fbpx
pas 3 vitesh

I dashuri me la pas 3 vitesh dhe m’tha “Nuk kujdesem ma per invalide qe nuk osht ne gjendje me…”!


I dashuri me la pas 3 vitesh dhe m’tha “Nuk kujdesem ma per invalide qe nuk osht ne gjendje me…”! – Miredita. Anonim te lutem sepse dua ta ndaj historin time me shume detaje dhe nuk dua te shfaqem me emrin tim per arsyje personale. Une dua qe te shkruaj lirshem pa ndikimin e askujt dhe dua qe kjo histori te zgjidhet prej komentuesit sepse nuk kom deshir nga askujt me mar vendim qe me njef personalisht po dua nga dikush qe nuk me njef ose nuk me sheh se si dukem. Jam nje vajze 28 vjeqare nga Prizreni. Jeta ime ka qene plot sfida dhe gjithmone jam munduar tjem e fort dhe te shfaqem si e lumtur kur ne realitet une kom luftu me nje bindje per veten qe nuk bon me pas. Une kur kom lind si bebe nuk kom pas levizje te kembes dhe gjithmone kom qene ne kolic. Ka qene jeta shume e fshtir sepse gjithmone kom pas nevoj per kujdessje pasi qe kembet nuk kishin funksion. Nuk e di ndjenjen se qka eshte me ec apo qka eshte me lendupu ose me lujt me femijet e lagjes sepse gjithmone isha ulur. Nana ime gjithmone eshte mundu te me afrohet dhe te me jap kshill per jeten dhe te ma bej jeten me ngjyra aq me shume sa qe edhe syt e mij dyshojn se a e shohim boten njesoj une dhe nana? Une gjat gjith jetes edhe pse isha ne kolic kisha shume shoqe, ashtu edhe dilsha me shoqe dhe jom mundu mos me humb rinijn time per shkak te nje kolice mirepo une fat ne dashuri kurr nuk pata. Problemi im eshte qe kam qene shume e dashurume, aq e dashurume sa qe kam qene e fiksume. Une dhe i dashuri kemi qene bashk 3 vite dhe pas 3 vite aj me la dhe me tha nuk mundem me qu jeten tu u kujdes per nje “invalide”. Vetem fjala “invalide” me ka lendu aq shume sa qe kam tentu edhe ta marr jeten time sepse e kam dit qe mu kerkush nuk me merr per grua, nuk me konsideron sikur nje femer e vertet per shkak se jom ne kolic mirepo une gjithmone me shpresa se do te me duaj dikush ashtu siq jam. Une nuk e di se si do ta gjej fatin e jetes per derisa jam keshtu ne kolic dhe nuk kom sherim. Une nuk e di se si do te perjetoj ndjenjen e lindjes e femijes ose te shkoj ne plazh dhe te lahem shlir pa vese sikur gjdo femer tjeter. Une shume kam lakmu ne jete me pas levizje ne kemb mirepo Zoti nuk deshi qe une ta perjetoj ata. Motra ime shpesh me thot o Zot sa jom lodh tu ec mirepo une vdes me pas at ndjenje sepse une nuk e di se qka eshte me ec dhe me u lodh sepse une jam 24/7 ul ne kolic per veq se kur tflej mirepo prap nuk kam ndjenja ne kemb ashtu ne pozit qe bij me flejt ashtu qona. Une shume po vuaj per dashuri, nuk mund ta besoj qe i dashuri pas 3 vitesh me braktisi per diqka qe nuk eshte ne doren time sepse nuk ka pas deshir qe te kujdeset ma per mu ose te me kqyr me sy sepse isha me ndryshe. Nuk e di a mundem najher me gjet une fatin e jetes time dhe per ate jam ne depresion dhe nuk kam vullnet te jetoj me… tlutem te me tregoni se a kam shpresa? A me merr najkush edhe pse jam ne kolic? Nuk po du plak ose nje njeri qe i ka vdek gruja dhe eshte 30 vjet ma i vjeter se une po nje njeri qe eshte sa une me mosh qe i kemi deshirat dhe endrrat njesoj. Nuk e di nuk e di, a kam une shpresa te endrroj per nje jete perrallore me princin tim apo eshte gjdo gje genjeshter? Nuk di…