fbpx

Gruaja me ka tradhetuar me shefin e saj,jeta e ndeshkoj ajo sot ka nje semundje te pa sherueshme,dashuria e sinqert me fund dramatik…


Gruaja me ka tradhetuar me shefin e saj,jeta e ndeshkoj ajo sot ka nje semundje te pa sherueshme,dashuria e sinqert me fund dramatik…- Pershendetje! Une jam nje person qe vie nga nje qytet i Kosoves dhe jetoj ne nje qytet metropolitan te Zvicres. Storjen time te dashurise dhe jetes shkurtimisht po e ndaj me ju. Si nje djale i ri, pasionant i madh i muzikes qe nga femijeria, konsiderohesha dhe artist kreativ i qytetit i asaj kohe, njeherit punoja ne nje radio e qe dhe aty u njoftova me nje vajze ku kishim shume gjera te perbashketa. Ketu dhe fillon historia jone. Po i bie shkurt … Ne si te rinj u dashuruam, u fejuam dhe pastaj dhe u martuam duke filluar nje jete te perbashket dhe te lumtur qe kishim njeri tjetrin ne krah. Si rezultat i dashurise sone Zoti na i fali dhe dy femje duke i dhene vlere me te madhe jetes sone te perbashket. Ne ishim nje familje artistesh, modest e te kulturuar dhe qe jetonim ne paqe dhe harmoni. Me gruan time dhe femijet kishim nje jete perfekte deri ne momentin kur ajo fillon te ndryshoj sjelljet pas kohes kur fillon te punoj ne nje butik ne qytetin ku jetojme ketu ne Zvicer duke rene nen ndikimin e rrethit te punes dhe shefit qe me pas rezulton te jete dhe i dashuri i saj. Me ndihmen e tij, avokateve dhe gjygjeve vazhdon jeten e saj duke i marrur dhe femijet. Ishte nje thike pas shpine duke keqperdorur besimin, miresine dhe dashurine qe kisha per te. Per mua ishte shume e rende per tu perballur me kete sepse humba me te dashurit e jetes sime, duke vazhduar te jetoja me nje ndryshim drastik te stilit te jeteses. Por, kur vepron gabimisht dhe gjerat te kthehen gabimisht ne kete jete. Sepse ajo nuk eshte rehat me veten dhe jeten e saj. Si duket jeta e ndeshkoi per gabimin qe beri dhe sot eshte katandisur keq duke u ballafaquar dhe me semundje te pasherueshme. Sido qe te jete me vjen keq per te, sepse eshte nena e femijeve te mi, por me vjen dhe shume, shume rende per femijet qe u detyruan te vazhdojne jeten ne nje ambient aspak familjar. Sepse nga femijet qe ishin shume intelegjent, te sjellshem dhe te mirekuptueshem gradualisht ndryshojne dhe sjelljet e tyre ne mungese te ambientit te perbashket prinderor. Dhe zakonisht ne kete mes femijet e pesojne me se keqi. Jeta po vazhdon, femijet po rriten edhe pse ne mungese te dy prinderve por nje dite sigurisht qe do ta kuptojne çdo gje. Nje dashuri e sinqert e kthyer ne tradhti pas shpine me nje perfundim dramatik, kjo eshte ajo çka me sjelli jeta ketu ne Zvicer. Desha te ndaj kete pjese te jetes sime per sfidat qe na vijn por duhet te perballemi me to. Andaj, edhe ti qe po e lexon kete dhe ndoshta perballesh me sfidat e jetes mos u dekurajo por vazhdo te qendrosh dhe te jetosh sepse heret a vone secili do merr çmimin qe meriton!… Gezuar Festat!