte me mbulese dhe Nane e 4 femijeve, nuk me besonin… – Pershendetje anonim ju lutem. Dua edhe un te ndaj me ju historin time te jetes. Jam nje grua 33 vjeqare dhe nene e dy femije. Dhe ne kete jete kam vuajtur shum. Qysh ne moshe te re babi me martoi pa me pyetur fare martes kjo e cila deshtoi pas 1 viti vuajtjesh e maltretimesh. Pas disa muajsh i njoftova me nje djale i cili ishte fqinje tek vellezerit e mamit (dajve) por nuk ishin lidhje familjare asgje. Edhe ai ishte ndare nga gruja dhe ne mes nesh lindi nje dashuri e madhe. Por meqe familja ime dhe dajet kundershtonin un ika nga familja dhe u martova me te. Pas disa javesh u pajtuan edhe familja dhe dajet. Ishim mjaft te lumtur bashk dhe pas nje viti zoti na gezoi me nje djal dhe menjehere nje vit me pas edhe me vajze. Bash kur mendova se tani jemi nje familje e kompletuar dhe e lumtur gjerat filluan te dalin nga binaret. Burri im filloi te ndryshoje me te madhe. Dilte shume naten dhe sillej jo mire me mua madje edhe me maltretonte mjaft shpesh. Dhe un duke pare gjendjen e tij fillova te dyshoj se ka nje tjeter dhe vendosa te hulumtoj pak. Nje nat derisa ai po flinte un mora telefonin e tij dhe c’te shoh! Me mire mos te kisha pare asgje ne ate moment e te mos shihja ato qe i pashe. Gjeta mesazhe te shumta si dhe foto te ndryshme qe nuk po mundem as me i permend te cilat burri im i kishte kembyer me nusen e dajes tim e cila ishte nene e 4 femijeve dhe gjithashtu ishte me mbulese. U tmerrova! Mu shemb bota ne ato momente. Nuk mundja te besoja dot. E zgjova burrin tim nga gjumi per ti kerkuar llogari kurse ai per te humbur gjurmet e theu telefonin e tij dhe mu me maltretoj aq shume. Pas spitalit un shkova ne familjen time dhe vendosa te ndahem. Por burri im insistonte qe te kthehem dhe nuk pranonte asgje nga ato qe une pashe. Madje i mblodhi burrat e vjeter dhe duke mohuar gjithqka ata moren vendim qe un serish t’i kthehem atij madje un mbeta si ajo qe genjente. Edhe dajet e mi te gjithe mu hidheruan duke thene se un ua paskam marre fytyren atyre duke shpifur per nusen e tyre dhe duke e vene ne dyshim nderin e saj. Per te mos u futur ne detaje u detyrova te kthehem tek burri im por i thashe qe nuk dua te jetojme me aty por dua te ikim diku sa me larg. Dhe ai e pranoi kete dhe keshtu morem rrugen per ne europe. Mendova se ndoshta raportet tona do te rregulloheshin por nuk doli ashtu. Ai vazhdoi te me tradhetoje edhe ne europe dhe shum rralle e shihja. Mua dhe femijet na linte vetem por kur ishte me ne nervozohej per gjera te kota dhe me maltretonte shum shpesh. Trupi im gjithe kohen me dhimte nga ai qe me bente me gjithqka qe i vinte ne dor. Ate dite erdhi asistentja sociale e cila merrej me qeshtjen tone te azilit dhe kur me pa ne ate gjendje i tha burrit tim te kujdesej per femijet sepse do te shkojme per te blere diqka dhe me ka derguar ne spital dhe prej spitalit me te gjitha dokumentet kemi shkuar ne polici. Pastaj ate e futen mbrenda e mbajten 24 or kurse mua me derguan ne hajmin e grave. Pastaj burrin tim e kan kthyer ne Kosove. Tani kan kaluar 3 vite nga keto ndodhi por qe un sa her qe i kujtoj i ndjej te gjitha dhimjet ne shpirt. Edhe pse tani jam e rregulluar me pune e me te gjitha. Por jam serish shum e deshperuar sepse si duket un nuk kam fat te jem e lumtur asnjehere sepse para 3 muajsh njoha nje njeri i cili me tha se ishte i ndare nga gruaja dhe sillej aq mir me mua sa qe fillova ta doja shum. Por dje ai me tregoi qe nuk esht i ndare nga gruaj e tij por me thot qe nuk e do gruan e tij dhe do te jete me mua. Nga ana tjeter ish burri im dhe babi i femijeve te mi ka disa muaj qe me therret qdo dit dhe me lutet qe t’i jap edhe nje mundesi per hir te femijeve dhe me thot se do ende dhe se ka ndryshuar. Por un nuk e di a mund ti besoj me atij njeriu. Por fatkeqsisht nuk i besohet askujt sot. Jam shum ne hall dhe me te vertet e kam koken shum te ngaterruar. Sepse un me nuk e dua ish burrin por femijet e kerkojne shpesh. A duhet ti jap nje shanc atij per hir te femijeve un e qe ndoshta do te na e beje serish jeten si e kam pasur? Cka te bej. Ju lutem me jepni mendimet e juaja. Ju faleminderit.