fbpx
mos u dashuro n’mu

I dashuri m’tha “Une po t’thom se mos u dashuro n’mu se Une sdi me dasht” se pata te leht hiq se…


I dashuri m’tha “Une po t’thom se mos u dashuro n’mu se Une sdi me dasht” se pata te leht hiq se… – Anonim te lutem! Jam nje vajzë 24 vjeqare kam qen ne lidhje 4 vjet kemi kalu shumë mirë dhe në fund u feju me dikon tjeter veq kur kam ndegju qe osht feju nejse u bë tash 1 vit qe jemi nda e kam marr veten, mas 1 viti hina ne kontakt me një djal biseda filloj shumë mirë ja tregova historin edhe i thash qe je i pari qe kam pranu me hy nkontakt prej rastit qe mka ndodh. Nonstop shkrujshim kur mbas 1 muje qe folem ra fjala per lidhje serioze dhe i thash nese nuk ki mendime serioze tregom, tha une po t’thom se mos u dashuro n’mu se une sdi me dasht, me t‘vertet u qudita dhe si besova tha kurr se kam dasht kerkon per qita nuk me zgjasin lidhjet lidhja ma e gjat tha o kon 1 vit e gjys i thash a i ke thëne najher Te Dua asej tha jo kurr se kur se du dikon nuk i thom, edhe mendova qe veq po don me shit mend e lash folem edhe 1 muj tjeter e pash qe ska kurrfar ndryshimi apet m‘thoshte mos u dashuro n‘mu tkom tregu qysh jam sdu me m‘than ma von qka mbone edhe i thash une smuj me vazhdu qishtu une kam nevoj mem dasht dikush mtha ani ma mir gjoje dikon qe t‘don! Edhe nuk e boni asni perpjekje mem ndal ose me thon diqka veq mtha qysh t’dush ti edhe i thash paç fat n’jet ishalla e don najher najkon tani kom me tu kujtu e din qka don me thon me dasht dikon. Qka po thuni ju a kam bo mirë qe e kam nderpre kontaktin me to apo jom ngut, se pata te leht hiq se mu ja nisi mem hy n’zemer po dashta me vazhdu e mu lendu apet une nfund. Ju pershendes kaloni mirë i mirëpres mendimet e juve.