fbpx
i knaqt

Gruja nuk i din kto sene por nuk jam i knaqt hiq, kur shoh dikan te semur me vjen te qaj menjeher, si i qeli syt ne mengjes…


Gruja nuk i din kto sene por nuk jam i knaqt hiq, kur shoh dikan te semur me vjen te qaj menjeher, si i qeli syt ne mengjes… – Pershendetje jam nje dal 33 vjeq, jam i martuar kam femije e kom jeten shumm te mire, por kam disa shqetsime qe gati 2 vjet e gjyse! Shqetsohna shum per gjethqka me kap stres e mbaj ne vete nuk e shprehi se edhe skom me kon e kom bashkshorten po nuk du me ngarku se bahet marak, se jom i vetmi fmi jetoj vetem me babin! Per cdo lloj coft mosmarrveshje ne pun ose fjalosje e mbaj ne veti edhe shtresona tan kohen i maj ment aty a ne pune paraqitem krejt thojn pa sa i hareshem! A knej sun rri rahat! Para 1 viti i kem pas do prona me agjallar kem pas me ba bartje te trashegemis, mpat kaplu stres qe ton kohen per 1 vit deri sa u kry(pa pas asnje konflikti per to hiq) ment aty me rrishin qka po bahet mos ka shku dikush jan tu bo naisen stres ment veq aty qe gjat ter dites me than a e ndisha vetin 5 min si te qlomaltretim si te gzushem kur me vike si gzim ose diqka u ndjesha si i letum por apet mu kthejshin mendimet! Besomni qe kur hisha tu menu mos po bojn naisen po shkojn te tokat (pa pas dyshime) kur visha nshpi fmija krejt gruja sa tlumtur shkaku i ktyre menimen une isha shume i lodht jo i knaqt me jeten! Se prindi osht i semur thojsha mos pi thot naikush naisen e po gajlohet e kshtu mkan shku gati 2 vite 1 e gjyse, u kry kjo shume mire! U letova shum 2-3 dit! Kur nje dit nje kojshi osht shumm arrogant beri nje ndertim te murit afer meje the me tha pe ndertoj dhe do vendosi mbur nhe garazh dhe pika del mbas murit (komplet lagjja nuk kem dokumenta te pronav as pika kadastrale vetem me marrveshje si kohe me par) une i thash nuk te bjen me vendos knej murit streh se nuk te takon se del ne pron tem! Jo po, jo jo e lam qashtu ai hala ska ba kurgja tasht qe sa kohe une mirrna me ket send qka ka me ba tasht me del problem qysh tha kshtu, cdo min i menoj hahna me kto sene! Cka mundet dikush mem ndihmu se besoni qe 3 vjet me ksi sene tu menu tu u stresu tu mos u kon i knaqt me as nje sen veq kto sene i menoj! Gjumin e boj mire nuk kom problem me thon sem mer gjumi naten mi menu jo! A si ti qeli syt me kto merrna bahem nervoz reagoj keq nganjeher, kur shoh dikan te semur ose qe nuk ka me vjen te qaj menjeher qaj! Ju kisha lut shume seriozit cka me rekomandoni! Ju falemnderit.