fbpx

Humba cdo gje per te,pervec familjes time dhe nuk ia vlejti asgje…


Humba cdo gje per te,pervec familjes time dhe nuk ia vlejti asgje…- Pershendetje,desha edhe une te shkruaj pak nga historia ime, e di secili sprovohemi ne nje menyre apo tjetren, por ndoshta secili ndodhite tona i shohim nga kendveshtrimi yne! Jemi njerez dhe ndoshta nuk mund te dalim jasht kesaj dmth nuk ka njeri pa gabime dhe ndonje te mete, por une isha ajo qe gjithehere kam dashur te jem me e matur, ne veprime e sidomos ne zgjedhjet e jetes sime, por ja gjithmone nuk eshte fati ne anen tone dhe nuk behet ajo qe themi.. Mund te them se po me shkonin gjerat mire, ate vere kisha dy puna dhe ne vjeshte me priste vazhdimi i fakultetit, por ja qe fillova te flas me teper me dike qe e kisha njohur si mik me heret, dhe gjerat rrodhen vete, nuk e di si aq shpejt por e vlersoja ate njeri, e mbi te gjitha per ate qe une mendoja se ( ishte njeri me zemer te mire ) filluam te takoheshim dhe u dashurova me te verberisht te them, sa qe nuk doja gje tjeter vetem te jem me te.. e bem publike, fejesa e te gjitha filluam te jetonim bashke, filluan gjelozite nga ana e tij, e lash shkollimin per te lash njeren pune dhe vazhdova vetem me nje pune cdo gje e beja per te ti perkushtohem atij dhe krijimit te familjes, cdo here i shpjegoja cdo gje, cfare beja etj etj, filloi te ma kthente ndryshe, derisa fjalet r mia ishin te sinqerta ai me gjente verejtje per cdo gje qe ja thosha, duke me thene; pse keshtu jo ashtu, po me ben dredhi, une mundohesha cdo gje te sqaroja me te, (e dua diskutimin shume) por nuk donte tia dinte per mendimet e mia, vetem ne te tijen, duke me thene shfryzo raste se ska me te ndodh ma!! ( nuk dija cfare po shfrytzoja) nese isha zene ose ne pune ose nuk e hapja telefonin menjehere ose isha duke folur me familjen time, nuk kisha cfare te shoh nga fjalet e tij te shumta ofenduese, kercenuese ne nje far menyre ( ski me ba ma kshtu) etj etj. As ne pune nuk isha rahat cdo her fjale, e ndonjehere donte te me bente prb, por e kam ndalur, dikur mu bene aq te teperta gjithe ai presion psiqik nga ana e tij, dhe jam dikush qe nuk mund te duroj shume nese me behet padrejtsi, jam edhe tip temparament. Nuk i gjeja dot zgjidhje prb me te zhurmave, deri sa nuk kisha as telefon sepse i kishte thyer te gjithe nje pas nje, shkoja ne pune e vija me shume ngarkesa nervoza, gati cdo mbremje qaja prej tij prej ofendimeve e te bemave te tij, me ndali cdo gje vetem pune shpi, e ndonjehere qe dilnim bashke edhe ateher jo e shlire prej fjaleve te tij, derisa nje dite me goditi dhe une, vetem bera grim dhe shkova ashtu ne pune.. nuk e di si me shkoi ajo dite isha copash, doja te mos ekzistoja me nuk e dija cfare te beja.. erdhi me kerkoi falje, pastaj shumicen e kohes shkoi keshtu, para cdo kujt mundohesha tia mbuloj te bemat e tij, por skisha mundur dot ta mbuloj fytyren time sepse ajo kishte reflektuar pa lumturi!! E aq me shume me dhemte shume qe e gjithe kjo po me vjen prej njeriut qe e doja dhe bera gjithcka per te, pa besi, gjelozi e tepruar,ofendime maltretime, derisa ka ndodhur ma ka mbyllur deren, per te mos shkuar askund, ose edhe telefonin me familjen time sepse une i lajmroja prinderit e mi per kete gjendje njeher erdha ne shtepi por erdhi pas meje , duke u dridhur duke mu betuar se me do dhe kishte gabuar e do te ndryshonte sjellje, ju premtoi edhe prinderve te mi, dhe une meqe e doja aq teper vendosa prap ti kthehem, disa dite shkuan mire me pastaj prape njejte me shume kam qare se qeshur prej tij, lash punen, presion me bente thuajse per cdo gje nese kisha mendim ndryshe prej tij, cdo here me ofendonte ose keqkuptonte fjalet e mia, une qaja nga ai e ai thoshte ke ke ne mendje si ki ment te une! E nuk kishte dicka te tille, asnjehere nuk i kuptoi ndjenjat e mia, insistonte se nuk do te kishte femije, e une i thosha ngadale se Zoti e di jo ti. Pas 8 muajve une mbeta shtatzene, por fatkeqesisht e humba femijen time pa dashje (spontanisht) u merzita shume, por them cdo here ate qe vjen prej Zotit gjithmone mirseardht. Kaloi edhe kjo gje por ai ishte i njejti cdo here, pasi qe dilte me shok e ndonjehere edhe dyshoj nese perdorte ndonje substance narkotike, sepse sjelljet e tij dilnin jasht kontrollit dhe agresiviteti i tij ishte i madh, sa here me goditi per dicka qe ju fiksonte kot (asgje koti) derisa filloi edhe te me poshtronte para familjes se tij, nuk durova me dhe pas dy vite me te, isha une ajo qe u largova dhe u ndava nga ai, deshi prape te jemi bashke por une me kisha vendosur, edhe pse zemra ime e thyer e donte por gjithcka arriti kulmin, nuk mundesha me nuk shihja asnje te ardhme me te dhe nuk doja qe ne te ardhmen nese do te kisha femije,femija im te rritet ne nje fryme te tille!Humba cdo gje per te,pervec familjes time dhe nuk ia vlejti asgje! Ata me perkrahen, jam e zhgenjyer, vendosa ti’a dal edhe pse, cdo enderr mu shkatrrua, dal nga dal edhe pse 24 vjeqare, dua te bej nje fillim te ri te ambicieve te mia, per te ardhmen time, pa e vene me dike tjeter para vetes!